Skip to main content

Sulejman Rexhepin po e çartin të vërtetat

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë duhet të inkurajojë Agjencionin për mrbojtjen e të dhënave personale dhe të mos gabojë që të bie pre e presioneve jonjerëzore të Sulejman Rexhepit, kurse nëpunësit shqiptarë duhet ta denoncojnë menjëherë çdo përpjekje të tij të mëtejme për “të shitur” të dhëna që i përkasin poseduesve të së vërtetës kundër këtij personazhi kaq të dëmshëm e të urryeshëm

Nëse Nasradin Hoaxha, nisur nga fakti se në atë kohë profesioni nuk është përdorur si mbiemër, mund të ket qenë personazhi hoxhë më i përfolur në traditën gojore, në ditët e sotit tashmë kemi një tjetër personazh, hoxhë, i cili në të gjitha aspektet dukshëm ia tejkalon Nasradinit. Sot, Mulla Sula, është personazhi hoxhë, më i përfolur, emir i tij lakohet në barcaleta, në rrëfime, në shkrime publicistike, në ligjerata fetare, emri i tij është bërë shënjestër drejt së cilës fluturojnë mijëra shtigje të kritikës objektive. Mulla Sula është bërë sinonim i së keqes që duhet luftuar natë e ditë, është bërë sinonim i përçarjes, i korrupsionit, i vjedhjes, i krimit, i banditizmit, sinonim i shkatërrimit dhe i rrënimit të dinjitetit të teologut mysliman.
Megjithatë, këtu ekziston një dallim esencial në mes të Nasradin Hoxhës dhe Sulejman Hoxhës (Mulla Sulës)! I pari la namë, duke u ngritur në shembullin e njeriut të urtë, të shkathët, të personazhit pozitiv e të dashur. I dyti po lë namë duke u ngritur në shembullin e njeriut të rrezikshëm, të njeriut shkatërrimtarë, të rrënuesit të idealeve, të shkatërruesit të projekteve kombëtare, të shkatërruesit të vlerave fetare; duke u ngritur në shembullin e njeriut përçarës, të kusarit të pangopshëm, të banditit, të gënjeshtarit, të bekuesit të armiqve të shqiptarit e të fesë islame.
Natyrisht, ky njeri sot për sot është në top listën e njerëzve më të kritikuar në vend. Me mijëra shkrime, me mijëra kritika, tërë shoqëria civile e proviniencës islame në Maqedoni nuk ka raporte me të, mediat e përkrahin vetëm kur pranon që të vilet prej tyre si kalavesh rrushi në pjergull. Me mijëra reagime kundër tij, me qindra fakte e argumente të botuara të cilat pa mëshirë e zhveshin karakterin e tij si të hajnit, kriminelit, banditit.
I vetmi “lider” në historinë e njerëzimit që vullnetarisht rrezikon burgun duke e përvetësuar me falciditetin më të përkryer postin e “të parit”, duke bërë sallto e truqe palaçosh nëpër organet gjegjëse të drejtësisë; i vetmi “i parë” i cili vullnetarisht ia ngrit vetes një biruc në burgjet më të pamëshirshme, duke gllabëruar pasurinë e Institucionit fetar, duke qenë në kurorë me krimin dhe kriminelët, me banditizmin dhe banditët; i vetmi “i parë” në historinë shqiptare që karakterizohet me sabrin e pelës, madje do ta duronte edhe të padurueshmin vetëm e vetëm të ngelte në pozicionin e të parit prej nga nuk do të gjuante në financa me grrep por me rrjetë peshkimi!
Megjithatë, ky njeri nuk është edhe gjithëaq imun ndaj publikimit të të vërtetave të cilat e lakuriqësojnë deri në palcë. Mulla Sula i tëri çartet para së vërtetës. E vërteta e ngulfat këtë njeri. Këtij njeriu e vërteta i fanitet sidomos natën, pasi të mbyllen dritat, i ik gjumi dhe terrin nisë dhe e përcepton si vdekje. I druhet vdekjes, sepse, thellësisht e ka shumë të qartë se me veprimet e veta ku i ka bërë vend vetes në botën tjetër. Ndaj kërkon që në këtë botë t’ia kalojë ashtu siç di vetë, pa ia turbulluar askush, pa ia fërfëritur para syve të vërtetën askush, në asnjë vend e në asnjë kohë.
Janë dhjetra portale e adresa elektronike që pa rreshtur publikojnë shkrime e fakte, kritika e argumente, mbi këtë personazh kaq negativ në publicistikën shqiptare. I gjunjëzuar si humbës para kësaj beteje, ai kapet për “një fije kashte” duke shpresuar se sadopak do të frymojë edhe për pak kohë. Nga Agencioni për mbrojtjen e të dhënave personale vijnë habere të çuditshme! Sipas burimeve të brendshme, disa nëpunës shqiptar janë nën presion permanent nga “rezilul ulema” dhe nga njerëzit e tij duke kërkuar që t’i zbulojnë këto adresa dhe sa më parë t’i çkyqin nga sistemi i rrjetit social të gjithë ato portale, ato faqe elektronike që po e mbajnë në tapet “lart madhninë” e tij prej kusari e krimineli!
Ky presion duhet të jetë motiv për reagim dhe protestë edhe për Shoqatën e gazetarëve të Maqedonisë. Mulla Sula i korrupton ato portale që shkruajnë mirë për të, kurse përpiqet t’i mbyllë të gjitha ato portale që e tregojnë të vërtetën për të! Në portalet e Mulla Sulës kurrë nuk jepet hapësirë për të reaguar ajo palë e cila sulmohet në mënyrë të paskrupullt dhe shumë tendencioze nga Mulla Sula. Ndërsa në portalet e të vërtetave ai nuk reagon për t’i demantuar ato të vërteta por insiston, madje është shprehur i gatshëm të paguaj mijëra euro, vetëm e vetëm që t’i bllokojnë dhe t’i shlyejnë të gjitha ato portale.
Të vërtetën ai shumë lehtë mund ta plagosë apo ta varrosë! Jo me paratë e fitrit e të zeqatit, jo me banda e kriminelë, jo me presione e me korruspion mbi institucionet e shtetit, por përmes debatit. Le të zgjedhë Mulla Sula hapësirën, në cilëndo “media” të tij ku derdhë para të majme të myslimanëve të ngratë e le të zhvillohet një debat me ata që e pretendojnë të vërtetën në rastin “Mulla Sula”!
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë duhet të inkurajojë Agjencionin për mrbojtjen e të dhënave personale dhe të mos gabojë që të bie pre e presioneve jonjerëzore të Sulejman Rexhepit, kurse nëpunësit shqiptarë duhet ta denoncojnë menjëherë çdo përpjekje të tij të mëtejme për “të shitur” të dhëna që i përkasin poseduesve të së vërtetës kundër këtij personazhi kaq të dëmshëm e të urryeshëm.


Shërbimi për informim i Nismës për reforma pranë BFI-së

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/