Skip to main content

Sulejman Rexhepi akuzon Qeverinë Turke për Burmali xhaminë


BFI si duket nuk ka zot shtëpie meqë aspak nuk përmirësohet gjendja e saj me Sulejman Rexhepin, por vetëm që shkon dhe rrëndohet.  Kohë më parë NISMA ( Lëvizja për ndryshime dhe reforma në BFI) kishin deklaruar se Sulejman Rexhepi  është jolegjitim dhe uzurpator i këtij institucioni me familjen e tij, andaj nuk mund të shohim diç tjetër përpos se lëvizje drejt rrënimit dhe stagnimit të BFI. Deri sa Sulejman Rexhepi akuzonte VMRO dhe BDI për Burmali xhaminë atë e kishim të qartë, por ama momenti se pse u hesht kjo çështje ishte vërtet diskutabile?! “Maxhar telekomi” dhe dosja “ ZHARKO” janë arsyet e humbjes së Burmali xhamisë nga BFI. Lidhur me këtë fakt flet Sllobodan Bogoevski ku shihet qartë se Sulejman Rexhepi ka shitur Burmali xhaminë për mos t’ia publikuar dosjen që dëshmohet se është shërbëtor i UDB-së me emrin“ ZHARKO”. Lajm raporton se BFI tani jo VMRO dhe BDI, por qeverinë Turke akuzon për Burmali xhaminë! Kjo çfarë po bënë BFI me këtë akuzë drejtuar Qeverisë Turke është për t’u habitur, kur dihet se sa donacione vijnë nga ky shtet për trashëgimin kultore islame. “ Në ndërkohë nga Bashkësia fetare Islame e Maqedonisë, duke u bazuar në informacione të pakonfirmuara, thonë se fajtore për dhënien e vendit të Burmali Xhamisë është qeveria turke.” “Sipas të dhënave me të cilat disponojmë, edhe pse të pakonfirmuara, por që gjithmonë po bëhen më aktuale nëpër ambiente të ndryshme, mesa duket nga lokaliteti i Burmali Xhamisë ka hequr dorë Qeveria Turke, e cila ka lejuar që në vendin e një objekti i cili është trashigimi, apo monument kulturo-historik, të ndërtohet një objekt me karakter ushtarak. Mos harrojmë se Burmali Xhamia është monument kulturor historik nga epoka e osmanlinjve”, deklaruan për “Lajm” nga BFIM. Si mund të akuzohet ky shtet kur dihet se TIKA është merrë pjesë në çdo objekt të kulturës islame qoft për restaurim, meremetim apo rindërtim. Sipas burimeve tona TIKA është dëshmitare të miliona eurove të harxhuara në rikthimin e objekteve kulturore islame në jetë në Shkup, Manastir etj.
Marrur nga: rumeli agency

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/