Skip to main content

Mos rrezikoni, sa më shpejt merrni fletpronësi për livadhet që i trashëgoni nga prindërit, sepse BFI-ja i jep të drejtë vetes, tokat e juaja t’i shndërron në varreza!

BFI dhe Muftinia e saj e Shkupit, më në fund pranuan se ka të varrosur dhjetra merhumë në tokë private të Ramadan Bardhit i cili që nga viti i kaluar ka dashur këtë problem ta zgjidh me BFI-në, por kishte hasur në vesh të shurdhur. Kuptohet, pasiqë përpjekjet e zotëriut në fjalë ishin të kota, ai pa të arsyeshme që përmes mediave ta hap këtë problem dhe të njoftoj mbi padrejtësinë që po i bëhej! Fill pas kësaj, tanimë të gjithë e kan të qartë se BFI në raport me Ramadan Bardhin u sollën në formë mospërfillëse! Ai dhe shumë besimtarë me të drejtë parashtrojnë pyetjen se si është e mundur që BFI t’u hyn nën hak njerëzve dhe pa pëlqimin e tyre të lejojnë të bëhen varrime arave të huaja, pastaj si lejon që edhe merhumëve tu hynë në hak, pse për së vdekuri i ngarkojnë me gjynahe! Vërte, sa mban fetarisht  që merhumin ta varrosësh në vend të huaj, aq më tepër kur këtë shërbim familjarët e merhumëve po paguajnë në arkën e BFI-së!?
BFI tani në vend se të angazhohet ta mbyll këtë problem samë shpejt që mundet, Ramadan Bardhit i kërkon fletpronësi në emrin e tij, sepse në emër të babait të tij, nuk qenka e mjaftueshme! Dmth. tani si duket, pasi morri vesh i mbarë opinioni, sikur duan që t’ia blejnë tokën z.Ramadan Bardhit, por ja nuk po munden sepse ajo vazhdon të jet në emër të babit të tij! Po çka nëse Ramadan Bardhi nuk dëshiron ta shes dhe kërkon dislokimin e varreve!? Kush mba përgjegjësi, a nuk bie përgjegjësia ndaj atyre që janë paguar nga familjarët e të varrosurve për shërbime!? Në fakt, çfar shërbimi paskan bërë!? A nuk po rezulton se dikush thjesht është paguar  për ti bërë sherr dikuj dhe për të krijuar një zingjirë problemesh, e jo për ndonjë shërbim!? Kjo sa i përket varreve në tokën private të Ramadan Bardhit, por kritikat drejtuar BFI-së janë të shumta edhe për tokën që u është falur, u është dhuruar për vakuf nga ana e bamirësve!
Kritikat, lidhur me tokën-varrezat që BFI i ka në posedim janë se bamirësit atë e lanë vakuf për varrimin e të varfërve kurse BFI po merr para për çdo varr! Ky problem ka filluar shumë më herët, por opinion ka ditur shumë pak. Tani mësohet se nga BFI është larguar nga puna një nga punëtorët që më së shumti kishte kritikuar këtë pagesë.  Halil Brahimi, deri në verën e kaluar punëtor në BFI, pastaj në transportin e xhenazeve, bën të ditur se problemet e tija në BFI kishin filluar pikërisht nga ky problem! Ai thotë se ka folur hapur, se u ka thënë se pse po i shitni kur njeriu pa pare e ka lënë vakuf, a keni rahmet në fukarat e shkretë!?
Lidhur me këtë nga BFI, si zakonisht mbrohen me atë se ata kërkojnë pagesa për shërbimet që bëjnë në varreza, porn ë praktikë doli në shesh se ata asgjë nuk kan kontrolluar, e si kan mundër të japin shërbime kur kan lejuar që dhjetra varreza të bëhet krejtësisht jasht vendit të paraparë për varre!

Ky është një skandal i madh, nga më të rëndët dhe fatkeqësisht nuk është i pari, skandale të këtilla kishte në Grupçin, Bukoviq, Dibër etj. 

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/