Skip to main content

Sulejman Rexhepi shpërblen argatët e zullumit

Sulejman Rexhepi muaj me rradhë po i shpërblen argatët e zullumit të cilëve si duket u ka mbetur borxh për ndihmën që ia kanë ofruar të kthehet në BFI edhe atë me polici për ta mbuluar dhe fshehur krimin, hajninë dhe keqpërdorimet e bëra. Shpërblimet ndaj këtyre argatëve të zullumit po vazhdojnë edhe sot e kësaj dite dhe sigurisht do të jenë edhe më tutje duke filluar që nga klani i Gostivarit, hoxhën e tij të Sfillarës, Bekim Dibranin dhe të gjithë ato që deri dje i quante Vehabistë (Radikalistë ) gjëgjësisht rrënues të vlerave të pastra islame të ruajtura me shekuj në tokën tonë arbërore. Klani i Gostivarit në fakt argatët e zullumit nga Gostivari u shpërblyen me pozicionimin e Irsal Jakupit ( shokut të Miralem Hasanit) në postin e Sekretarit Gjeneral të BFI-së. Se çfarë argat janë këta na tregoi gazetari Zoran Bozhinovski me bombat e publikuara ditë më parë. Argati i zullumit Bekim Dibrani është imami që u deshifrua nga gazetarët për planin që kishte hartuar Sulejman Rexhepi për t’i bërë puç Muftiut të Shkupit Ibrahim Shabanit, për të cilin projekt Sulejman Rexhepi pranon se ka pasur një bisedë në “ viber” mes Bekim Dibranit ( anëtar në Myftini të Shkupit) dhe një anëtari tjetër të Muftinisë në fjalë. Biseda ka qenë e inicuar nga Bekim Dibrani me instrukcione të Sulejman Rexhepit dhe djemve të tij. Argati i zullumit Bekim Dibrani u shpërblye me shkuarje në Haxhxh. Çfarë vlera posedon ky imam i Sfillarës së Sulejman Rexhepit që të shkon shpesh në Haxhxh?! Shumë ishte i qëlluar reagimi i disa imamëve të Shkupit lidhur me shkuarjen e Bekim Dibrani, imamit të Sfillarës në Haxhxh! Ky është Imami i vetëm i Shkupit që shkon në Haxhxh shpesh pa asnjë meritë! Vallë, sipas tyre është shpërblyer se kishte rritur numrin e anëtarësisë së fshatit, kishte grumbulluar Sadekatul Fitrit dhe Zeqat më tepër se vitet e kaluara për Medresenë Isa Beu, apo se ishte pjesë e projektit të Sulejman Rexhepit për t’i bërë puç Ibrahim Shabanit, Muftiut të Shkupit?! Kjo është edhe një hata (veprim i gabuar) e Sulejman Rexhepit i cili po shkel dinjitetin e hoxhallarëve me autoritet në Shkup, ndërsa shpërblen një argat që nuk dinë tjetër përpos që të mjel lopë dhe të del në malin e Sfillarës për të bërë gjueti, meqë gjuetinë e kanë hobi të shenjtë që po ua le trashëgim Sulejman Rexhepi. Për shkuarjen e Bekim Dibranit në haxh flasin fotot që i ka bërë publike pikërisht ai në profilin e tij të facebook ( inshallah nuk i mohon se janë bërë nga ai personalisht, ashtu siç thonte Zeglul Rexhepi për fotot e tija në profilin e tij lidhur me Xhudistet- shkinat e Bullgarisë dhe Prilepit që bënin ushtrime në konviktin e Medresesë Isa Beu muaj më parë). Se si u përcollën Haxhijtë e Shkupit kësaj here është krim i ushtruar ndaj atyre për të cilën duhet të përgjigjet Rexhep Jusufi dhe Sulejman Rexhepi. Haxhinjëve në fjalë nuk u është bërë duaja e haxhxhit në formë të organizuar, për dallim nga viti i kaluar ku haxhitë e Shkupit u përcollën me të gjitha nishanet nga Ibrahim Shabani. Atyre përpos duaja që u është bërë në formë të organizuar, nga Muftinia e Shkupit u shtrua drekë për haxhitë e kësaj Muftinie. Ndërsa sa u takon rrënuesve të vlerave të pastërta islame të rruajtura shekuj me rradhë (Vehabistëve dhe Radikalistëve islamik) ashtu i quante Sulejman Rexhepi, për fat të keq ato i takojmë nëpër institucione. Disa prej tyre janë në Muftini të Shkupit, në Rijaset të BFI-së dhe shumë prej tyre nëpër xhami të Shkupit. Shihni, Bekim Dibrani me foto të gjallë nga Qabeja duke dëshmuar vetë për shkuarjen e tij pa meritë në haxhxh gjatë këtij viti.( Marrur nga: Të gjithë për çlirimin e BFI-së nga Sulejman Rexhepi)

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/