Skip to main content

Zgjedhjet në Maqedoni nën hijen e kryqit gjigant dhe shqiponjës

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dy partitë në pushtet VMRO-DPMNE po luajnë në kartën e nxitjes së tensioneve ndëretnike, njofton agjencia e lajmeve INA.
Të frikësuar nga humbja e zgjedhjeve për shkak të aferave korruptive dhe kriminale pushteti ka inrskenuar skenarë për manipulimin e opinionit, me vepra që provokojnë ndenjat e qytetarëve të përkatësive të ndryshme në Maqedoni.
Një OJQ e afërt me partinë maqedonasve në pushtet, në një lagje të përzier me shqiptar dhe maqedonas, vendosi bazamentin e një kryq tjetër gjigant të çeliktë me gjatësi mbi 50 metra.
Në anën tjetër, partia shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur një Shqiponjë prej metali në rreth-rrotullimin që ndanë Çairin dhe Butelin.
Analisti dhe publicisti, Emin Azemi thotë se kjo është një strategji social-psikologjike që ka funksionu mirë në shoqëritë e përziera, ku politika e përçarjes  është më e  fuqishme se ideja civile për jetesë të përbashkët.
”Në Butel u shkulën penjtë e kohezionit të brendshëm qytetar, kurse ata që pretendojnë se kanë ‘’mbjellur’’ një kryq në fakt realizuan një teatër absurd me aktorë të huazuar nga kisha.  Regjia politike bëri që kryqi të zhveshet nga funksioni sakral që ka, sepse rrëfimi i  mëkateve në Maqedoni ka kohë që mungon , kurse  feja vazhdon të (keq)përdoret nga politika si kompenzim i mosgjetjes së ofertave adekuate për qytetarët e etnive  e feve të ndryshme”, shprehet Azemi.
Nga Organizata për Bashkëpunim dhe Integrime Evropiane (OBRIE), thonë pwr agjencinë INA, se qytetarët e Maqedonisë janë të interesuar për vende të reja pune dhe mirëqenie, o jo për vepra apo momunente që nuk ndryshojnë mjerim ekonomik në vend.
“Sikur Shqiponja, edhe kryqi i ri ka potenciale që të shkaktojë tensione etnike dhe fetare në Maqedoni, e cila ka një numër të madh të komunitetit mysliman shqiptar. Ky skenar filloi me rastin Monstra, Kumanovën dhe pastaj vijoi me Shqiponjën dhe kryqin gjigant. Pushteti i cili ka humbur rrugën e demokracisë dhe integrimeve evropiane, nuk po zgjedh mënyra për ta mbuluar kriminalitetin dhe korrupsionin”, vlerëson OBRIE.
Ndërkaq, Peshkopi Pimen i Kishës Ortodokse Maqedonase  ka drejtuar akuza se shqiponjat dhe kryqet po vendosen tek ne për të filluar gjakderdhjet dhe marrëzitë.
“Derisa në botë, monumentet përkujtimore vendosen si simbole për ti dhënë fund gjakderdhjeve, tek ne shqiponjat dhe kryqet vendosen për të filluar marrëzitë”, është shprehur Pimen, duke dënuar tentimet për të acaruar ndjenjat fetare dhe për të nxitur urrejtje midis qytetarëve. (INA)

Comments

Popular posts from this blog

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/ 

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...