Skip to main content

Opinion:Sulejman Rexhepi përkrahës i akuzave iraniane të pabaza

Shqipëria, duke pranuar 3000 iranianë opozitarë të qeverisë aktuale iraniane, po na u përgatitëshka që me “këtë kontigjent terroristësh dhe grup tepër shumë të përgatitur për destabilizime në rajon, të futet në Bashkimin Evropian dhe aty ta realizojë strategjinë amerikane – ta shkatërrojë BE-në”

Shkruan Enver Thaçi

Fotoja që e ilustron këtë shkrim paraqet “një tufë karanfilash” të BFI-së me në krye uzurpatorin e postit të reisul ulemasë, Sulejman Rexhepi. Këta “karanfila” që të gjithë, në tufë, janë ilegjitimë, janë të emëruar e punësuar në mënyrë të jashtëligjshme, nga njeriu ilegjitim, i cili për veprat e veta penale së shpejti do të ulet në bankën e akuzës. Natyrisht, vetëm nëse nuk arrinë që të kërkojë azil politik në Rusi, përmes mikut të tij, ambasadorit Iranian, Saied Sadegh Mohammadi, në Shkup.
Këto ditë, këta “karanfila” të BFI-së, iu përgjigjën ftesës së këtij farë ambasadori që të shkojnë në koktejin e përgatitur nga ana e tij me rastin e ditës nacionale të Republikës së Iranit. Të gjithë këta të jashtëligjshëm, duke vuajtur nga nevoja për t’u “legjitimuar” nga ndonjë faktor, shkojë si tufa e dhenve, në një manifestim ku nuk ka vend për më shumë se një apo dy përfaqësues. Nejse, është punë e tyre por, shtrohet një pyetje: kujt iu përgjigjën ky “buqet karanfilash” i BFI-së? Ambasadorit Iranian të quajtur Saied Sadegh Mohammadi, i cili, këto ditë, tamam si një agjent naiv, “shpalosi” një strategji që na e paska shteti ynë amë, Shqipëria, në bashkëpunim me NATO-n dhe SHBA-në!
Sipas këtij ambasadori, ndryshe mik i Sulejman Rexhepit, në Shqipërti na u paskëshin strehuar një mijë “Munafikësh”, të cilët, qenkan terroristë të stërvitur nga Pentagoni. Po kështu, këto ditë, Amerika përmes sekretarit Kerry i paska bërë presion Shqipërisë për t’i pranuar edhe 2000 “terroristë” shumë të rrezikshëm e profesionistë. Sipas ambasadorit Iranian ky grup terroristësh prej 3000 vetave që do të strehohen në Shqipëri na paskan përvojë të hatashme dhe aftësi të jashtëzakonshme për të bashkëpunuar me shërbimet sekrete duke përgjuar individë, grupe e qeveri të caktuara! Pa dyshim, ambasadori në fjalë, në mënyrë shumë naive përpiqet që Shqipërisë t’ia krijojë një armik të fortë, Maqedoninë, duke “ia tërhequr vëmendjen” kah ky grup i cili e përfshinë edhe Shqipërinë në aferën e përgjimeve të funksionarëve dhe të tërë qeverisë së Maqedonisë.
“Anëtarët e këtij grupi gjatë viteve të kaluara kaluan nëpër edukime të ndryshme në sferën e spiunimit, aftësive luftarake dhe taktikave ushtarake dhe po shfrytëzohen për spiunazh, përgjim dhe qëllime të ngjashme, që nënkupton se prezenca e tyre në cilin do vend ose rajon përfaqëson kërcënim të vërtet për vendin nikoqir dhe për rajonin”, thotë ambasadori Iranian, Saied Sadegh Mohammadi.
Sipas këtij farë “analisti” totalisht diletant, i brymosur me filozofinë politike nacionaliste ruse, filozofi kjo që aktualisht është tërësisht antishqiptare, Shqipëria po na u përgatitëshka që me “këtë kontigjent terroristësh dhe grup tepër shumë të përgatitur për destabilizime në rajon, të futet në Bashkimin Evropian dhe aty ta realizojë strategjinë amerikane – ta shkatërrojë BE-në”!
Përpjekje shumë naive e ambasadorit Iranian, mikut të Sulejman Rexhepit që të krijojë sa më shumë aleatë evropianë në parandalimin e futjes së Shqipërisë në BE si ndëshkim për atë që pranon të strehojë opozitën iraniane në territorin e vet.
Edhe shqiptarët dikur kanë kaluar nëpër të njëjtën situatë siç po kalon opozita iraniane në Shqipëri. Shqiptarët dikur, madje tërë qeveria e parë kosovare ka qenë në ekzil nëpër shtetet perëndimore, të cilat Millosheviqi i pat shpallur armiq të Serbisë sepse i paten strehuar “muxhahedinët dhe terroristët shqiptarë” nga Kosova.
Shih habinë, e njëta akuzë është bluar madje edhe në momentin e shënimit të ditës nacionale të Republikës së Iranit. Këtë akuzë ambasadori Iranian ua ka bërë me dije Sulejman Rexhepit dhe grupit të tij prej hajnash profesionistë, të cilët, madje e kanë rrahur shpatullave iranianin, duke e trimëruar pasi që tani pas vete e kanë një “Rusi cariste putiniane”!  Sulejman Rexhepi i ka shprehur përkrahje të parezervë në të drejtën e shtetit Iranian dhe zyrtarëve të këtij shteti për t’i luftuar të gjithë grupet terroriste kudo qofshin ata që përpiqen për ta destabilizuar “qeverinë e ndritshme” iraniane!

Ja pra, një përgjigje për pyetjen retorike të kryetarit të KMM-së, Skender Bruçaj, kur ka pyetur: Sekretari Kerry eci këmbë nëpër Sheshin e Tiranës! Çka i duhen kaq truproje, të gjithë të armatosur, Sulejman Rexhepit? Ç’ka bërë ky njeri? Prej kujt frikësohet “ky trim”! Pyetje kjo për të cilën nuk ka përgjigje madje as vetë Sulejman Rexhepi i ngratë. 

Comments

Popular posts from this blog

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/ 

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...