Skip to main content

Zbulohet një kompani e dyshimtë e njerëzve të VMRO-së në Çair

Bëhet fjalë për “Melimejt Investment” që është e regjistruar në Maqedoni në vitin 2009 si shoqatë për ndërtimtari. “Në shikim të parë duket kompani e rëndomtë me seli në Çair të Shkupit, mirëpo në atë lokacion ka shtëpi private dhe asgjë nuk tregon se aty funksionon zyrë për biznes ndërtimtarie. Pronari aktual i ‘Melimejt’ jeton në anën tjetër të qytetit, në Qendër, mirëpo si të gjitha kompanitë tjera të kësaj natyre, pronarët fillestarë janë të fshehur në dosje që gjenden diku përtje Oqeanit Atlantik”, shkruan BIRN.
Kompania anonime nga Shkupi “Melimejt” është e themeluar në “parajasat tatimore” ku janë themeluar edhe of-shor kompanitë më të njohura në Maqedoni, si “Eksiko” dhe “Finzi”. Si edhe kompanitë tjera edhe kjo kompani ndërlidhet me njerëz të partisë në pushtet, VMRO-DPMNE, shkruan BIRN-Maqedoni. Adresa që i lidh tri kompanitë of-shore 

Pas vetëvrasjes kontradiktore të Kosta Krpaçit, dëshmitar i Prokurorisë Speciale Publike, sërish është aktualizuar tema e ofshor-kapitalit në Maqedoni, sepse Kërpaç figuronte si drejtor i kompanisë “Finzia”, pas së cilës qëndron kompani me emër të njëjtë e regjistruar në një ofshor-adresë amerikane.
“Melimejt” është themeluar në Olbeni, SHBA, në vitin 2007 edhe atë në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën zyrë ku është themeluar kompania amerikane që paraqitet në strukturën pronësore të Eksikos.
Në një moment në këtë adresë amerikane janë regjistruar rreth 250 kompani, mirëpo për momentin vetëm 16 prej tyre janë aktive.
Pasi dikush e ka themeluar kompaninë “Melimejt” në SHBA, menjëherë e ka transferuar në Shkup, mirëpo transferimi është bë përmes oazës së njohur tatimore, Qipros, njëjtë si në rastin e “Eksiko”-s.
Edhe një tregues se kompanitë kanë një emërues të përbashkët është fakti se në të dy rastet si drejtorë të kompanive amerikane paraqiten dy personat e njëjtë nga Nikozia, Annie Yeapdhe Shane Charalambous.
Edhe pse dy kompanitë kanë ofshor-gjenezë të ngjashme, megjithatë “Melimejt” në Shkup punon pavarësisht nga “Eksiko”. Pasi është themeluar zyrtarisht përfaqësia e saj në Maqeoni në shkurt të vitit 2009, drejtorët qipriotë të gjitha autorizimet ia kanë kaluar Bllagoja Vellkovit, tani 73 vjeçar, adresa e të cilit në Çair është edhe selia zyrtare e “Melimejt”-it, transmeton “Lajm”.
Vellkov përmes bisedës telefonike i ka konfirmuar informacionet, mirëpo nuk ka dashur t’i zbulojë personat nga Maqedonia që qëndrojnë prapa kësaj kompanie.
“Ata janë miq të mirë me të cilët nuk kam më kontakte dhe nuk dua të kem asgjë me kompaninë ‘Melimejt’ sepse ajo tani ka drejtorin e vet. Ai më paraqitet ndonjëherë, por unë e kam paralajmëruar se duhet ta ndryshojë adresën e kompanisë, që të mos qëndrojë në dokumente në shtëpinë time”, sqaroi Vellkov.
Edhe kjo kompani, si disa tjera të dyshimta në Maqedoni, ka lidhje me Belizen. Vitin e kaluar ka ndodhur një ndryshim dhe pronar i kompanisë “Melimejt” është bë Lupço Bakev, nga komuna Qendër e Shkupit.
Bakev nuk është i njohur në komunitetin e biznesit në Shkup, mirëpo bashkëshortja e tij është Margarita Bakeva, anëtare e shquar e VMRO-DPMNE-së dhe ish drejtoreshë e Ndërmarrjes publike të parkingjeve në Komunën Qendër, në kohën kur kryetar i saj ishte kuadri i VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Todoroviq.
Emri i Margarita Bakevës paraqitet edhe në listën e personave që kanë dhënë donacione për VMRO-DPMNE-në. Në regjistrin e donacioneve për vitin 2012, qëndron se Bakeva për partinë ka dhuruar 60 mijë denarë (1.000 euro).

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/