Skip to main content

Ambasada zvicerane të na mbrojë nga shantazhet e Mulla Sulës

Këto ditë nëpër portale të ndryshme shoh që është aktualizur refuzimi i imamëve të Zvicrës që ia shprehin Sulejman Rexhepit, të cilin gjithnjë e më shumë e përceptojnë si një njeri problematik, intrigant dhe shumë të pasinqertë e të rrezikshëm. Me një letër të fundit që na e nisi, neve, imamëve shqiptarë nga Maqedonia në Zvicër, në njëfarë forme na e bëri me dije që na ka në grusht, sepse na paska dekretuar ai. Natyrisht e ka dekretuar edhe Imran Ahmetin, imamin e xhamisë së Vinterturit, i cili na turpëroi të gjithëve.
Kam përshtyjen se policia zvicerane tashmë neve, imamët shqiptar nga Maqedonia, po na shikojnë si të dyshimtë, si persona që nuk i përtojmë belasë dhe që ia bëjmë hyzmetin shumë. Bie një mollë e krimbur, të gjitha të tjerët shikohen me dyshim. Imran Ahmeti ka qenë njëriu më i preferuar, më i përkrahur dhe më i ledhatuari i Sulejman Rexhepit. Pse-në do ta shpjegoj më posht, me një fjali!
Verës së kaluar, atëherë kur e kishte ngusht punën Sulejman Rexhepi, na ftoi të gjithë imamëve që nga Maqedonia veprojmë në Zvicër. Natyrisht, unë dhe një grup kolegësh nuk iu përgjigjëm kësaj ftese, sepse, që në fillim e pamë se ishte me shumë hile. Sulejman Rexhepi na ftonte vetëm sa për propagandë personale, sa për t'ju thënë myslimanëve të Maqedonisë se "mua më përkrahin mbarë diaspora", përkrahje kjo që i duhej për ta legjitimuar dhe vazhduar veprimtarinë e vet kriminale e të korruptuar. Pak më vonë, një tubim të tillë do ta bëjë edhe me imamët e Maqedonisë, të cilët prej nja 1000 të tillë, nuk do t'i përgjigjen as 20 imamë!
Ja se sa manipulatorë që është Sulejman Rexhepi! I ftoi imamët e diasporës! Ju tha për një takim pune! Në fund doli se ai takim pune kishte qenë ftesë për shkelje masovike të Kushtetutës së BFI-së. Nga imamët kërkoi që t'i delegojnë nja tre imamë nga diaspora që të përfshihen si përfaqësues të tyre në Rijasetin e BFI-së! Nuk ju duket ky si një manipulim klasik? Pse pikërisht tani, kur po i dridhet Rijaseti, i duhen tre lojalistë që do ta përkrahin e do ta mbështesin në punët e tij të pista? Pse më herët nuk e ngriti një iniciatvë të tillë! Si mund ta ngrisë një iniciativë të këtillë pa u paraparë në asnjë nen të Kushtetutës së BFI-së?
Thjesht, Mulla Sula kërkon të krijohet një gamë e gjërë e teologëve që me dy këmbë e shkelin Kushtetutën e BFI-së dhe, kësisoj, të mos akuzohet për veprime antikushtetuese vetëm ai por të gjithë. Nga ai takim, Mulla Sula e ka humbur besimin te shumica absolute e imamëve të diasporës. Sepse, ai që ftohet i rimburësohen shpenzimet! Mulla Sula nuk ua rimburësoi asnjërit, as një imami nuk ia pagoi udhëtimin! Imamët, me të kthyer patën probleme se si t'i arsyetojnë shpenzimet e bëra para këshillave të xhamive të tyre. Pse ishit në Shkup? Vetëm për t'u fotografuar me Sulejman Rexhepin? Diaspora për fotografime të tilla idiotike jep fonde? Epo, ec e mos iu përgjigj ftesës së Mulla Sulës. Unë për sivjet pres të kem pasoja për kryeneçsinë time. Nuk do të arrij të dërgoj në haxh përmes BFI-së asnjë nga xhematet e mia që janë nga Maqedonia. Pra, të gjithë ata që rrebelohen nuk mund ta shfrytëzojnë këtë benifision që ua siguron Mulla Sula! Benificion që këmbehet me dëgjueshmëri prej servilit më të ulët e më të kotë! Imran Ahmeti por edhe një numër imamësh mezi e presin këtë tregëti me Sulejman Rexhepin, sepse fitojnë edhe ata pak. Fatkeqësisht, fitimi i këtyre imamëve me pazarllëkun e Mulla Sulës nuk është më i madh se një apo dy rroga imami në Zvicër! Dhe, a ia vlenë që për kaq fitime të përkrahet e të mbahet për mik një person që sa herë t'i dojë qejfi ta lëshon saxhin mbi kokë?
Po e publikoj këtë letër, me një lutje deri te redaksia që të ma ruaj anonimatin. Natyrisht, redaksia e di emrin dhe mbiemrin tim, xhaminë ku shërbej si dhe rrugën ku jetoj në diasorë. Këtë nuk është mirë ta dijë Mulla Sula, sepse, pastaj, mund të futem edhe unë në skemat ku e futi Imran Ahmetin.
Përmes kësj letre do të kërkoja deri te ambasadori zviceran në Shkup që, t'ia tërheq vërejtjen Mulla Sulës që të jetë më i kujdesshëm në raport me qytetarët e tyre. Nëse na paska dekretuar Mulla Sula, duhet t'i bëhet me dije këtij farë shantazhisti se, dekreti i tij nuk vlenë në Zvicër as me pëshurrë në të.
Në Zvicër vlejnë rregullat zvicerane dhe se, të gjithë imamët, madje edhe ne nga Maqedonia, i nënshtrohemi këtyre rregullave dhe se kemi detyrime dhe oblgime ndaj shtetit zviceran si të gjithë qytetarët e tjerë, pavarësisht prejardhjes së tyre. Askush nuk ka të drejtë që t'i manipulojë e as t'i shantazhojë e t'i torturojë qytetarët zviceranë, madje as Mulla Sula. Ky njeri duhet të jetë në shërbim të këtyre imamëve dhe jo t'i shantazhojë me organizim të haxhit. Haxhi është ibadet për të gjithë banorët e botës që kanë mundësi për ta kryer atë, dhe nuk është vullnet i Mulla Sulës dhe as mundësi për pazarllëk të tij.
(Autori është imam nga Maqedonia në një qytet zviceran. Identiteti i tij është i njohur për redaksinë e protalit tone) Huazuar nga: Të gjithë për çlirimin e BFI-së nga Sulejman Rexhepi.


Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/