Skip to main content

BFI në injorim total të organizimeve me renome ndërkombëtare

Bashkësi Fetare Islame për muaj me rradhë po injorohet me të madhe nga institucione me relevancë shtetërore dhe ndërkombëtare. Pas shpalosjes së shumë skandaleve, keqpërdorimeve dhe akuzave drejtuar shteteve dhe qeverive të ndryshme nga ana e Sulejman Rexhepit është hasur se BFI po mungon në çdo organizim. Në fakt emri i BFI-së përmendet vetëm aty ku “merrë” mirënjohje Sulejman Rexhepi. BFI është bërë cak injorimi për shkak të sjelljeve jonjerëzore të Sulejman Rexhepit, si rezultat i atyre sjelljeve u vë në dukje me mos pjesëmarrje në organizimin e fundit ndërkombëtar të Dijanetit të Turqisë në Stamboll. Të dhënat të cilat vijnë nga po kjo qendër botërore janë se javë më parë Sulejman Rexhepi kishte akuzuar Qeverinë Turke për shitjen e Burmali xhamisë gjegjësisht shteti turk ka bërë pazarllëqe për këtë xhami me qeverinë e maqedonisë. Veprimet jonjerëzore që moti janë hasur te Sulejman Rexhepi po shkaktojn të injorohet BFI, por gjithashtu të mos respektohen muslimanët e këtij vendi. Në munges të ftesave të tilla ndërkombëtare Molla Sula manipulon opinionin me aktivitete të “marrjes” së një apo dy mirënjohjeve nga shoqata dhe institute të panjohura që mezi i zënë në gojë edhe vetë themeluesit e tyre. BFI është futur në një injorime total vendor dhe ndërkombëtar për shkak të krimit dhe hajnive të Molla Sulës, andaj ky i fundit  mundohet të blejë diku ndonjë mirënjohje dhe ta nxjerr në publik dhe për të njejtat detyron institucionet, shoqatat dhe shërbimet profesionale të BFI-së që të merren me urimin e tyre në mënyrë publike.


Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/