Skip to main content

Basha trondit PD-në: Nga Amerika paralajmëron ikjen e kastës së vjetër në zgjedhjet e 2017-ës

Lulzim Basha trondit ekuilibrat brenda Partisë Demokratike.
Një deklaratë e tij e dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka paralajmëruar një tronditje të madhe brenda PD-së dhe ndryshim të thuajse gjithë establishmentit.
Në një aktivitet që ka mbajtur me komunitetin shqiptar në Nju Jork, Basha deklaroi se më shumë se 35 përqind e kandidatëve për deputetë do të jenë të rinj.
Qëndrimi i Bashës erdhi pas një takimi në Institutin Republikan Amerikan.
“Një javë para se të udhëtoja në SHBA, unë shpalla vendimin për t’i propozuar Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike diçka që është e pazakontë jo vetëm për Shqipërinë dhe Ballkanin, por dhe për Europën; e  që është diçka që ju jeni mësuar këtu në SHBA: 35 për qind, që do të thotë 39 kandidatë për anëtarë Parlamenti nga Partia Demokratike e Shqipërisë në zgjedhjet e ardhshme do t’i përkasin një brezi vajzash e djemsh më të rinj se 35 vjeç të zgjedhur sipas stilit demokratik amerikan të primareve”, tha Basha.
Por çfarë do të thotë kjo deklaratë dhe pse u tha në kontekstin aktual?
Qëndrimi i Bashës i drejtohet grupit të parlamentarëve që kanë pasur qëndrime jo të koordinuara me të dhe që aktualisht janë jashtë strukturave të selisë blu. Zgjedhjet e 2017-s nuk janë larg dhe sipas të gjitha gjasave do të ketë një rinovim total. Pjesa më e madhe e deputetëve aktualë nuk do të jenë më.
E thjeshtë përkthimi i kësaj deklarate në kontekstin aktual, dhe pse u tha nga Amerika: Gjatë takimeve që lideri i opozitës zhvilloi në Uashington, ku më i rëndësishmi ishte ai me zyrtaren e lartë të DASH-it, Victoria Nuland, Bashës i është kërkuar në mënyrë ultimative të bashkojë votat me Edi Ramën për të miratuar reformën në drejtësi.
Por disa deputetë të Partisë Demokratike kanë mbajtur qëndrime të ndryshme me kryetarin Basha lidhur me këtë zhvillim.
Për shembull, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, tha reforma të miratohet pas zgjedhjeve, ndërkohë që kreu i selisë blu tha nga Uashingtoni “reformë pastaj zgjedhje”.
Ndërkaq, me deklaratën e fundit të Bashës nga Nju Jorku, konteksti dhe analiza është e qartë: ai deputet që do të votojë kundër reformës, nuk do të kandidohet në zgjedhjet e ardhshme.
Dhe e thënë nga SHBA, del se është një qëndrim që mbështetet nga partnerët që i kërkojnë Partisë Demokratike të mbajë angazhimin e marrë publikisht dhe diplomatikisht. Përgatiti Ylli Pata – /tesheshi.com/

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/