Skip to main content

Dijaneti turk: “Mirësia do të ndryshon botë”

Në Stamboll të Turqisë nën patronatin e Dijaneti i Turqisë u mbajtë akademi ndërkombëtare kushtuar bamirësisë me moton “Mirësia do të ndryshon botë” ku e njejta ishte e përkrahur nga kryetari i shtetit Turk, Rexhep T. Erdogan. Në këtë manifestim morrën pjesë organziatorët kreu i Dijanetit, Prof.dr. Mehmet Gormez, kryetari i shtetit, Rexhep T. Erdogan si dhe shumë perosnalitete të jetës fetare, politike dhe disa krerë fetar të Ballkanit. Kjo mbrëmje u realizua me qëllim që të dekorohen personalitetet që dhanë kontribut të madh gjithandej në sferën e bamirësisë. Ndryshe, botës t’i përcillen mesazhe për bamirësi dhe humanitet, të cilat kanë po atë potencial të edukojnë njerëzimin si dhe të ndryshojnë ecurinë e botës. Në këtë kohë të trishtuar moderne ku gjithandej në botë ka trazira, luftëra, migrim shumë njerëz përjetojnë tmerr dhe kahje dëshpruese në jetë, andaj është më se e domosdoshme të ndryshojmë botën. Bamirësia është çelsi i afërsisë dhe ndryshimit të botës ku jetojmë, me bamirësi ndryshojmë jetën e një fëmiu, një jetimi, një të sëmuri, një të pastrehë, etj. Kjo është vepra më e madhe më humane që i ofrohet njerëzimit andaj në shenjë mirënjohje dhe respekti ndaj promotorëve të veprave bamirëse u ndanë dekorata për bamirësi. Dekoratat në fjalë për personalitete që ishin shquar për projekte lidhur me bamirësi janë ndarë gjegjësisht dekoruar nga kreu i Dijanetit, kreu i shtetit dhe personalitete të mëdha të shtetit turk.

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/