Nё redaksinё tonё ka arrijtur njё reagim nga njё
imam i Shkupit, Bajram Gurri i cili akuzon si tё pabesё kreun e BFI Sulejman
Rexhepi. Nё reagimin e tij qёndronte: Muhamedi a.s ka thёnё: “Kush mashtron, nuk
ёshtё prej neve”. Tё dashur besimtar, tё respektuar kolegё e dashamirё te Fese
Islame Me Insistimin e Mulla Sules dhe ndёrmjetёsimin e disa dashamirёve tё
partisё politike nё pushtet Bashkimi Demokratik pёr Integrim, gjatё muajit Mars
tё kёtij viti realizova takim me Sulejman Rexhepin nё Kabinetin e Tij nё BFI.
Nё kёtё takim disa orёsh arritёm marrёveshjen dhe Ai mё premtoi se nё fillim tё
Muajit Prill 2016, do tё mё punёsoj si Drejtor nё njёrin prej Sektorёve tё
BFI-sё e RM, si rezulatt i sukseseve tё arritura si nxёnёs, student dhe Imam
disa vjeçar nёpёr shumё xhami tё vendit. Mirёpo edhe pse kaloi gjysma e Muajit
Prill, Ai nuk e mbajti fjalёn ndaj meje dhe ndërmjetêsuesve të BDI-së, dhe pa
asnjё fije turpi dhe respekti shkeli marrёveshjen pёr tё cilёn u betua se do ta
realizon me pёrpikshmёri tё plotё, bile bile edhe komunikimi i Tij nё
telefonatë me mua ishte i nivelit tepёr tё ulёt. Të nderuar dashamirë të
Islamit, derisa nё Bashkёsinё Fetare Islame tё RM, Medresenё Isa Beu Shkup dhe
Fakultetin e Shkencave Islame Shkup frekuentojnё pёrplot të punësuar familjar e
katundar tё Mulla Sules, pleq të harxhuar, pensionistë, individ pa diploma apo
me diploma falso pёr kryerjen e shkollimit, unё dhe shumё hoxhallarё tё ri
kuadro tё Medresesё Isa Beu dhe Fakultetit tё Shkencave Islame Shkup bredhim
rrugёve dhe kabinetit tё tё “Madhit” Mulla Sulё i cili nё vend tё avancoj jetёn
fetare me kuadro tё shёndosha, Ai kёrcёnon, shantazhon dhe frikё hoxhallarёt
dhe dashamirёt e Islamit me metodat tё cilat nuk janё pёrdorur as gjatё kohёs
sё komunizmit. Qё prej fёmijёrisё time tё hershme e deri me sot, tёrё jetёn dhe
misionin tim ia kam kushtuar Institucionit tё Bashkёsisё Fetare Islame duke
punuar dhe respektuar kierarkinё nё pёrpikshmnёri te plote. Mirёpo, fatkeqёsiht
Ai i cili po drejton timonin e kёtij Institucioni Mulla Sula mё tepёr po tregon
kujdes pёr ata tё cilёt deri dje i shante, spiunonte dhe i quante radikal,
rrebela, hajduta, tё pa diplomuar, se sa ndaj neve tё cilёt tёrё kohёn ishim
shtylla tё palёkundura tё BFI-sё. Nuk kam çka tё them pas kёtij veprimi tё ligё
tё Mulla Sules, por mund lirisht tё them se kjo nuk ёshtё tjetёr pёrpos njё
tentim pёr tradhёti, shantazh, manipulim, keqpёrdorim tё nderit dhe dinjitetit
tim. Andaj, bazuar nё kёtё, misioni dhe lufta ime kundёr zullumit dhe tё keqes
do të vazhdoj me njё intensitet edhe mё tё lartё, dhe thellёsisht besoj nё
Allahun xh.sh se i ka ardhur fundi uzurpatorit dhe zullumqarit tё fesё. Ju pёrshёndes
me selame dhe lus Allahun xh.sh tё ndihmoj hoxhallarёt dhe besimtarёt e kёtij
vendi drejt rrugёs sё Hajrit dhe Fitores inshallah.
Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...
Comments
Post a Comment