Skip to main content

Posts

Showing posts from April, 2016

Prokuroria Speciale: Dëshmitarët janë të sigurt

Gjuajta me plumba në Kapishtec dhe trupi i vdekur i Kosta Krpac me plumb në gjoks i frikësoi dëshmitarët. Ata janë të mbrojtur, thuan nga Prokuroria Speciale, transmeton TetovaSot. Një përgjigje të këtillë e ka marr gazeta Financial Times ndaj pyetjes së si ekipi i Janevës arrin që t`i bind dëshmitarët prej të cilëve shumica frikësohen nga mbikëqyrja e vazhdueshme për të bashkëpunuar. “Nuk flasim publikisht për dëshmitarët. Identitetin e tyre e mbrojmë në fshehtësi që ata të mos rrezikohen”, thuan nga Prokuroria Speciale Publike./TetovaSot/

Opinion: Mulla Sula gjyshi pervez

Autor: Arian Sejdini Gjyshërit i gëzohen nipave e mbesave. Madje thonë se i duan dhe ju gëzohen më shumë se djemve dhe vajzave të veta. Nipërit dhe mbesat sa vijnë e rriten aq më shumë i marrin për model gjyshërit e tyre. Përgjithmonë i kujtojnë duke i cituar, i përkujtojnë përmes ndonjë rrëfimi interesant, përalle apo shëtitje dorë për dore, nëpër fusha e ara, nëpër parqet e qyteteve. Sot, gjyshërit janë bërë modernë. I marrin nipërit e mbesat dhe i dërgojnë në foshnjore, në çerdhe e kopshte, nëpër kurse, nëpër parqe e kopshte zoologjike, sepse prindërit e tyre janë nëpër punëra. Gjyshërit bashkëkohorë i marrin nipërit e mbesat dhe shkojnë nëpër librari, blejnë libra për moshën e tyre fëmijërore, shkojnë nëpër teatro për femijë, në kinema, në balet, shkojnë nëpër dyqane lodrash etj. Është një gjysh i kotë, performues i përkryer në hajni, në krim, në banditizëm. Quhet Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula. E njohin të gjithë si uzurpator të postit “Reisul Ulema”. Profili i tij ...

Ekskluzive: Fillon një aksion i ri policor me kërkesë të Katica Janevës

Para pak çastesh inspektorët policorë kanë ndërmarrë një aksion të ri, në kuadër të hetimeve të Prokurorisë Speciale Publike, që udhëhiqet nga Katica Janeva. Burime të sigurta të gazetës “Lajm” thonë se inspektorët jkanë futur në Agjencinë shtetërore të rrugëve, ku drejtori është kuadër nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Sipas burimeve tona, me këtë rast janë konfiskuar dokumentacione që kanë të bëjnë me ndërtimin e disa autostradave me kompani kineze, për të cilat te “bombat” e publikuara nga opozita flasin kryeministri Nikolal Gruevski dhe ish ministri i transportit, Mile Janakievski. Tani për tani PSP nuk e ka konfirmuar zyrtarisht ëtë informacion.

Të mbështetet “Zhurnal”, por jo edhe në shpekulime

“Zhurnali” u kërcënua, por BFI-ja u turpërua shumë keq. Armiqtë e popullit apo të institucioneve të popullit duhet të publikohen me emër e me mbiemër, natyrisht, gjithnjë duke pasur kujdes që, të ftosh persona duke shpekuluar, mund edhe të përfundoshë në gjyq. Mbase kjo është edhe arsyeja që shpekulohet vetëm me iniciale Shkruan: Eset Shaqiri, teolog Lexuesit shqiptarë të portalit “Zhurnal” sot patën rastin të lexojnë shumë reagime që ishin në mbështetje të këtij portali kundër kërcënimeve anonime. Kërcënimet pasuan pasi ky portal liferoi lajmin që ka të bëjë lidhur me gazetarin kontravers, Zoran Bozhinovski, i cili, sipas “Zhurnalit” paska nisur të denoncojë emra shqiptarë të cilët paskan bashkëpunuar me të. Sipas këtij portali që në këtë lajm ofron vetëm iniciale “të bashkëpunëtorëve”, nga këta paska punëtorë në BFI, në DBK si dhe në MPB. Lajmi i pasaktë çdo herë del shpekulim! Media serioze jep emrin dhe mbiemrin e saktë, nëse Bozhinovski nuk i kursen, nuk duhet t’i kurse...

Kaos në Policinë e Maqedonisë, rebelohen katër kryeshefa

Drejtori i DSK-së, kryeshefi i sektorit për krim të organizuar në Shkup dhe kryeshefat në SPB e Shtipit dhe Strumicës, prej mbrëmë punojnë nuk punojnë sipas urdhrave të ministrit Oliver Spasovski, njofton DW në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb. Kaos, puç, parregullsi… Këto janë fjalët me të cilat punëtorët në Ministrinë për punë të brendshme e përshkruajnë gjendjen në ministri, pasi që 4 udhëheqës sektorësh në pozicione të rëndësishme janë “rebeluar” dhe zbatojnë vetëm urdhra të zëvendës ministrit Mitko Çavkov, ndërkaq i injorojnë urdhrat e ministrit Oliver Spasovski. “Nuk e dimë a janë të obliguar, por fakt është që të katërt veprojnë siç u thotë Çavkov. Tanimë nuk ka rregulla e as rend. Çfarë hierarkie, çfarë rregulla? Sundon një kaos total. Gjendja në MPB është në tension dhe më shumë se e rrezikshme”, komentojnë të punësuar. Sipas burimeve të DË në MPB, ndër të parët që janë rebeluar kanë qenë drejtori i DSK-së Lupço Andonovski dhe kryeshefi i sektorit për krim të org...

Protestuesit mbërrijnë para Parlamentit, shpaloset flamuri Kuq e Zi (LIVE)

Protestuesit kanë mbërritur para Parlamentit, nën brohoritma dhe thirrje “Duam drejtësi”, “Stop montimeve”, “Ali tradhëtari”, “Ndal padrejtësive dhe diskriminimit”, “Gruevski dhe familja kriminale” dhe thirrje të tjera. Protesta po vazhdon të jetë nën kontroll dhe se turmat po vazhdojnë të drejtohen nga organizatorët e protestës”.

A duhet të protestojnë shqiptarët, ja çfarë thonë analistët

Pakënaqësitë politike të qytetarëve të shprehura nëpërmjet protestave që po zhvillohen aktualisht, është një hap i mirë që do ta demokratizoj vendin, i cili pa asnjë dilemë gjendet në diktaturë. Kështu deklaroi  analisti politik, Sefer Tahiri, gjatë emisionit Intervista në TV Shenja. Ndërkaq, sa i përket pjesëmarrjes së shqiptarëve në këto pretesta, Tahiri vlerëson se ngritet një debat i panevojshëm e cila në shoqëritë normale nuk është pjesë e diskursit publik. Sipas tij, nëse shqiptarët vlerësojnë se diktatura e pushtetit aktual VMRO DPMNE – BDI është e keqe duhet të marrin pjesë në protesta. Kjo, sipas tij,  nënkupton se nuk duhet të bëhet fjalëpër atë që të stigmatizohet apo të demonizohet dikush që proteston sepse vet pjesëmarrja në protestë apo protestuesi gjithmonë ka më shumë të drejtë. “Pjesëmarrja e protestuesve shqiptarë mund të vlerësohet pozitivisht sepse edhe qytetarët shqiptarë po e kuptojnë realitetin se duke protestuar nëpër çajtore apo kafene nuk është p...

Mos luani lojën e Djallit!

Shkruan : Kryetari i deges së PDSH-së, Saraj Sefedin Aliu Nuk heshtin shqiptarët e as që kanë heshtur ndonjëherë në të kaluarën. edhe pse shqiptarët(shumica) ia dhanë perkrahjen BDI-së, që nga lufta! Dhe të jetë, budallallëku edhe më i madh, na dalin disa ”intelektual”, demek, kalemxhinjë me shkrime mirë të redaktuar, që deri dje në shkrimet e tyre ”e qanin” me shkrime duke e perkrahur BDI-në, dhe kur panë se s’përfituan dot asnjë ”kockë”, e lëre më mish, fët e fët ndërruan fanellën dhe filluan, të bëjnë ”gjoja” e po na thërrasin kendej e andej, si të urtë e si intelektual të mirefilltë dhe të paanshëm! Vaj halli për shqiptarët nga këta lakej që sorrollaten si qenë rrugësh e s’dinë takatin e tyre! Sa herë që Partija Demokratike Shqiptare, si e vetmja opozitë parlamentare, thërriste popullin që ta përkrahni atë, ju lujnit politikën e dreqit! Mos e luftoni opoziten e vërtetë, PDSH-në, por luftojeni të keqen, ju orientoheshi ka pushteti pa pushtet, kah BDI! Me sulmin ndaj PDSH-së, ...

Kushtet e Zaevit për takimin e Vjenës (Video)

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi sot se nuk do të marrë pjesë në takimin e Vjenës, nëse nuk tërhiqet vendimin skandaloz i presidentit për faljen e politikaneve. Ai gjithashtu theksoi se kërkon edhe anulimin e zgjedhjeve të shpallura më 5 qershor të këtij viti. Sipas tij , zgjedhjet u caktuan me urdhër të Gruevskit dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Lideri i opozitës maqedonase, theksoi se së bashku me qytetarët e Maqedonisë do të vazhdojë betejën për demokratizimin e vendit.  (INA)

Imami, Gurri: Sulejman Rexhepi i pa besё

Nё redaksinё tonё ka arrijtur njё reagim nga njё imam i Shkupit, Bajram Gurri i cili akuzon si tё pabesё kreun e BFI Sulejman Rexhepi. Nё reagimin e tij qёndronte:  Muhamedi a.s ka thёnё: “Kush mashtron, nuk ёshtё prej neve”. Tё dashur besimtar, tё respektuar kolegё e dashamirё te Fese Islame Me Insistimin e Mulla Sules dhe ndёrmjetёsimin e disa dashamirёve tё partisё politike nё pushtet Bashkimi Demokratik pёr Integrim, gjatё muajit Mars tё kёtij viti realizova takim me Sulejman Rexhepin nё Kabinetin e Tij nё BFI. Nё kёtё takim disa orёsh arritёm marrёveshjen dhe Ai mё premtoi se nё fillim tё Muajit Prill 2016, do tё mё punёsoj si Drejtor nё njёrin prej Sektorёve tё BFI-sё e RM, si rezulatt i sukseseve tё arritura si nxёnёs, student dhe Imam disa vjeçar nёpёr shumё xhami tё vendit. Mirёpo edhe pse kaloi gjysma e Muajit Prill, Ai nuk e mbajti fjalёn ndaj meje dhe ndërmjetêsuesve të BDI-së, dhe pa asnjё fije turpi dhe respekti shkeli marrёveshjen pёr tё cilёn u betua se do ta rea...

Bejli: Amnistia mbron politikanët e korruptuar

Amnistia e përgjithshme pa proces përkatës gjyqësor mbron politikanët e korruptuar dhe bashkëpunëtorët e tyre, ka postuar në Twitter ambasadori amerikan në Shkup, Xhes Bejli.  Lëreni PPS dhe gjykatat të kryejnë punën e tyre, thuhet në Twitter porosinë e ambasadorit amerikan.

Çka ka gabuar Fatime Fetai, që ta amnistojë Ivanovi?

Prokurorja speciale Fatime Fetai dheLile Bubevski Stefanova dhe Gabriel Savevski gjenden në listën për falje nga Presidenti Gjorge Ivanov. Emrat e tyre janë publikuar në Fletoren Zyrtare, ku përjashtohen nga ndjekja penale, pa zhvillimin e procedurës. Nga Prokuroria Speciale tani për tani nuk kanë asnjë koment për këtë vendim. Përndryshe, ata u persekutuan për shkak të dyshimeve se kanë ushtruar presion mbi dëshmitarë.

“Specijallcat” maqedonas ia kanë thyer dhëmbët njërit prej Grupit të Kumanovës

Të paraburgosurit kosovarë në mesin e tyre edhe Bajram Elshani po torturohen në mënyrën më brutale nga forcat speciale maqedonase. Elshanit i janë thyer dhëmbët dhe ka goditje me shufër hekuri nëpër kokë dhe në këmbë. Torrturat po shihen dhe askush nuk reagon. Kështu ka deklaruar për Zhurnal, avokati mbrojtës i tij, Naser Raufi. Torturat janë kryer gjatë transportit dhe transferimit nga burgu deri në Gjykatën e Shkupit ku tw enjten mbajt seanca gjyqësore ndaj grupit të Kumanovës që u përlesh me policinë maqedonase më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Avokati Raufi shprehet se klientët e tij nuk kanë trajtim mjekësorë dhe po torturohen në formën më brutale nga njësitë speciale maqedonase. “Brutaliteti bëhet gjatë transportit, të paraburgosurit kosovarë maltretohen në formën më shtazarake nga persona të forcave speciale maqedonase të cilët janë të maskuar. Janë të keqtrajtuar pra këta që I përfaqësoj un janë të keqtrajtuar. I keqtrajtojnë pa arsye pjestar...

OPINION: Kush po luan me fatin e hoxhallarëve të Shkupit

Mua mund të  më largoni nga detyra, të ma ndaloni  të ashtëquajturen  rroge nderminimale,  por bindjet asesi nuk mund të mi ndryshoni ,ato do të jenë me mua duke ruajtur origjinalitetin  deri në frymën time të fundit. Te gjitha per se holli, kurse zullumi per se trashi thote populli.   Senad efendi Ramadani Të nderuar besimtarë, kohët e fundit edhe ju  jeni dëshmitarë të dështimeve drastike që po pëson BFI e RM  nën  udhëheqjen e një njeriu tashmë të dështuar edhe në planin etiko-moral  ku në rrënosjen e tij personale tenton që të merr me vete edhe institucionin më të lartë fetar në Maqedoni që me shekuj ekziston në tokën tonë të përbashkët. Të dashur besimtarw ju ende e keni të freskët ngjarjen që ndodhi në Xhaminë e Mustafa Pashës, ku u largua nga detyra Hoxha që kishte shërbyer më se katër vite në këtë Xhami, hoxhë  me kapacitet të plotë pa asnjë mangësi saj përket punës së tij profesionale, i dëshmuar  shumë here ...

SKANDAL/ BFI hesht, ndërsa reagon Komiteti i Helsinkit për Refugjatët myslimanë

Problemi më i madh në kampin me refugjatët në Gjevgjeli paraqitet me shpërndarjen e ushqimit. Ku sipas Komitetit të Helsinkit, këtu futen edhe ato që kanë të bëjnë me aspektin fetar, si shpërndarja e mishit të derrit. “Janë shtuar ankesat e refugjatëve se ushqimi që shërbehet në javën e fundit është e varfër me vitamina dhe nuk mjafton për të gjithë, për shkak të së cilës shumica prej refugjatëve ngelin të uritur. Sidomos vërehet mungesa e ushqimit për fëmijë. Në një rast gjatë javës madje u është dhënë edhe ushqim që nuk u përket bindjeve të tyre fetare”, thuhet në raportin e Komitetin të Helsinkit rreth kësaj çështje. Edhe pse Komiteti i Helsinkut ka reaguar ndaj këtij problemi, Bashkësi Fetare Islame në krye me Sulejman Rexhepin po hesht dhe aspak nuk u del në ndihm refugjatëve musliman nga Siria. Poashtu nga terreni për mediumin tonë kemi njoftime se BFI dhe OH Hilal që është në kaudër të BFI aspak nuk kujdesen për refugjatët. Të strehuarit janë tejet të zhgënjyer për këtë...

Zëvendësuesi i Musës: Marrëveshja e Ohrit është historike

Festim Halili sot edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e zëvendëskryeministrit i angazhuar për implementimin e Marrëveshjes së Oherit nga zëvendëskryeministri i deritanishëm Musa Xhaferri. Në këtë rast, Xhaferri e njoftoi zëvendëskryeministrin e ri me funksionimin e Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, rreth angazhimeve që kanë të bëjnë me zbatimin e këtij dokumenti paqësor si dhe me angazhimet tjera. Zëvendëskryeministri i ri Halili theksoi se prioritet do të ketë vazhdimin e zbatimit të MO-së sepse kjo marrëveshje historike, sipas tij, është e një rëndësie të madhe për vendin në krijimin e një shoqërie shumë etnike që na shpie drejt integrimeve euro-atlantike. (INA)

Opinion:Sula Im, Sula i Edison Ypit dhe lypësi i Ardit Gjebresë

Sula im, pra Mulla Sula është pa nënë, pa baba, pa grua, me fëmijë, me vëllezër, të gjithë, falë nepotizmit, zhvatjes dhe vjedhjes, janë të rregullaur për mrekulli dhe bëjnë jetë aristokrati. Sula im ka shtëpi, ka apartamente super luksoze, ka hotel, ka orën ROLEX 37 mij dollarë, ka park të makinave të fjalës së fundit, ka kompjutorë, llaptopë, celularë, i-padë, televizorë plazma, aparaturë guzhine, për higjienë Shkruan: Zeqie Veseli Opinioni shqiptar tashmë e njeh lypësin e Gjebresë! E njeh edhe Sulën e Edison Ypit, por edhe Sulën tim, që në gjuhën e popullit e thërrasin Mulla Sula! Lypësi i Gjebresë, është një brun i theksuar, i pamoralshëm, i paturpshëm, i paskrupullt, pa asnjë vetëpërmbajtje. Lypsi i Arditit e do agallëkun e vet, për më të madhin kijamet nuk pranon të punojë, por nuk përton që të fitojë nga 10 euro në ditë duke lypur te semaforat në qendër të Tiranës. Sula i Edison Ypit është një personazh stoik, malësor, i pathyeshëm, i pa mbërdhifur, njeri i kanuni...

Hoxha përplaset me reisin Sulejman Rexhepi

Pas vendimit të BFI-së metë cilin ndalohet që imamët të paraqiten në tubime parazgjedhore, ka reaguar nga distanca Xhezair Shaqiri, i njohur is Komandant Hoxha. Ai e ka thumbuar me disa kritika të ashpra kryetarin e BFI-së, reisin Sulejman Rexhepi. “Është shumë normale të dëgjosh gënjeshtra nga politikanët por të rren hoxha me shallin në kokë është jashtë normales. Por shka s’po shohim e nijmë në këtë zamanin tonë. Ki mulla Sula e ka ngatërru profesionin shpesh në politik. Aq larg ka shku edhe hasmin më të madh të Shqiptareve nikolla grujevskin e ka beku. Niherë besnik ndaj Titos kundër nacionalistave dhe iredentistave shqiptar, e pastaj me ppd, e më pas me pdsh, tani me bdi- DUI. Si duket ky me këtë urdhër që e lëshon për rregulla të reja për imamët e ka lëshu sepse po afrohen zgjedhjet dhe don ti disiplinon disa imamë që i përkrahin kundërshtarët e tij politik Ata të cilët shkojnë në xhami për namaz ju kujtohet se në gjdo xhuma para ditës së votimeve ka ndodhë që imamët në fund të...

Shtyhet seanca për zgjedhjen e ministrave të BDI-së, dy propozime të padëshirueshëm për VMRO-në

Është shtyer për një orë mbledhja e Kuvendit ku duhet të zgjidhen ministrat dhe zëvendësministrat e rinj të BDI-së. Siç bëhet e ditur, dy emra të ministrave janë kontestues për kryeministrin teknik, për të cilët ndërkohë po kërkohet zgjidhje. Arlind Zeqiri dhe Bekim Maksuti janë në listën e kandidatëve, por jo në propozimin e kryeministrit Dimitriev, që sot u dërgua në Kuvend. Siç shpekulohet nga Plusinfo, propozimi për Maksutin është hedhur poshtë për shkak të pranisë së tij në varrezat e UÇK-së në Sllupçan me uniformën e ARM-së, pikërisht në kohën kur Dimitriev ka qenë zëvendësministër i mbrojtjes në vitin 2012. Ndërsa nuk dihet se përse nuk pranohet Arlind Zeqiri, që është aktualisht promotor ekonomik i Maqedonisë.(INA)

Vanhojte: Gruevski merr rolin e kryeministrit; kjo tregon se shtetin e udhëheq partia, e jo qeveria

Piter Vanhojte lehtësues në bisedimet për daljen nga kriza, ndërmjetë liderëve të 4 partiave në Maqedonia, sërish ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Shkup. Ja postimi i tij: Një kthesë e re për mosfunksionimin e demokracisë Paramendoni, një qeveri, ku njëri partner i qeverisë ofron dorëheqje dhe kryeministri heshtë. Kryetari i partisë më të madhe (v.j. duke aluduar tek Gruevski i VMRO_së) pohon: “Ata mund t’i plotësojnë vendet ministrore, kur të duan.”, transmeton gazeta “Lajm”. Sipas Marrëveshjes së Përzhinës, LSDM-ja do t’i marrë disa ministra dhe zëvendësminitra në qeveri, dhe jo të merrë pjesë si parti koalicioni në qeveri. E gjithë kjo, me qëllim të kontrollit në disa sfera të qeverisë lidhur me zgjedhjet. PëRFUNDIMI: Qeveria pa BDI-në, është qeveri pa maxhorncë (shumicë). -Cfarë do të nddhte në një sistem normal demokratik? Kryeministri menjëherë do të jipte deklaratë për opinion, se ka krizë politike. Kryeministrit menjëherë do shkonte drejtë parlamentit dhe ...

Opinion: Nëpër Ferizaj po vlojnë “bombat”

Prokuroria e përgjithshme si dhe ajo Specialja kanë bërë të qartë se publikimi i këtyre “bombave” është i dënueshëm edhe me burgim. Kurse përfolja e këtyre përgjimeve është “free”! Kushton vetëm sa një USB. Nga Sabedin Krasniqi Ali Ahmeti, por edhe funksionarët e tjerë të BDI-së, po mundohet ta relativizojnë peshë n e përmbajtjeve skandaloze të “bombave” të Zajevit, duke thënë se, tashmë këto “bomba” gjenden nëpër duart e kriminelëve të ndryshëm. Ali Ahmeti dhe funksionarët e tij dijnë diçka, janë në pozita prej nga më lehtë mund të vijnë deri te informacioni. Madje janë në gendje që si GPRS-ja ta lokalizojnë edhe vendin se ku vlojnë këto “bomba”. Po flitet se Ferizai është spic me bomba! Çdo qytetar që vjen nga Frizai po pritet, si ktunihershi Sali e Feriz Krasniqi, mblidhen rreth ferizajasit dh, drejt e në temë: “Allahile, a ka plas naj bombë e re se ne ktu mezi po presim me marrë vesh naj send”, pyesin shqiptarët e Maqedonisë. Qarkullojnë lloj-lloj rrëfimesh, lloj-llo...