Skip to main content

A po bëhet edhe Amerika me PDSH-në?

Çdo ditë e më shumë, SHBA po dërgon sinjale të fuqishme për situatën politike në Maqedoni. Përderisa për funksionarët e BDI-së, shpalosen akuza planetare për korrupsion, siç është rasti me aferën e “Maxhar Telekom-it”, ku janë direkt të implikuar lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi zëvendëskryeministër i Qeverisë, në njëfarë mënyre SHBA po “hap“ dyert e burgjeve për liderin e BDI-së dhe zëvendës kryeministrin e parë nga radhët e partisë shqiptare në pushtet.
Nga ana tjetër, SHBA-të kanë hapur dyert edhe për PDSH-në.
Por ka një dallim të madh në sjelljen e shtetit më të madh të botës kur bëhet fjalë për mënyrën e konceptimit të tyre për dy partitë shqiptare në Maqedoni. Për dallim nga BDI, për PDSH-në janë hapur dyert e Kongresit Amerikan.
Tashmë një javë, me ftesë të Kongresit Amerikan, në Uashington po qëndron deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu.
Siç mëson “Ditari”, deputeti Fazliu gjatë kësaj jave ka pasur takime të shumta me kongresmenë të ndryshëm amerikanë dhe me zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë, në të cilat është diskutuar hollësisht situata politike në Maqedoni.
Nuk është e rastësishme ftesa e Kongresit Amerikan për deputetin e PDSH-së Bekim Fazliu. Ai që në vitin 2012, i pari ka dhënë alarmin për aferën korruptive me “Maxhar Telekom-in” dhe ka kërkuar në kuvendin republikan, përgjegjësi direkte nga Musa Xhaferi.
Gjithashtu, siç merr vesh portali ”Ditari.mk”, deputeti Fazliu prej nesër do të qëndrojë në Çikago me ftesë të mërgatës shqiptare në Amerikë.
Por përveç ftesave nga vetë Kongresi Amerikan, SHBA-të kanë shpeshtuar takimet me kreun më të lartë dhe funksionarë të tjerë të PDSH-së edhe në Maqedoni. Janë shpeshtuar ndjeshëm kohët e fundit takimet e vetë ambasadorit amerikan Xhes Bejli me liderin e PDSH-së z.Menduh Thaçi, ndërkohë që janë bërë pothuajse të përditëshme takimet mes funksionarëve të PDSH-së dhe stafit të ambasadës amerikane në Shkup.
Kriza politike që po kalon Maqedonia ishte edhe në fokusin e takimit që kongresmeni amerikan Eliot Engel zhvilloi gjatë vizitës së tij në Shkup me liderin e PDSH-së Menduh Thaçi.
Thaçi në takim shpalosi ofertën e PDSH-së dhe vlerësoi se zbatimi dhe realizimi i reformave të vendosura nga Komisioni Evropian, përfshirë këtu edhe marrëdhëniet ndëretnike, si dhe zgjidhja e tyre konform Marrëveshjes së re politike që e ofron PDSH-ja, janë rruga e vetme për të dalë nga kriza dhe për të siguruar një perspektivë më të mirë.
Kjo qasje e PDSH-së ndaj krizës politike, u mirëprit nga kongresmeni amerikan. Menjëherë pas këtij takimi pasoi edhe ftesa në Kongresin Amerikan për deputetin e PDSH-së Fazliu, në mënyrë që edhe kongresmenët e tjerë të njihen nga afër me ofertën konstruktive të PDSH-së për daljen nga Kriza në të cilën gjendet Maqedonia./Ditari.mk/

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/