Skip to main content

Opinion: Kthesë në Kriva Pallankë

“Xhamitë i janë kushtuar vetëm Allahut, prandaj mos iu lutni askujt, krahas Allahut!” (El Xhinn, 18)
“Kush është më fajtor se ai që pengon të përmendet nëpër xhamitë e Allahut Emri i Tij dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre?!” (El Bekare, 114)

Shkruan H. Ibrahim Shabani

“Marrëveshja” e Përzhinos e arritur në mes të partive kryesore politike të vendit do të përligjet po atë ditë duke marrur kthesë në Kriva Pallankë. Përfaqësuesi i PDSH-së, gjatë prononcimit pas arritjes së kësaj “marrëveshje” do të deklarojë: “ Ne nuk kemi besim që kjo marrëveshje do të realizohet por mbetet përgjegjësi e atyre që janë pjesë e bisedimeve përsa i përketë qeverisë”! Hala pa kaluar gjysma e ditës pas kësaj deklarate, gjithçka u rrënua në Kriva Pallankë. Atje, u bënë bashk “macasi kucasi” kundër një objekti të cilën muslimanët e këtij qyteti e kishin marrur me qera për t’i kryer obligimet fetare islame.
Dikush kishte menduar se me këtë “Marrëveshje” të Përzhinos ishte gjunjëzuar dinjiteti i maqedonasëve ortodoksë! Dikush edhe më tej mendon se ka monopol mbi këtë çështje tepër të ndjeshme për paqen dhe sigurnë e shtetit të Maqedonisë. Kjo “marrëveshje” nuk ishte në mes të shqiptarëve dhe maqedonasëve, por ishte në mes të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Pa dyshim, kjo “marrëveshje” ishte një “kapitulim” i partisë që mbanë qeverinë aktuale, prandaj, po kjo parti me gjasë qysh duke u arritur marrëveshja ka planifikuar strategjinë e elektrizimit të masës maqedonase duke e ngacmur patriotizmin maqedonas si dhe fundamentalizmin ortodoks. Terren të përshtatshëm gjetën në një qytet i cili dikur (por dhe tani) ishte si një mini bastion i LSDM-së. Dmth partia e Gruevskit i futet në terren duke ia elektrizuar masën dhe duke ia ngritur kundër një “armiku të përbashkët”! Po kush është ky armik i përbashkët i maqedonasëve? Pa dyshim, si çdo herë ky armik hulumtohet te shqiptarët, te muslimanët e vendit. Kësaj ngjarje të djeshme të Kriva Pallankës, ngjarje kjo që vampirosë nacionalizmin maqedonas si dhe fundamentalizmin ortodoks, i priu edhe deklarata e një apo dy dite më parë e kryeministrit aktual që ua adresoi ish-komandantëve të UÇK-së duke ju thënë se, nëse do të provoni edhe një herë do t’ju gjejë ajo e Kumanovës? Në të dy rastet, pra edhe në Kumanovë por edhe në Kriva Pallankë ka dështuar Gruevski dhe qeveria e tij, pa dyshim. Të llogaritësh fitore humbjen e tetë policëve elitarë të shtetit si dhe plagosjen e më se 40 të tillëve, është çmenduri totale. Në një shtet normal, para një rasti të këtillë, do të pasonte dorëheqja e komplet qeverisë, madje duke ikur të turpëruar.
Të gjithë ata që pretendojnë se rasti i djeshëm i Kriva Pallankës, duke demoluar një mesxhit të një grusht myslimanëve që kanë ngelur në këtë qytet, na qenka sukses i arritur i nacionalistëve dhe fundamentalistëve ortodoksë, janë në një lajthitje të madhe. Këtë e ka të qartë çdo kush por, ja që, “pronarët” e këtij nacionalizmi dhe fundamentalizmi ortodoks mendojnë që kësisoj do të mund të ruhet stuktura votuese e VMRO-së e cila me “marrëveshjen” e Përzhinos pa dyshim që përjetoi një goditje të madhe.
Nëse në kohën komuniste në Maqedoni u punua që të ngulfatet islami duke e penguar predikimin dhe aktivitetet legale dhe institucionale të islamit, sot kjo tentativë e ngulfatjes së islamit dhe muslimanëve bëhet duke e vampirosur fundamentalizmin ortodoks maqedonas. Sot kemi plotë protesta dhe demontsrata institucionale të maqedonasvë ortodoksë (jo të shqiptarëve ortodoksë të Maqedonisë) kundër xhamive, shtëpiave të Allahut xh.sh. Në asnjë shtet të Evropës Juglindore nuk shprehet kjo urrejtje kaq patologjike kundër islamit siç shprehet në Maqedoni, edhe atë që kur u krijuan këto konstelacione politike aktuale. Tendenca për ta krishterizuar Maqedoninë përjetë do të jenë vetëm përpjekje të një xhapiku që pretendon se është krokodil.
Ka edhe një hile në të gjitha këto përpjekje alla-millosheviqiane! Ndër shqiptarët të preket elementi islam me qëllim që të kapen për këtë element dhe të alarmohet krejt bota se çfarë fundamentalistësh islamikë janë shqiptarët. Ky karrem iu ndryshk serbëve dhe do t’ju ndryshket edhe maqedonasëve pa u kapur aty asnjë shqiptar. Shqiptarët janë besimtarë të sinqertë, e dijnë fare mirë që islami është fe të cilën e mbronë Allahu xh.sh. Por kjo nuk do të thotë se këtë mbrojtje të shenjtë me automatizëm do ta kenë edhe shqiptarët si bartës shumicë të kësaj feje. Shqiptarët duhet të mbrohen vetë dhe kjo mbrojtje bëhet vetëm duke e mbrojtur identitetin kombëtar si dhe të gjitha elementët që e përbëjnë këtë identitet.
“Kujdestari” i fundamentalizmit ortodoks të nacionalistëve maqedonasë duhet ta ketë të qartë që, duke pretenduar arritjen e ndonjë rezultati nga ndonjë konfrontimi mbi baza fetare në mes të shqiptarëve dhe maqedonasëve, e ka përpjekje shumë të kotë, ndërsa do të dalin shumë të suksesshëm në drejtim të trashjes së fundamentalizmit sllavo-ortodoks. Ky zullum më së paku do t’ju bëjë dëm shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët me ngulm do të instistojnë të ngelin pararojë e trekonfesionalitetit si vlerë më e çmuar e kombit shqiptar. Pikërisht shqiptarët e Maqedonisë janë kjo pararoje dhe asnjëherë nuk do të joshen nga karremet e mprehura kuzhinave serbe këtu e një shekull më parë.
Aty ku ka Zot do të ketë edhe Shtëpi të Zotit ku krijesat e Tij do t’i luten e do t’i përulen. Përulje të tjera nuk ka, para asnjë diktatori, kushdo qoftë ky, me përjashtim para Alahut xh.sh.
Në Kriva Pallank, fundamentalizmi ortodoks mori kthesën. Droje është, në kthesë gjithnjë mund të thyhet qafa! Pas reformave në BFI të cilat do t’i kryej Lëvizja për Reforma, një xhuma do të falet edhe në këtë qytet, i cili, dikur, me mbi 60 xhami quhej Bajram Pashë! Do të ketë edhe xhami, përveç mesxhidi. Banorët e Kriva Pallankës do të ftohen që të japin kontributin moral e material në ndërtimin e asaj xhamie.


(Autori është Myfti i Shkupit si dhe drejtues i Lëvizjes për Reforma në BFI të RM)

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/