Skip to main content

OPINION: PSE MUNGOI SULEJMAN REXHEPI NË AKADEMINË NDËRKOMBËTARE NË STAMBOLL

“Në një eveniment të këtillë humanitar, ku respektohen dhe çmohen njerëzit e humanizmit, nuk ka vend për Sulejman Rexhepin, antihumanistin më të madh të Ballkanit”, është shprehur Sheh Ahmad, kryetyar i rrjetit të shoqatave humanitare “Dora e mirësisë”, me seli në Xhede.    

Shkruan Ahmet Mutlluxhan  
Këto ditë, në Stamboll të Turqisë, nën  organizimin e Dijanet Vakëfit, u mbajt një akademi ndërkombëtare nën moton “Mirësia do ta ndryshojë botën”. Me këtë rast u ndanë shumë mirënjohje për personalitete të ndryshme të cilët gjatë vitit 2015 dhanë kontribut të çmueshëm në sferën e bamirësisë. Akademinë e bënë edhe më madhështore prezenca e kreut më të lartë shtetëror turk, më në krye Kryetarin e shtetit, Taip Rexhep Erdogan. Natyrisht, nuk munguan as liderët fetarë të shteteve ballkanike, si ai i Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Bosnjës. Çuditërisht, mungoi kreu i BFI-së në RM! Pikërisht, ky fakt shkaktoi interesim po aq me peshë sa vetë akademia! Pjesëmarrës të ndryshëm por edhe publik (nga Maqedonia) me kurreshtje interesoheshin të dijnë për mospjesëmarrjen e Sulejman Rexhepit në këtë akademi ndërkombëtare. Njëri nga punëtorët e protokolit dhe të çështjeve organizative pranë këshillit akademik të akademisë ndërkombëtare iu përgjegj disa gazetarëve se, Sulejman Rexhepi nuk përfaqëson më kreun e BFI-së së RM-së, pasi që për të është ngritur procedurë gjyqësore për falsifikim të procedurës si dhe për uzurpim të postit reisul ulema i BFI-së. “Përderisa nuk qartësohet dhe nuk jepet ndonjë vendim gjyqësor për sa i përket falsifikimit të procesit të “zgjedhjes” së Sulejman Rexhepit në postin e reisul ulemasë, ai nuk mund të pretendojë se përfaqëson myslimanët e Maqedonisë. Për më tepër, Sulejman Rexhepi tash e një kohë të gjatë është në thumb të kritikave të cilat madje edhe e kanë dekoduar nga nofka e tij konspirative dhe, si argat i shërbimeve sekrete, nuk mund të prezantojë nëpër akademi të këtilla. Ai tashmë gjendet në situatë të palakmueshme, duhet që të marrë vërtetim nga shërbimet përkatëse maqedonase që kurrë nuk ka qenë bashkëpunëtorë i shërbimeve sekrete dhe, të njëjtin dokument t’ua ofrojë të gjithë organizatave ndërkombëtare me karakter fetar islam”, është shprehur një prej shefave të protokolit. Ndërsa, përfaqësuesit arabë kanë thënë se, ka qenë një prej kushteve të pjesëmarrjes së tyre mosprezenca e Sulejman Rexhepit në këtë akademi ndërkombëtare. “Ne nuk mund të prezantojmë në atë forum ku do të marrë pjesë edhe Sulejman Rexhepi, grabitqari i ndihmave humanitare, përfituesi i tragjedisë së myslimanëve sirianë e irakianë. Kemi informata të sakta se, ai jo që nuk ka zhvilluar kurrfarë aktiviteti në ndihmë të refugjatëve nga vatrat e krizave, por edhe atë pak aktivitet humanitar që e ka ndërmarrë e ka pasur mirë të llogaritur për xhepin e vet personal. Prandaj, në një eveniment të këtillë humanitar, ku respektohen dhe çmohen njerëzit e humanizmit, nuk ka vend për Sulejman Rexhepin, antihumanistin më të madh të Ballkanit”, është shprehur Sheh Ahmad, kryetyar i rrjetit të shoqatave humanitare “Dora e mirësisë”, me seli në Xhede. Nga ana tjetër, burimet tona gjysëm zyrtare flasin për një ftohje të thellë të raporteve në mes të Sulejman Rexhepit dhe të gjithë organizatave turke. Këto ditë, Sulejman Rexhepi është parë tek është future në ambasadën turke në Shkup, pas një shpekulimi televiziv ku deklaroi se Turqia dhe Maqedonia janë në një pazar të madh për sa i përket Burmali Xhamisë. Sulejman Rexhepit i është thënë në Ambasadën turke se, pa kërkim faljesh publike për këto gënjeshtra e shpifje, as mos të shpresojë në bashkëpunim në mes tij dhe shtetit turk. Sulejman Rexhepi, nëpër ndeja të ndryshme, me plotë afsh flet se si desh e ka rrahur ambasadorin turk dhe si desh ia ka thyer tavolinën me grushta pas insistimit të ambasadorit për të kërkuar flaje. Po flitet se Sulejman Rexhepi po rrjedh gjithnjë e më shumë, prandaj edhe po margjinalizohet gjithandej!/Opinion/

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/