Skip to main content

Posts

Showing posts from October, 2015

SHBA-BE, mesazhe serioze Gruevskit dhe Zaevit

Përfaqësuesit e diplomacive më të mëdha në vend, SHBA dhe BE përmes një deklarate të përbashkët apeluan deri të kryeministri Nikolla Gruevski të veproj urgjentisht në zgjidhjen e krizës politike.  Në këtë deklaratë ata porositën edhe liderin e opozitës maqedonase, Zoran Zaev të mos i publikoj “bombat” të cilat mund të rrezikojnë Marrëveshjen e Przhinos. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shkup, Charles Garrett deklaroi sot se gjatë bisedimeve për zgjidhjen e krizës politike,  ambasadorët i kanë shprehur dëshpërimin Gruevskit për shkeljen e afatave të Przhinos. Ai tha se i kanë bërë thirrje urgjente Gruevskit të nxit ekipin e tij që të ndërmerr reformat e duhura për implementimin e shpejtë marrëveshjes që të sigurojë terren për zgjedhje të drejta dhe kredibile në sytë e vendasve dhe ndërkombëtarëve dhe gjithashtu të merr përgjegjësi për shkeljet e mundshme. I bëjmë thirrje urgjente edhe LSDM-së, ta plotësojnë obligimin e tyre të marrëveshjes mos të publikojnë materiale nga a...

Bombë e re për “shitjen” e Burmali Xhamisë? (Video)

Gazetari kontrovers, Zoran Bozhinovski ka publikuar në facebook një “bombë” të re me biseda të ministrit për transport, Mile Janakievski. Bozhinovski pretendon se në këtë incizim mes tjerash dëgjohet edhe pjesa që dëshmon se BDI ka “shitur” v endin e Burmali Xhamisë për motive të ulëta. Meqë audio nuk është e kualitetit të mirë, “Lajm” potencon se nuk kemi arritur të konstatojmë nëse me të vërtetë bëhet fjalë për “shitjen” e vendit të Burmali Xhamisë për interesa personale. Megjithatë vlerësimin më të mirë mund ta bëni ju lexues të nderuar, pasi të dëgjoni audion.

Marrëveshjet me Serbinë nuk e kanë statusin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Nuk e ka statusin e marrëveshjes ndërkombëtare asnjë prej dokumenteve të firmosura nga autoritetet e Kosovës dhe ato të Serbisë në procesin dialogues të zhvilluar prej më shumë se dy vjetësh në Bruksel. Nuk definohen të tilla as me Kushtetutë dhe as me të drejtën ndërkombëtare. Palët kanë firmosur deri tash një numër të madh marrëveshjesh. Më kryesorja është ajo e prillit të 2013-s, kur u vendosën parimet për normalizimin e marrëdhënieve midis të dyja vendeve. Gjatë gushtit të sivjetmë janë firmosur katër sosh, midis të cilave edhe ajo për parimet mbi bazën e të cilave do të ngrihet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Marrëveshja ka prodhuar reagime të mëdha në Kosovë. Opozita ka bllokuar Kuvendin shkaku i saj dhe zhbllokimin e ka kushtëzuar me tërheqjen e nënshkrimit nga kjo marrëveshje, shkruan sot “Koha Ditore”. Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka thënë të jenë dy mënyra se si duhet përcaktuar statusin e marrëveshjeve që Kosova ka arritur me Serb...

Pushteti përgadit protesta në stilin e Millosheviqit

Protesta në stilin e regjimit të Sllobodan Millosheviqit do të ndodhin në Shkup, në organizim të partisë në pushtet VMRO-DPMNE. Kështu shkruan sot portali Plusinfo, duke theksuar se ekipi i ngushtë i kryeministrit Nikola Gruevski po përgadit anëtarësinë partiake për protesta radikale politike në Shkup, duke i ngjarë atyre të marsit të 1991 në Beograd të organizuara nga ish-diktatori serb Sllobodan Millosheviqit. Protestat do të kenë si qëllim edhe qërimin e hesapeve me opozitën, por edhe dërgimin e mesazheve nacionaliste në adresë të faktorit ndërkombëtarë. Mësohet se protesta do të nis nga Parlamenti, por është e mundur që këto protesta të shpërndahen edhe në qytete të tjera.  Koluministë të njohur proqeveritarë në kolumnat e tyre të fillimit të kësaj jave paralajmëruar këto protesta masive. (INA)

Hoxhallarët dhe xhematet nuk besojnë në Mustafa Dautin dhe OH Hilal

Gazetarët po raportojnë pa ndalur për fenomenin e maskës së Mustafa Dautit në lidhje me kujdesin mashtrues që po tregon ai dhe OH Hilal ndaj emigrantëve. Mustafa Dauti dhe Hilali i lënë emigrantët Sirian nëpër shi dhe të ftohtë të dhëna që vërtetohen se punën që duhet ta bën OH Hilal në krye me Mustaf a Dautin mbetet vetëm premtim, fjal boshe dhe reklamë. Mustafa Dauti mundohet vetëm të fotografohet dhe të e shqipton emrin e Sulejman Rexhepit para kamerave duke e lavdëruar atë kinse përkujdeset për emigrantët Sirian, ndërsa realiteti është krejt ndryshe meqë punën e bëjnë Hoxhallarët dhe Xhamitë të vetëorganizuara. OH Hilal edhe kësaj rradhe po dështon sikur në Lagjën e Trimave dhe vërshimeve në Tetovë përmes mashtrimeve dhe keqpërdorimeve. Kjo që po ndodh është vetëm një e mirë e një grupi të vogël që mbush bunarin e disa njerëzve që i drejton Sulejman Rexhepi në fshehtësi dhe Mustaf a Dauti në opinion. Puna e tyre para kamerave kinse kujdesemi për Sirianët e që në fakt është masht...

OPINION: Thesi i veprave penale të Sulejman Rexhepit

A nuk është vepër penale mosrespektimi i rregulloreve të BFI-së, mosorganizimi i tenderave përkatëse, mosthirrja e organit më të lartë të BFI-së për të raportuar të vërtetën mbi të gjitha akuzat duke e keqpërdorur tubimin e tyre vetëm sa për t’ua marrur përkrahjen për një sërë veprash të paligjshme që do t’i bënte Mulla Sula nga fillimi i muajit maj e klëndej Neriman Osmani, Gostivar Në fillim, këtë shkrim deshta ta titulloj “9 veprat penale të Mulla Sulës”! Megjithat, ky titull m’u duk shumë përkufizues. Veprat penale të Mulla Sulës do t’i përkufizoja vetëm në 9-t ë ! Ndërsa ato janë aq të shumta sa, mbase më gjithëpërfshirëse e tyre do të ishte thjesht, thesi. Nga disa shkrime e reagime të Lëvizjes me të cilat nisi të faktorizohet që në dalje të saj, fillimisht kuptohej se Mulla Sula kishte manipuluar dhe gënjyer disa nga organet shtetërore, të gjitha organet e BFI-së si dhe mbarë popullatën mysimane të vendit. Dakord, mund të vlerësohen edhe si të këtilla por, tashmë ka...

SKANDAL: Vonohet ngrohja e shkollave në Kërçovë për shkak të Musa Xhaferit (Dokument)

Qeveria të dielën (dje) nuk e ka shqyrtuar kërkesën e komunës së Kërçovës për furnizim të shkollave me naftë nga rezervat shtetërore, kurse shkak për këtë ka qenë mungesa e zëvendëskryeministrit Musa Xhaferi. “Lajm” nga burime qeveritare ka siguruar përgjigjen për komunën e Kërçovës e cila është në gjuhën maqedonase. Mirëpo edhe më skandaloz është fakti se qeveria nuk pranon ta shqyrtojë këtë kërkesë pa prezencë të zëvendëskryeministrit Musa Xhaferi. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur për 18.10.2015 e prolongoi shqyrtimin e Informatës lidhur me nevojën e furnizimit me derivate nafte të nevojshme për mbulimin e nevojave të shkollave, për seancën e ardhshme të Qeverisë me konkluzë që e njëjta të shqyrtohet në prezencë të Musa Xhaferit, zëvendëskryeministër për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit”, thuhet në njoftimin dërguar komunës së Kërçovës.

Blerim Bexheti vazhdon ti mbetet besnik Ali Ahmetit!

Në takimin e sotëm të BDI-së, ku u certifikua kryetari i shtabit zgjedhor dhe u dhanë vendime për kryetaret e shtabeve lokale u vërejt mungesa e disa figurave të rëndësishme që kanë peshë në terren dhe në opinionin e brendshëm dhe të jashtëm siç janë Ermira Mehmeti, Hazbi Lika dhe Fatmir Dehari. Megjithatë kryetarit të BDI-së nuk i bënë përshtypje mungesat pasi siç tha ai, BDI tregon se është parti e figurave të reja politike, parti që ushqehet me gjak të ri. Për ta vërtetuar këtë thënie, Ali Ahmeti ishte rethuar nga ”gjaku i ri i BDI-së”. Atë sot nuk e lanë vetëm Beqir Hasani, Musa Xhaferi, Rafis Haliti, Artan Grubi, Nazim Bushi dhe te tjere. Edhe pse shumë njerëz nuk e prisnin, përkrahje Ali Ahmetit i dha sot edhe Blerim Bexheti. Të gjithë përkrahësit e mbetur, janë në krah të liderit të tyre për të mësuar brezin e ri sesi vidhet e vritet për pushtet. Blerimi ka tjetër detyrë, ai duhet ti mësojë të rinjtë e BDI-së se si ruhet morali i partisë ./Ditari.mk/

Fazliu: Ahmeti mashtrues i madh

Deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu përmes një postimi në rrjetet sociale, e ka quajtur super mashtrues lideri e BDI-së, Ali Ahmeti. “Nesër jep vendime paramendoni, për kryetaret e 34 shtabeve komunale, a dekreton shefin e shtabit qendror. Dhe këtë budallallēk të rradhës, duan ta shēnojnē si ngjarje dhe ta informojnë opinionin e gjerë. E kësaj radhe vërtete ju ka hije slogani i tyre “FILLOJMĒ” me shtesën “MBRAPSHT ” … aq ishte. Vërtetë filluan mbrapsht. Fillim i fundit të tyre. Dhe çdo fund i kriminelëve, patjetër tē jetë dramë! Skena e fundit e dramës sē quajtur BDI , fillon nesër dhe përfundon me 24 prill 2016 , pa mundësi qē të reprizohet ndonjëherë!”, shkruan deputeti i PDSH-se Bekim Fazliu.

BDI edhe më tej po burgos shqiptarë të pafajshëm

MPB ka publikuar videon nga aksioni i sotëm policor në Maqedoni( Brezë, Haracinë, Hotël, Kumanovë) ku në orët e mëngjesit pas aksionit në Shkup dhe Kumanovë ka arrestuar tre persona të cilët kinse u kanë dhënë përkrahje logjistike dhe si bashkëpuntorë për ngjarjet e Komunovës që kanë ndodhur më 9 dhe 10 maj në ‘Lagjen e Trimave’. Të arrestuarit janë Ragmi Latifi, Musadik Pajaziti dhe Ibrahim Murtezani.

PDSH: Komunikatë lidhur me zhvillimet aktuale politike

Partia Demokratike Shqiptare vazhdon ta mbështes marrëveshjen e 2 qershorit / 15 korrikut, si dhe dialogun e grupeve të punës. Apelojmë që sa më shpejtë të tejkalohen mosmarrëveshjet lidhur me Prokuroren Speciale dhe Këshillin e prokurorëve publik. Njëkohësisht presim që me shumë seriozitet të vazhdojë dialogu për marrëdhëniet ndëretnike dhe për përshpejtimin e integrimit të vendit në NATO dhe BE ./Ditari.mk/

Ademi: Sa pagoi Musa Xhaferi për t’u fotografuar me Bill Clintonin?!

Në portalet që mbështesin BDI-në është publikuar një shkrim për takimin e zv/kryeministrit Musa Xhaferi me ish-presidentin amerikan Bill Clinton. Në foto shihet Xhaferi duke ia shtrënguar dorën ish-presidentit amerikan i cili gëzon simpatinë e shqiptarëve për shkak të rolit të tij vendimtar në sulmet ajrore të NATO-s kundër Serbisë, raporton SHENJA. Mesazhi që synohet të jepet është se një mik i fuqishëm i shqiptarëve shprehë mbështetje për numrin dy të BDI-së. Por, e gjithë kjo duket të jetë një farsë. Kështu të paktën pretendon Edmond Ademi,  i cili në Facebook ka  demaskuar përpjekjen për t’i dhënë imazh madhështor vizitës së Xhaferit në SHBA. “Fondacioni Clinton Global Initiative funksionon sipas sistemit: You pay, you attend! Për biznesmenë kuota është minimum 100.000 dollarë, për individ 50.000 dollarë, për OJQ 20.000 dollarë. Nëse paguan më shumë, ke shansin të fotografohesh me Bill Clintonin. Sa ka paguajt Musa”, ka shkruar Ademi. Ndërkohë, është raportuar se ...

‘Vëlla Sokol, ish-bashkëluftëtarët e tu të tradhtuan në Kumanovë’

Vëllai i komandant Sokolit, Besnik Ukshini përmes një letre publike nuk e pranon asesi faktin se vëllai i tij po dergjet në kazamatet maqedonase nga tradhtia e ish-bashkëluftëtarëve të tij, njofton agjencia e lajmeve INA. Ai habitet me heshtjen e qeverive shqiptare për të cilat dyshon se kanë hisen e tyre në aktin e tradhëtisë në Kumanovë. Lexoni letrën e plotë: Urime Ditëlindja Komandant Sokoli! Vëlla Sami, asnjëherë nuk e kam menduar se do të uroj ditëlindjen Tënde e Ti të jesh në kazamatet sllave. Një Sokol si Ti nuk e ka vendin dhe nuk do të gjendej në kafaz tē armiqve por tradhëtia e Hamzajve të sotëm ju preu në besë. U ftuat që të përkujtoni ushtarët tuaj në përvjetorët e rënies të tyre ju than se forcat e koalicionit Sllavo-Rus do të sulmonin e bënin masakra mbi popullatën në atë ditë. Prania juaj do te krijonte siguri tek vëllezërit në Iliridë. andaj, siq e do besa dhe detyrimi kombëtar,mu ashtu siq vepruat në vitin 2001, vendosët të jeni pran vëllezërve tuaj si çdo ...

LE TE KALBEN LEKURAT! MISHI LE TE SHITET!

Ky është vendimi i dalur nga shpirti i ngurrtë i Sulejman Rexhpit në raport me Kurbant e sivjemë. U dha pas përfitimit nga mishi i kurbanëv sepse, si duket, po e ndjenë që është aksioni i fundit i tij. “T’i mëshoj për së fundmi herë”, kishte thënë Molla Sula. Zeqie Veseli Muslimanët e Maqedonisë akoma nuk e kanë kaluar atë shok të tmerrshëm që e përjetuan gjatë festës së Bajramit të Kurbanit. Doli lajmi i argumentuar se Sulejman Rexhepi e ka përdhosur sadakanë e muslimanëve të vendit. Përmes kamionit të plehërave, me targë SK 136 UN ka hedhur rreth 10 ton lëkura të kalbura. Arsyet se pse u kalbën këto lëkur të donuara nga myslimanët e vendit për Medresenë Isa Beu, po dalin ditë për ditë. Njëra prej arsyeve paska qenë se po kërkohet një organizim gjigant për t’i menaxhuar lëkurat që tubohen në mbarë vendin. Ky angazhim, sipas njerëzve të Sulejman Rexhepit, nuk ia vlenë, sepse po kushton shumë ndërsa përfitimet janë të vogla. Ja ku ka shkuar puna! Për Medresenë edhe një qese me q...

Në BFI nana, motra, gruaja shkojnë fjollë!

Kohë më parë në Gazetën e përditshme LAJM u botua një lajm lidhur me transportin e refugjatëve me mjete private dhe me mjete të organizuar nga shoqatat e ndryshme. Për këtë licencën duhej siguruar nga Ministria e Punëve të Bendshme dhe nga ajo e transportit. Për këtë paska konkurruar edhe OH HILAL e BFI-së por që, duke i ditur synimet manipulative të kreut të kësaj Orgnzatë si dhe të BFI-së, Ministria e policisë e refuzon kërkesën e HILAL-it. Këtë arsyetim të policisë, në biseda interne, hajni Mustafa Dauti e diskuton si, marrëveshje të MPB dhe vetë tij, sepse nëse e merr Hilali licencën atëherë duhet t’ua japin edhe të tjerëve. Për hirë të bashkëpunimit të ngushtë që e paska me policinë e shtetit paska arritur t’i mirëkuptojë policët dhe mos të reagojë për këtë “padrejtësi”! E vërteta është se, dosja kriminale e Mustafa Dautit e ka lënë jasht lojës këtë Organizatë që të merret me transportin e refugjatëve në mënyrë të organizuar nga Gjevgjelia e deri te kufiri me Serbinë. Në lajm...

Nevoja foshnjërake (pampersiane) e Molla Sulës

Që kur ekziston ambasada amerikane e deri më sot, me mijëra qytetarë të Maqedonisë i janë përgjigjur aksonit vullnetar për të dhuruar gjak dhe, pa dyshim që, që të gjithë kanë marrur nga një letër falënderimi nga kjo Ambasadë. Por, kurrë, askujt nuk i ka shkuar në mend që ta bëjnë publike atë letër. Sepse nuk bëhet! Po pse këtë nevojë Mulla Sula dhe hajni i tij Mustafa? Shkruan: Bashkim G. Aliu Insitucionet amerikane, Shteti i Amerikës, populli amerikan, e kanë në traditën e vet që mos ta refuzojnë asnjë ndhmë që i dedikohet kauzës amerikane, qoftë kjo edhe përmes një pike gjaku. Si shtet e popull human që janë, dijnë të organizojnë edhe aksione mjaft atraktive humane, kështu duke ua dhënë të gjithëve shansin që të ndjehen si “ndihmëtarë” ndaj Amerikës. Këtë kënaqësi ua ofrojnë gjithësecilit. Ja, një nga aksionet e këtilla është edhe organizimi i dhurimit të gjakut. Kohë më parë Ambasada Amerikane kishte organizuar aksionin e dhurimit të gjakut, për të gjithë ata që dëshirojnë ...

Akadamikët shqiptarë shprehen pro publikimit të bombave

Akadamikët shqiptarë në Maqedoni janë shprehur kundër projekt ligjit të Talat Xhaferit, i cili, parashikonte bllokimin e publikimit të “bombave” të LSDM-së.Ata janë shprehur se bllokimi i tillë është i pazbatueshëm dhe jo transparent. Për profesorin universitar Abdylmenaf Bexheti, propozim ligji për ndalimin e bombave është çmenduri e radhës. “Tentuan që të censurojnë informacione që nuk mund të ndalohen”, u shpreh Bexheti. Ai thekson se të gjitha ato informacione janë një projekt në interes publik, ka një të mirë publike aty. Për arsye të këtyre formacioneve kanë formuar Prokurori speciale, me detyra special, me fonde të palimituara special dhe tani dikush të ndalojë informacionet që dalin nga ato. “Është formuar strukturë institucionale që do të menaxhojë një proces e dikush shkon deri në ato nivele të çmendurisë që ta ndaloje këtë aktivitet. Edhe Prokuroria publike punon në realizimin e të mirave publike. Kështu që zotëriu në fjalë duhet të lexojë pak, të mësoj çka janë të mirat ...

MOLLA SULA SI FATOS LUBONJA

(Rreth shqetsimeve antikombëtare të Sulejman Rexhepit të shprehur në kollumnen e tij të fundit me titull «Nacionalizmi strehë e fundit (e para) e horrave », të botuar në Koha e në disa potale lokale) Shkruan Sevdie Riza Në kollumnen e parafundit Sulejman Rexhepi kishte nënshkruar një tekst me titull “Të gjithë terroristët nuk janë myslimanë”! Pa dyshim, kjo frazë e përgjysmuar është shkëputur nga ajo frazë më e gjërë raciste që thotë “Të gjithë terroristët nuk janë myslimanë, të gjithë myslimanët janë terrorist”! Nga vetë titulli me një sintaksë sllave, shihet që nga egoja e Sulejman Rexhepit ka shpërthyer ajo urrejtje psikopatike kundër çdo gjëje që nuk mbanë vulën dhe siglën e tij. Mulla Sula tani është në fazën e urrejtjes së gjithçkafit, sepse, ai ka bindjen se tashmë çdo gjë është duke vepruar kundër tij. Nisur nga kjo logjikë, del edhe shkrimi tjetër, kollumna e fundit, e cila, fatkeqësisht sërish mbanë autorësinë e Sulejman Rexhepit. Shkronjësi kësaj radhe nuk ka mbajtur ...

‘Veçer’:Talat Xhaferi e mbron Maqedoninë më shumë se LSDM-ja

Me propozim ligjin për ndalimin e ‘bombave’ të opozitës, Talat Xhaferi ka fituar shumë fansa, por këtë herë nga maqedonasit dhe mediat proqeveritare. Gazeta pro-qeveritare ‘Veçer’ sot në ballinë ka nxjerrë nën titullin ”Diplomatët na uzurpojnë shtetin, Talat Xhaferi kujdeset më shumë se krejt LSDM-ja për Maqedoninë” Përndryshe, ky propozim ligj është tërhequr nga ana e Talat Xhaferit, për t’u rishikuar dhe për t’u propozuar përsëri./ina/

Ambasada e SHBA-së reagon lidhur me propozim ligjin për “bombat”

Grupi punues për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos dje ka arritur përparim në lidhje me çështjet lidhur me zgjedhjet dhe kanë ra dakord që sot të vazhdohen bisedimet sot, kanë informuar për Nova nga Ambasada e SHBA-së. Nga atje gjithashtu thonë se partitë janë dakorduar që vazhdimi i publikimit të informacioneve të siguruara në mënyrë ilegale ta ngrisin në Grupet punuese, të shqyrtojnë aso lloj zgjidhje ligjore në pako me zgjidhjet ligjore për mbrojtje të ashtuquajturat informatorë, dhe këto çështje të zgjidhen përpara 20 tetorit. “Këto ligje hapin çështje serioze në lidhje me lirinë e shprehjes, lirinë e qytetarëve për privatësi dhe sundimin e drejtë, prandaj të gjitha këto çështje duhet të adresohen në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Maqeodnisë”, kanë potencuar nga Ambasada e SHBA-së.

SULEJMAN REXHEPI E BЁN HARAM SADAKANЁ E MYSLIMANЁVE

Çka kërkoi një kamion i bardhë, i madh i plehërave nga “Komunalec”-i i Shkupit, me targat SK 136 UN, i cili pak para mesnate iku nga oborri i Bashkësisë Islame në RM. Erdhi për ta zbrazur arkivin e BFI-së? Jo! Sepse nuk ekzison arkiv i BFI-së. Kamioni i plehërave e mori me vete sadakanë e myslimanëve, hejdien e tyre për medresantët tanë, i mori lëkurat e kalbura të kurbanëve Shkruan: Salush Aliu Edhe një dëshmi e gjallë dhe e freskët që flet se, Sulejman Rexhepi, reisi i dhunshëm, nuk brengoset fare për pasurinë kolektive të myslimanëve të vendit. E shkatërroi vakëfin, e vodhi, e sakatosi buxhetin e BFI-së, paraprakisht duke e ditur se së shpejti Fakultetin e Shkencave Islame do t’ia varë më qafë buxhetit shtetëror. Shumë shpejt do ta “rahatojë” edhe Medresenë Isa Beu, ndaj dhe, buxheti i ngritur tradicionalisht nga aksionet fetare islame, përfshirë këtu edhe lëkurat e kurbanëve, do të jetë një grazhd ekskluziv për familjen Rexhepi. A do t’ia arrijnë këtij idiotizmi, mbetet për ...

Regjisori i "Lugina e Ujqërve", Sınav: Kam një lidhje shpirtërore me popullin e Ballkanit

TIRANË/SHKODËR (AA) – Me filmin “Histori e gjate” janë përmbyllur tre netët e Festivalit të Filmit Turk, të mbajtur ne qytetin e Shkodrës. Të rinj të Shkodrës, por edhe të ftuar kanë ndjekur këtë film, që ka një regjizurë të Osman Sınav që hyri në transmetim më datë 12 tetor 2012. Filmi i është përshtatur kinemasë pas realizimit të skenografisë nga Yiği Güralp i veprës me të njëjtin titull të shkrimtarit Mustafa Kutlu. E veçanta e këtij eventi në Shkoder ka qene pikërisht prezenca e regjisorit Osman Sınav. I gjendur në Shqipëri për të marrë pjesë një programin të organizuar nga Qendra Kulturore Turke "Yunus Emre" e Shkodrës regjisori dhe producenti i njohur i botës së kinemasë në Turqi, Osman Sınav në një prononcim për Anadolu Agency  tha se e ndjen veten si në shtëpinë e tij kur ndodhet në vendet e Ballkanit. Sınav tha se ka një lidhje shpirtërore me popullin e Ballkanit dhe u shpreh se lidhja e tij me popujt e Ballkanit filloi me telenovelën "Deli Yürek" (Z...

A po bëhet edhe Amerika me PDSH-në?

Çdo ditë e më shumë, SHBA po dërgon sinjale të fuqishme për situatën politike në Maqedoni. Përderisa për funksionarët e BDI-së, shpalosen akuza planetare për korrupsion, siç është rasti me aferën e “Maxhar Telekom-it”, ku janë direkt të implikuar lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi zëvendëskryeministër i Qeverisë, në njëfarë mënyre SHBA po “hap“ dyert e burgjeve për liderin e BDI-së dhe zëvendës kryeministrin e parë nga radhët e partisë shqiptare në pushtet. Nga ana tjetër, SHBA-të kanë hapur dyert edhe për PDSH-në. Por ka një dallim të madh në sjelljen e shtetit më të madh të botës kur bëhet fjalë për mënyrën e konceptimit të tyre për dy partitë shqiptare në Maqedoni. Për dallim nga BDI, për PDSH-në janë hapur dyert e Kongresit Amerikan. Tashmë një javë, me ftesë të Kongresit Amerikan, në Uashington po qëndron deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu. Siç mëson “Ditari”, deputeti Fazliu gjatë kësaj jave ka pasur takime të shumta me kongresmenë të ndryshëm amerikanë dhe me z...

Baton Haxhiu: Ali Ahmeti është kriminel

Analisti dhe publicisti i njohur kosovar ka adresuar kritika të ashpra kundër liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. I mllefosur me rastin “Monstra”, ngjarjet e Kumanovës, ai e ka quajtur Ahmetin lolo, gjysmë analfabet, kriminel, e çka jo tjetër. Agjencia e lajmeve INA risjell intervistën e tij  të dhënë pas betejës së Kumanovës.