Skip to main content

Burrat kosovarë lënë paratë në kazino, gratë bëjnë prostitucion për të ushqyer fëmijët

Lojërat e fatit, bastoret dhe kazionot, mbeten një problem serioz në vend, pasi ato veprojnë edhe në vende ku janë të ndaluara si afër objekteve shkollore, e kjo po ndikon që edhe fëmijët t’i frekuentojnë.

Pasuria e humbur e familjes që pastaj gjenerojnë konflikte, e deri te detyrimi i grave për t’u marr me prostitucion, janë vetëm disa nga rastet që kanë ndodhur si pasojë e këtyre lojrave.

Për këtë veprimtari, Policia e Kosovës, ditëve të fundit ka arrestuar një numër të madh të personave të lidhur me këtë veprimtari. Kurse, Administrata Tatimore e Kosovës ka mbyllur 51 njësi të subjekteve të lojërave të fatit dhe ka lëshuar 21 gjoba me vlerë prej 37.000 euro.
Burrat janë bërë rob të kazinove, duke harxhuar pagën që pas një dite pune, kurse gratë detyrohen të bëjnë prostitucion për t’i mbajtur fëmijët e tyre.
Kështu e fillon shqetësimin e tij deputeti Adem Salihaj, duke thënë se çështja e lojërave të fatit është një problem shumë serioz në Kosovë.
“Në anën tjetër unë jam dëshmitar edhe vetë se pranë kazinove të ndryshme shohim të parkuara automjete të vjetra që është një shenj që ata që janë aty nuk janë të pasur, por mund të jenë të varfë dhe ato pak para që i marrin si rrogë për ta mbajtur familjen e tyre shkojnë menjëherë edhe i shpenzojnë nëpër kazino. Unë kam pasur shumë kontakte me gra familjare të cilat kanë shprehur një shqetësim shumë të madh sepse burra e tyre janë bërë rob të kazinove. Shkojnë edhe e harxhojnë pagën për një ditë për një orë dhe pastaj familja mbetet në situatë shumë të mjerueshme saqë gratë nënat që janë përgjegjëse për familje nuk dinë se kah t'ia mbajnë. Nuk dua të theksoj por ka pasur raste që më kanë treguar që janë detyra të bëjnë prostitucion për të mbajtur fëmijët e tyre. Kjo është shumë tragjike për ne, për Kosovën”, tha ai.
Ai gjithashtu tha se ky problem duhet të debatohet në Qeveri dhe në Kuvend, ku edhe duhet të vendosen kushte që vështirë do të mund të përballojnë një numër i madh i kazinove në mënyrë që së paku numri i tyre të reduktohet në masë të dukshme.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha se policia kryen hetimet penale në bashkëpunim më ATK dhe Doganat e Kosovës, kur dyshohet se ka të bëjmë me vepra penale kundër ekonomisë dhe shpëlarjes së parasë, e që ndërlidhet edhe me lojërat e fatit.
“Sa i përket rasteve të tjera që ndërlidhen me dhunën, nëse i referohemi dhunës apo incidenteve nëpër lojëra të fatit, këtë vit deri në këtë periudhë janë regjistruar 39 vepra penale që shumica e tyre përbëhet nga grabitjet, vjedhjet e rënda, por që nuk kufizohet vetëm me to”, tha ai.
Hoxha shtoi se këtë vit Polica e Kosovës në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Doganat, kanë marrë veprime hetimore dhe operacionale në terenduke kontrolluar disa biznese që merren me këtë veprimtari, ku gjatë këtyre operacioneve janë arrestuar një numër i caktuar i personave. Sipas tij, janë mbyllur disa lokale dhe janë bërë disa sekuestrime të aparateve, si dhe janë shqiptuar gjoba.
Ndërsa, zëdhënësja e ATK-së, Blerta Nikiqi tha se vetëm këtë vit janë të licencuara 17 kompani që ushtrojnë veprimtari të bastit, 9 kompani që ushtrojnë veprimtarin me lojëra në automate në klube të veçanta, si dhe 10 tombola bingo në lokale të mbyllura.
Ai ka shtuar se janë revokuar dy licenca, si dhe janë mbyllur 51 njësi të subjekteve të lojërave të fatit. Kurse, janë lëshuar 21 gjoba me vlerë prej 37.000 euro.
Në anën tjetër, neuropsikiatri Fahri Drevinaj tha  se ata që kanë varshmëri nga këto lojëra kanë probleme të mëdha, duke krijuar kështu humbje të mëdha edhe për familjen.
“Unë kam pasur dy raste të cilat kanë qenë shumë të rënda, të cilën kanë krijuar shumë hu mbje familjare. Rasti në Kroaci, tha të reagojmë me shpejtësi, të bëjmë një strategji ose në nivelin e asociacionit te psikiatërve ose të psikologëve, punëtorëve social në dy ministrit të mirëqenies sociale dhe te ministrisë së shëndetësisë. Ato dy raste të cilat kam pasur kanë qenë shumë drastike të cilat i kanë humbur shumë pasuri familjeve. Ata pastaj kanë gjeneruar edhe konflikte dhe kanë pasur pësime të mëdha për shkak të borxheve dhe fajdeve. Ata shkojnë në bastore më shpresë se do të fitojnë dhe do t’i kthejnë borxhet”, tha ai.
Ai mendon se çështja e bastarëve është një problem shoqëror dhe socio-patologjik i cili i kanoset Kosovës dhe që nuk duhet heshtur./T.Hoxhaj/

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/