Skip to main content

Realitet: Kur krimineli (Mustafa Dauti) kërkon ndihmën e policisë

Nën këtë inercion të përditshëm këtë fjalor e përdori edhe Sulejman Rexhepi kur në mes të parkingut të Operës dhe Baletit të Maqedonisë, para një turmë njerëzish, si i çartur shante nëna e gra të hoxhallarëve.

Shkruan: Idriz Zekiri

Në Bashkësinë Fetare Islame në RM çka nuk ndodhë, çka nuk veprohet e çka nuk bëhet! Aty vidhet, aty punohet në fshierjen e gjurmëve të vjedhjes, aty bashkëpunohet me shërbimet sekrete, aty vlon korrupsioni, aty mendohet vetëm për gjetjen e fjalëve të pista me të cilat do të shahen nënat dhe gratë e hoxhallarëve. Sharja aty ka pas arritur edhe këtë përmasë: një këshilltarë i lartë i Sulejman Rexhepit, në presencë të të gjithëve, i thotë Shaqir ef. Fetahut, Myftiut të Gostivarit “të zë dhe në mes të Xhamisë së Isa Beut t’i heq pantollanet dhe të …” Të gjithë patën qeshur me lotë. Pat qeshur edhe ky efendi i mendermethënshëm. E dini pse? Sepse që të dy e dinin për njëri tjetrin se ishin bashkëpunëtorë aktiv të shërbimit sekret të Aleksa Donevskit!
Aty ky fjalor përdoret sa herë kur të takohen Sulejman Rexhepi me anëtarët e Rijasetit me të cilët në vend të përshëndetjes islamike ua çon nga një selam nënave të tyre. Aty shpërthejnë të sharat sa here të takohet Myftiu i Kërçovës Murat efendiu me Rexhep Ziberin e një farë shoqate inekzistente. Aty shpërthejnë të sharat sa herë që takohen Mustafa hajni me Halil Kajollin (tullacin). Pra, sharjet në BFI janë të vetmet ndër veprime dhe janë më të shpeshta se sa selamet islame.
Nën këtë inercion të përditshëm këtë fjalor e përdori edhe Sulejman Rexhepi kur në mes të parkingut të Operës dhe Baletit të Maqedonisë, para një turmë njerëzish, si i çartur shante nëna e gra të hoxhallarëve.
Çuditërisht, në BFI paskan zënë mend! Këto ditë, për ta jetësuar një intrigë që parashihte dëbimin e Halil Kajollit nga BFI-ja ku punonte si shofer e si ndëshkim se pse nuk i doli në mbrojtje kriminelit Mustafa Dauti kur ky u shpullos nga turma që kishin ardhur për ta mbrojtur Myftiun e Shkupit, h. Ibrahim ef. Shabanin. Një ditë diku shtallet me hajnin e paparë të BFI-së Mustafa Dauti, duke i thënë se para pak çastesh ishte këtu Halili dhe të ka sharë me nënë. Ky menjëherë thërret policinë dhe, do ti që policët kishin qenë shokë të tij dhe të asaj anës ku ishte lindur Mustafa hajni dhe agjenti Shinasi Memeti! Polici injorant e bën raportin dhe i thërret të gjithë për ta nënshkruar ashtu si çka shkruar ai. Natyrisht, edhe për kundër kërcënimeve, asnjëri nga të punësuarit nuk pranon për ta nënshkruar atë raport, me përjshtim të nja dy bashkëpunëtorëve të verbër të Sulejman Rexhepit. Kësisoj, krimineli Mustafë Dauti edhe një herë mori goditjen e merituar nga të punësuarit në BFI, ngeli si debill me gishta në gojë dhe duke u tallur të gjithë me të, madje në prezencë të vetë policisë.
Po pse ky debill nuk e ftoi policinë për të denoncuar për sharjet e Sulejman Rexhepit që u adresoi nënave dhe grave të hoxhallarëve. Po pse ky injorant asnjëherë nuk e ftoi policinë për mijëra sharje që shpërthejnë në BFI brenda një minuti? Ky veprim i këtij krimineli flet se gratë dhe nënat e hoxhallarëve janë qenie që e meritojnë sharjen! Vetëm nëna e tij jo! BFI-ja është institucioni i vetëm në botë ku lëvrohen sharjet shqip dhe ku lirisht me fondin aktual të sharjeve mund të bëhet një enciklopedi unikale, me autorësi konkrete.
Nëse Halil Kajolli paditet dhe dëbohet nga puna për një sharje (për të cilën asnjëri nuk dëshmoi), atëherë çka presin të tjerët, përfshirë këtu Sulejman Rxhepin dhe pijunët e tij?


Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/