Skip to main content

Muslimanët e Manastirit dhe Prilepit: Molla Sula të tregoj kush është fajtor për Jeni xhaminë dhe Çarshi xhaminë

Një nga temat më të përfolura gjatë këtyre ditëve nëpër media ishte Burmali xhamia, varrosja e muslimanëve në pronë private në Bllacë, ngecja e punimeve në fushë Tophanë të Shkupit, etj. edhe përkundër asaj se BFI dhe kreu i saj Sulejman Rexhepi janë bartës të proceseve të zhvillimeve islame në vend pikërisht Sulejman Rexhepi fajson qeverinë turke për këto dhe shumë çështje tjera islame. Sulejman Rexhepi nuk ka dështime vetëm në Shkup për temat e shpalosura, por edhe më gjërë nëpër qytete të tjera të vendit. Në redaksinë tonë kanë arritur një sërë ankesash nga Manastiri, Prilepi, Kërçova, Kriva Palanka për problemet e muslimanëve lidhur me Jeni Xhaminë në Manstir, xhaminë në Llazhec, Çarshi xhaminë në Prilep, mesxhidin në Kriva Pallank, në Kërçovë për vakufin, etj. Në ankesat e tyre qëndrojnë reagime të ashpra duke fajsuar Sulejman Rexhepin të paaftë për organizimin e jetës fetare dhe të daljes në ndihmë të muslimanëve. Sipas tyre: “ Nëse Turqia është fajtore për Burmali xhaminë dhe xhaminë në Tophana të Shkupit, atëherë mos vallë është Turqia fajtore për Jeni xhaminë, xhaminë në Llazhec, Çarshi xhaminë, mesxhidin në Kriva Pallankë, vakufin, etj?! Andaj, ne kërkojmë nga Sulejman Rexhepi të kujdeset për muslimanët edhe jasht Shkupit dhe për xhamiat me vlerë historike dhe jo të justifikon dështimet e tija duke akuzu shtetin turk. Për fat të keq emrin e tij nuk e  dëgjojmë se u përgjigjet kërkesave të muslimanëve por për keqpërdorime dhe vjedhje”. Sulejman Rexhepi është bërë cak i sulmeve për uzurpim të postit në BFI, keqpërdorim të vakufit dhe pronave të BFI-së, keqpërdorim të pronave private, por gjithashtu gjatë ditëve në vazhdim priten të shpalosen edhe bomba të reja për atë lidhur me manipulime, mallverzime financiare, korrupcion dhe keqpërdorime./fokusinews/

Comments

Popular posts from this blog

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/ 

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...