Skip to main content

Ka sa “euro” po kushtojnë dekoratat për Molla Sulën?

Institutet, shoqatat, individ të ndryshëm muaj me rradhë po tallen me BFI-në meqë një mundësi të tillë ua ka dhënë Sulejman Rexhepi, i cili tani është shndërruar në makinë prerje parash për të shpëtuar fytyrën e tij mashtruese dhe keqpërdoruese. BFI është në mjerimin më të madh aktual, kur Sulejman Rexhepi për interese të tija personale dhe për të “autoritetin” e tij është duke blerë mirëjohje dhe dekorata. Në esencë gjithnjë institucionet me peshë ndajnë mirënjohje dhe se nuk marrin mirënjohje nga individ, fakultete, institute private dhe shoqata. Ky veprim i Molla Sulës flet për vetëdijen që i mungon dhe me të cilën po nënvlerëson rolin dhe peshën e BFI-së. Vetëdije kjo e cila jo vetëm kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi që i mungon por edhe strukturave tjera të BFI-së. E gjithë kjo ka shqetësuar opinionin meqë të gjithë po habiten se si është  e mundur të gënjen hoxha, udhëheqësi i fesë, në fakt si mundet që të keqpërdor postin, detyrën dhe paratë e mulsimanëve. Skandalet nuk kanë të ndalur për Sulejman Rexhepin, si duket BFI-në e ka shndërruar në lokal biznesi dhe alleshvereshi. Muaj më parë ai kishte gënjyer kinse kishte fituar një çmim nga ASHSH, e që më pastaj ajo gënjeshtër si  gjithë të tjerat u shpalos dhe realiteti u mësua e që asnjëherë nuk kërkoi flaje për këtë mashtrim “senzacional”. Për të njejtën kishte informacione të vërteta se “çmimi” në fjalë është blerë për të cilën kishte zëra të vërtet se . Ashtu po vepron edhe tani me mirënjohjen nga Instituti Evropian ku për marrjen e çmimit në fjalë lidhen njerëz që opinioni i njeh si keqpërdorues dhe manipulator. Në fund të fundit akom anuk është e qartë se çfarë kritere duhet plotësuar një i nominuar për të marr çmim, për vepra apo për kriminalitet. Andaj, pyetjet janë me vend kur parashtrohen se: Ka sa “euro” po kushtojnë dekoratat për Molla Sulën?/fokusinews/


Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/