Skip to main content

Posts

Showing posts from November, 2015

Ndrecaj: BDI do fitoj, vetëm nëse populli shqiptar shndërrohet në “narod”

Hamdi Ndrecaj, i njohur si komandant Panteri ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të komunës së Gostivarit Nevzat Bejta se,  BDI do ti fitojë zgjedhjet e 24 prillit.   “Nëse ky popull nuk është më popull, por është shndërruar në ‘Narod’ …Ju prapë do të fitoni dhe do ta forconi edhe më shumë koalicionin me të njëjtën parti radikale anti shqiptare – VMRO-DPMNE. Por keni harruar që gjërat kanë ndryshuar…po jetësohet Ilirida, sidoqoftë për Ju do jetë ferri dhe fundi i karrierës suaj të turpshme”, ka komentuar Ndrecaj në shkrimin e postuar nga agjencia e lajmeve INA.

‘Buxheti 2016’, opozita votoi kundër

Opozita votoi kundër buxhetit për vitin e ardhshëm, duke argumentuar se është i parealizueshëm dhe jozhvilimor. Shteti ka një borxh prej 4 miliardë eurove, dhe sipas LSDM-së buxheti i ri do të thotë borxh i ri dhe qytetarë të varfër. Për partitë në pushtet VMRO-DPMNE dhe BDI buxheti për vitin e ardhshëm është zhvillimor, deri tani me shuma më të mëdha të investimeve kapitale, dhe do të ketë më shumë para për ndihma sociale dhe pensionet. Në Magazinën Ekonomike në këtë temë debatuan Marjanço Nikollov nga LSDM, dhe Rexhail Ismaili nga BDI. “Kjo bëhet me kredi, ndërsa ju 110 milionë euro do të shpenzoni për ndërtesa të qeverisë dhe ndërtesa administrative. A kemi nevojë të marrim kredi prej 90 milionë eurove për gazifikim apo më mirë të mos i ndërtojmë ndërtesat e qeverisë dhe administratës dhe ato para t’i shpenzojmë për gazifikim dhe të mos harxhojmë nga kreditë”, tha Marjanço Nikollov, LDSM . Alsat-M

Osmani dhe Deda me plan konkret për dalje nga kriza politike (Foto)

Deputeti Ilir Deda dhe Vjosa Osmani në një konferencë shtypi thanë se situata politike dhe e sigurisë në vend është e papranueshme dhe Kosova mund të humb shumë në rast se kjo situatë vazhdon. Ata propozuan një marrëveshje për 5 partitë politike në vend LDK, PDK, AAK VV dhe Nisma. Deda tha se njerëzit e zgjedhur në situata të vështira kanë përgjegjësi të mëdha duke propozuar kështu marrëveshje me pesë pika e qe kane të bëjnë me Asociacionin dhe demarkacionin. Ai tha se këtë draft marrëveshje pak më herët ia kanë dërguar pesë liderëve të partitë politike. Ndërsa Vjosa Osmani prezantoi pesë pikat e marrëveshjes duke thënë se funksioni i deputetit nuk përfundon vetëm në paraqitje në seanca apo gjuajtjen e gazit lotsjellës në seanca për qëllime të caktuara politike. Ajo tha se këtë marrëveshje e prezantojnë si dy deputetë e jo në emër të partive që iu takojnë Osmani tha se shpreson që kjo kërkesë të shqyrtohet dhe të negociohet. *** Për pak çaste në ambientet e Kuvendit t...

Shkollat e Sarajit do të bojkotojnë mësimin

Klasat s'kanë vend për karrige, ndërsa mësuesit janë duke punuar pa para që në fillim të këtij viti shkollor. Këta janë dy prej arsyeve kryesore për të cilat ka shumë të ngjarë që prej javën tjetër të nis bojkotimi i mësimit. Shkollat e Sarajit janë të limituara edhe me stafin menaxhues, personelin teknik dhe shërbimin pedagogjik. Për rreth 2000 nxënës, të shpërndarë në tre shkolla periferike dhe një qendrore është vetëm një pedagog dhe një psikolog Laura PAPRANIKU Problemet me mbingarkesën e shkollave ku mësimi zhvillohet në gjuhë shqipe janë jashtëzakonisht të mëdha dhe prekin segmente të ndryshme të funksionimit të shkollave, duke filluar nga efektivi i mësimdhënësve për të vazhduar me stafi menaxhues, shërbimi pedagogjik, personeli teknik e deri te mungesa e hapësirave. Jo vetëm klasat e  stërmbushura me 38 e 40 nxënës përbëjnë shqetësim, pasi në Maqedoni ka ende shkolla ku në një karrige len nga dy-tre nxënës. "Jo që nuk kemi mundësi të gjemë karrige, por nuk ka vend ...

BDI mungon tek lëshimi i trenit modern, ngase takohet me prodhuesit e mollave

Një delegacion i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim sot qëndroi në Prespë, me ç’rast u takua me prodhues të mollëve dhe me ata që shfrytëzuan mjete financiare për pajisje bujqësore. Edhe në këtë takim u bë fjalë për politikat në sferën e bujqësisë, me theks të veçantë në sferën e prodhimit të mollëve. “Rajoni i Prespës, siç dihet, prej kohësh është i njohur për prodhimin e mollëve. Ne jemi këtu që t’i promovojmë politikat e reja në sferën e bujqësisë, por edhe mundësit për shfrytëzimin e subvencioneve. Në kontekst të zhvillimit të përpunimit të produkteve bujqësore, ne inkurajojmë prodhuesit e mollëve që t’i shfrytëzojnë subvencionet që i ofron Qeveria në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Për këtë qëllim, për bujqit dhe blegtorët e mjediseve dhe komunave shqiptare, për vitin 2016 janë ndarë 37 milionë euro, shumë kjo që relativisht është konsiderueshme për t’i shtuar kapacitet prodhuese, por edhe për t’u pajisur me makineri moderne që këtyre prodhuesve punën do t’ua bënte ...

Myftiu Murat Iseni me thikë e sulmon ish-lustratorin Mehmeti

Mulla Sula bashkëpunëtorëve të vet në krim ua ka mësuar një stil të ri! Jo më me armë të zjarrta, sepse po bëjnë «potere», por, le të përdoren thikat e hanxharet. Mjer intelektualët në çfarë niveli kanë rënë: një hoxhë spiun ia vë thikën në fyt e atij i shkon pikë-pikë   Zeqie Veseli   Këtë fundjavë, në një nga hotelet prestigjioze të Ohrit (pra, jo në Strugë por në bastionin e ortodoksisë maqedonase), u mblodhën minushët e Sulejman Rexhepit për pikë të qejfit. I kishte ftuar të gjithë hoxhallarët në një pushim të merituar (!!!), por, nuk i shkuan as pesëdhjetë hoxhallarë. I duhej uzurpatorit të BFI-së, Sulejman Rexhepit, një përkrahje masovike, në momentin kur, të gjithë, bukvalisht, të gjithë faktorët e kanë lënë vetë, si peshkun në rërë. Me ujë nuk bëhen petullat! Në natën e premte, si dhe tërë ditën e së shtunes, në qendër vëmendje ka qenë myftiu i Kërçovës, Murat Iseni, i cili, si pllakë e prishur gramafoni, nuk i paska përtuar që ta përsërisë e ripërsërisë n...

Burrat kosovarë lënë paratë në kazino, gratë bëjnë prostitucion për të ushqyer fëmijët

Lojërat e fatit, bastoret dhe kazionot, mbeten një problem serioz në vend, pasi ato veprojnë edhe në vende ku janë të ndaluara si afër objekteve shkollore, e kjo po ndikon që edhe fëmijët t’i frekuentojnë. Pasuria e humbur e familjes që pastaj gjenerojnë konflikte, e deri te detyrimi i grave për t’u marr me prostitucion, janë vetëm disa nga rastet që kanë ndodhur si pasojë e këtyre lojrave. Për këtë veprimtari, Policia e Kosovës, ditëve të fundit ka arrestuar një numër të madh të personave të lidhur me këtë veprimtari. Kurse, Administrata Tatimore e Kosovës ka mbyllur 51 njësi të subjekteve të lojërave të fatit dhe ka lëshuar 21 gjoba me vlerë prej 37.000 euro. Burrat janë bërë rob të kazinove, duke harxhuar pagën që pas një dite pune, kurse gratë detyrohen të bëjnë prostitucion për t’i mbajtur fëmijët e tyre. Kështu e fillon shqetësimin e tij deputeti Adem Salihaj, duke thënë se çështja e lojërave të fatit është një problem shumë serioz në Kosovë. “Në anën tjetër u...

Thaci dërgon letër ngushëllimi ambasadores së Francës në Shkup

Me keqardhje të thellë pranuam lajmin për sulmet terroriste dhe viktimat që pësuan në Paris. Sulmi ndaj qytetarëve të pafajshëm dhe përdorimi i dhunës nga kushdo qoftë dhe për çfarëdo motive qofshin janë të papranueshme dhe të dënueshme. Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emrin tim personal, më lejoni të ju shpreh ngushëllime të sinqerta dhe të solidarizohemi me dhimbjen e Juaj, familjarëve të viktimave dhe të plagosurve të tjerë. Në këto moment të vështira mendimet dhe lutjet tona janë me Ju dhe me popullin Francez.

Mbi 160 të vrarë, Parisi në shtetrrethim

Më shumë se 160 veta janë vrarë në gjashtë lokacione në Paris në një seri të sulmeve terroriste. Franca ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa janë mbyllur edhe kufijt e saj. Ky është një nga sulmet më të rënda terroriste dhe se terroristët kanë sulmuar restorante, kafiteri, stadiumin kombëtar dhe një sallë koncerti. Policia ka informuar se 120 veta janë vrarë në sallën “Bataklan” ku terroristët kanë mbajtur dhe vrarë disa pengje. Me ndërhyrjen e njësiteve speciale, tre terroristë janë vetëvrarë me mjete shpërthyese, derisa njëri prej tyre është vrarë nga policia.  Policia franceze theksoi se në aksionet e saj janë vrarë 8 terroristë.  Agjencia AFP raporton se nga këto sulme janë plagosur edhe mbi 200 veta. Sulmet kanë nisur rreth orës 22.30, kur një terrorist i armatosur me kallashnikov ka sulmuar restorantin “Kamboxha e vogël” në qendër të Pasizit. Më pas janë dëgjuar shpërthime në stadiumin “Stad de France” ku po luhej ndeshja Francë – Gjermani, ndërsa sulm...

Dështon anëtarësimi i Kosovës në UNESCO! Thaçi të jap dorëheqje!

Kosova humb shansin për anëtarësim në UNESCO, kritikon institucionet për mos lobim të mjaftueshëm. Kosova ka humbur betejën e saj për tu bërë shtet anëtar në organizatën për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara, (UNESCO), për faktin se të hënën nuk i morri votat e mjaftueshme për anëtarësim. Gjatë procedurës së votimit në Asamblenë Gjenerale, 92 shtete kanë votuar pro, 47 vende ishin kundër dhe 55 shtete abstenuan. Kosovës i nevojiteshin 95 vota për anëtarësim. Ndër vendet që kanë votuar kundër janë: Brazili, Kina, Spanja, Rusia, India, Kazakistani, Bjellorusia, Koreja Veriore, Sllovakia, Uruguai, Venezuala, Bahreini, Palestina dhe Indonezia, vendi më i madh në mysliman në botë. Vendet që votuan pro anëtarësimit të Kosovës ishin: Shqipëria, Afganistani, Andorra, Australia, Austria, Bahamet, Bahreni, Belgjika, Belize, Benini, Brunei Darussalam, Bullgaria, Burgina Faso, Kanada, Çadi, Ishujt Cook, Kosta Rika, Bregu i Fildishtë (Cote d’Ivoire), Kroacia, Republika Ç...

Janeva nuk jep detaje se me cilën lëndë do fillojë punën

Prokuroria Speciale tani për tani nuk ka kërkuar asnjë lëndë lidhur me bombat e opozitës. Kështu konfirmojnë nga Prokuroria Publike, pas paralajmërimit të Katica Janevës se ajo me ekipin e saj, prej sot fillojnë me punën aktive. “Ju njoftojmë se deri në këtë moment nëpër prokuroritë publike nuk ka arritur kërkesë për dorëzimin e lëndëve nga Prokuroria Publike për ndjekjen e veprave kriminale që dalin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve”, thonë nga Prokuroria Publike e RM-së Se cilët janë hapat e para që i kanë ndërmarrë Alsat M pyeti edhe në Prokurorinë Speciale, por nga atje nuk ka përgjigje. Vizituam objektin në bulevardin Ruzvelltova ku duhet të akomodohet Prokuroria Speciale. Atje takuam punëtorë, por jo prokurorë dhe bashkëpunëtorë profesionistë, por mjeshtërit që kryenin punët ndërtimore. Mbrapa kamerave shpjeguan se ka shumë punë që objekti të jetë funksional. Në derën hyrëse nuk ka tabelë, ndërsa kabina e policisë paralajmëron se këtu do të ketë Institucio...

Opinion: Kthesë në Kriva Pallankë

“Xhamitë i janë kushtuar vetëm Allahut, prandaj mos iu lutni askujt, krahas Allahut!” (El Xhinn, 18) “Kush është më fajtor se ai që pengon të përmendet nëpër xhamitë e Allahut Emri i Tij dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre?!” (El Bekare, 114) Shkruan H. Ibrahim Shabani “Marrëveshja” e Përzhinos e arritur në mes të partive kryesore politike të vendit do të përligjet po atë ditë duke marrur kthesë në Kriva Pallankë. Përfaqësuesi i PDSH-së, gjatë prononcimit pas arritjes së kësaj “marrëveshje” do të deklarojë: “   Ne nuk kemi besim që kjo marrëveshje do të realizohet por mbetet përgjegjësi e atyre që janë pjesë e bisedimeve përsa i përketë qeverisë”! Hala pa kaluar gjysma e ditës pas kësaj deklarate, gjithçka u rrënua në Kriva Pallankë. Atje, u bënë bashk “macasi kucasi” kundër një objekti të cilën muslimanët e këtij qyteti e kishin marrur me qera për t’i kryer obligimet fetare islame. Dikush kishte menduar se me këtë “Marrëveshje” të Përzhinos ishte gjunjëzuar dinji...

EKSKLUZIVE/ Bozinovski: Për “bombat” më ndihmon një mik shqiptar; ja dhe një e fundit për reis Sulejman Rexhepin

Ai është një ndër gazetarët maqedonas më kontravers e të zëshëm, i cili në ikje nga autoritetet maqedonase, i ngarkuar me akuza për spiunim të shtetit, vazhdon të luaj rolin e opozitës maqedonase nga Serbia. Kur kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, ndaloi së publikuari të ashtëquajturat “bomba” mbi përgjimet e bisedave telefonike të funksionarëve politik në pushtet, në mënyrë që të respektojë Marrëveshjen e Përzhinos për dalje nga kriza politike, rolin e tij e mori Zorani tjetër, pra gazetari Bozinovski.  Ai, për cdo ditë në facebook po publikon materiale me dëshmi mbi kriminalitetin e gjithë funksionarëve politikë në Maqedoni. Dhe në një intervistë eksluzive për te  tesheshi.com , Bozinovski nuk ka kursyer asgjë dhe askënd, që nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaqi, z/kryeministri Musa Xhaferi, reisul ulema Sulejman efendi Rexhepin dhe shumë të tjerë nga blloku politik maqedonas. Për durimin e lexuesve të intervistës, Bozinovski në pyetjen e fund...

A do të shtyhen zgjedhjet për në korrik

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të shtyhen së paku për tre muaj dhe në vend se të mbahen në prill do të mbahen në muajin korrik të vitit të ardhshëm, thonë për “Lajm” burime diplomatike të afërta me negociatat ndërpartiake që po zhvillohen lidhur me marrëveshjen e Përzhinos.  “Të vogla janë gjasat që zgjedhjet të mbahen më 24 prill. 99 për qind mund të thuhet se ato do të prolongohen deri në muajin korrik”, thekson për “Lajm” një diplomat, duke insistuar të mbetet anonim. Në këtë mënyrë, në vend që të mbahen më 24 prill, zgjedhjet sipas të gjitha gjasave do të mbahen më 24 korrik 2016, kur poashtu bie ditë e diel.  Shkak për këtë prolongim është mosrespektimi i afateve për zgjedhjen e ministrave të rinj të punëve të brendshme dhe për punë dhe politikë sociale, siç parashihej në Marrëveshjen e Përzhinos. Nëse sillet vendim që zgjedhjet përfundimisht të shtyhen, atëherë ka gjasa të shtyhet për tre muaj edhe zgjedhja e ministrave të rinj, por edhe i kryeministrit t...

Partia e Erdoganit prin në rezultatet e para, merr 53.2% të votave

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të sotme në Turqi tregojnë se Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Recep Tayyip Erdogan është në epërsi. Me gati gjysmën e votave të numëruara, televizioni shtetëror TRT ka raportuar se Partia e Erdoganit ka fituar 53.2 përqind të votave. Pas saj radhitet Partia Republikane Popullore me 20.7 përqind. Zgjedhjet e sotme në Turqi kanë qenë të dytat në pesë muaj. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim ka dështuar të sigurojë shumicën në zgjedhjet e qershorit, ndërsa përpjekjet për të formuar koalicion qeveritar kanë qenë po ashtu të pasuksesshme.