Skip to main content

ME SHKAS: TEZAT E MULLA SULËS SI PATARICA TË KALBURA

Ja tri tezat bajate të Mulla Sulës, përmes të cilave mundohet të mbahet si në pataricat e kalbura gjatë përpëlitjeve për të shkuar edhe paaaak më tutje: e para, politika të qëndrojë larg fesë, e dyta institucionet fetare, xhamitë, të mos merren me agjitacion e propagandë për asnjë politikë (shprehje kjo tipike komuniste) dhe, e treta, politikanët që bëjnë gafa të rënda fetare të amnistohen, sepse ata nuk janë ekspertë të fesë  

Shkruan Zeqie Veseli  
Gjatë emisionit televiziv “Programi 200”, të gazetarit të mirënjohur, Nazim Rashiti, e të emituar në televizionin kombëtar ALSAT M, në mesin e të ftuarve ishte edhe uzurpatori i postit të Reisul ulemasë së BFI-së, Sulejman Rexhepi, i cili, sa herë që flet, dëshmon se nuk është në tokë të bukës. Si asnjëherë më parë, njohësit e tij, njerëzit e afërt të tij, pas këtij emisioni pohuan se diçka nuk është në rregull me këtë njeri, thonë se diçka e madhe është duke e munduar. Dhe, ajo që po e mundon Mulla Sulën, më së miri u vërejt në këtë emision. Sa herë që i jepej fjala apo edhe që e merrte kot e kot, vërehej se vetes i kishte dhënë detyrë që t’i pështjellojë nja tri teza bajate por për Mulla Sulën mjaft domethënëse!
E para ishte, politika të qëndrojë larg fesë, e dyta ishte, institucionet fetare, në rastin e tij xhamitë, të mos merren me agjitacion e propagandë për asnjë politikë (shprehje kjo tipike komuniste) dhe, e treta, politikanët që bëjnë gafa të rënda fetare duhet të amnistohen, sepse ata nuk janë ekspertë të fesë. Pse Mulla Sula e sjell muhabetin rreth këtyre tezave? Ku gjuan ai, çfarë mesazhesh dëshiron të përcjellë përmes këtye tezave bajate. Ai, në fakt përcolli vetëm një mesazh: “punët i kam keq e më keq”! Mulla Sula nuk dëshiron që politika të merret me fe! Me këtë qëndrim ai në fakt dëshiron ta mjegullojë e ta mohojë një të vërtetë absolute, si Zoti që është Një! Nëse politika, sidomos politika shqiptare nuk do të merrej me fe, gjegjësisht me organizimin fetar islam në vend, Mulla Sula as që do të kishte shansin që të rikthehej në BFI e aq më pak ta uzurponte postin e Reisul ulemasë. Mulla Sula e ka peng të papërballueshëm faktin që, atë e riktheu në BFI pikërisht PDSH-ja, respektivisht, Refet Elmazi me urdhër të Menduh Thaçit. Këta dy aq shumë u lidhën sa Menduh Thaçi edhe vëllain e Mulla Sulës e nxori si kandidat i PDSH-së për kryetar të komunës së Sarajit. Menduh Thaçi, me kandidatin e tij për deputet në dysh, Komandant Agimin (Agim Krasniqin) ia pastruan terrenin dhe ia eliminuan të gjithë kërcënuesit nga oborri i BFI-së. Në momentin që po kulmonte kjo miqësi politiko-fetare, Mulla Sula do ta ndjejë rrezikun e kësaj përafërie të shëndoshë e të shëndetshme dhe, për ta nisur “pashallëkun e vet”, pikërisht në momentin kur po prishej koalicioni qeveritar i VMRO-PDSH-së, për shkak të tentativave për të zbatuar projekte antishqiptare, Mulla Sula do ta bekojë Nikolla Gruevskin me fjalët “E lus Allahun e Madhërishëm që ta bekoj kryeministrin e qeverisë së Maqedonisë, Nikolla Gruevski”! Mulla Sula e kuptoi fare mirë se të qenurit pranë politikës së Menduh Thaçit do ta ketë të pamundur vjedhjen, korrupsionin, nepotizmin dhe kriminalizimin e BFI-së. Dhe tani Mulla Sula kërkon që politika të qëndrojë larg fesë! Do me thënë që, institucionet politike të shtetit të mos merren fare me bashkësitë fetare edhe kur në këto bashkësi, siç është rasti në BFI, lulëzon kriminaliteti, korrupsioni, nepotizmi, shkelja e të drejtave të njeriut, hajnia, shkatërrimi.  Këtë hall ka Mulla Sula kur kërkon që politika të qëndrojë larg fesë, ndërsa, vetë ai, si fetar mund të zhytet thellë në ujërat e turbullta politike. Mulla Sula do të angazhohet për të penguar aktivitetet propagandistike politike nëpër xhami! Po pse tani e kërkon këtë gjë! Sepse, ç’ është e vërteta, nëpër disa xhami hoxhallarët haptazi thërrasin që të përkrahet BESA. Madje flitet se përmes një qarkore lëshuar deri te myftinitë, Mulla Sula është kërcënuar se do t’i largojë të gjithë ata hoxhallarë që do të propagojnë për BESËN! Po ky vetë që e ka gojën plotë me BDI? Po ky Mulla Sulë që shtron iftare të shtrenjta për udhëheqësit e BDI-së! Po ky Mulla Sula që krejt miqësinë e ngushtë e ka me funksionarë të BDI-së, sidomos me gjykatës e prokurorë të dështuar, me të cilët sikur më tepër e luan bisnesin se sa interesin fetar? Është shumë e qartë që Mulla Sula e ndërmerr këtë fushatë kundër BESËS nga frika se mund të “rrebelohen” këta të BDI-së dhe t’ia heqin pataricat që mezi e mbajnë “X faktorin” e Mulla Sulës. Mulla Sula është i vetmi “lider” fetar në rajon e më gjërë i cili me aq vullnet është marrur me politikë, i cili me aq transparencë ka involvuar politikën në BFI dhe, i cili, me aq lezet BFI-në e ka shndërruar në logjistikë të bisnesmenëve të BDI-së. Dhe, teza e tretë e çmendur e Mulla Sulës ishte amnestia tinzare e politikanëve që bëjnë gafa fetare! Në popull me të madhe po flitet se në mesin e „bombave” është edhe një bomë shumë e rëndë, një bombë e përmasave atomike, një bombë e cila, si e tillë, ka ditur të shkaktojë trazira e viktima pahesap në botë! Thuhet se në këtë bombë dëgjohet lideri i BDI-së, Ali Ahmeti se si e shanë Pejgamberin tonë, Muhamedin s.a.v.s. Sipas Mulla Sulës, ashtu siç mund të gabojë politikisht një hoxhë (siç ka gabuar me qindra herë vetë Mulla Sula) ashtu mund t’i lejohet një politikani që të gabojë fetarisht. Dredhija me firmë të Mulla Sulës! Të amnistohen të dy tipat e njerëzve që gabojnë, pavarësisht se ato gabime mund të jenë fatale për shoqërinë. Mulla Sula në fakt kërkon që të amnistohet nga politika për të gjitha ato krime, vjedhje e korrupsione që i ka bërë për këto vite në BFI. Dhe këtë amnisti e kërkon nga njeriu i cili ndonëse e shanë Muhamendin a.s. megjithatë amnistohet nga Mulla Sula! Nejse, njëri tjetrin mund ta amnistojnë por, a thua, a amniston kaq lehtë populli? Apo, Mulla Sula edhe më tej mendon se popullit edhe kashtë me i dhënë do të hajë, sepse, sipas tij, populli është bagëti! Gjithmonë ai që e kruan me popullin, i del gjak…/1klik/

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/