Skip to main content

Opinion: Cilit “ZHARKO” do t’i interesonte Burmali Xhamia?!

Nga “bomba” e fundit, veç të tjerash u zbardh dhe fati i Burmali Xhamisë. Para e madhe është dhënë për heshtjen e problemit “Burmali xhamia”! Ali Ahmeti e Musa Xhaferi qenkan korruptuar me qëllim që ta heshtin problemin dhe në vend të xhamisë greku të ngris hotel. Po si u hesht Sulejman Rexhepi?

Shkruar nga Ernad Hoda

Pyetja se pse e heshti Sulejman Rexhepi problemin e Brmali Xhamisë tashmë nuk është pyetje retorike, sepse ka një përgjigje të saktë. Ky problem nuk u ngrit në problem politik dhe as në letër kushtëzuese koalicionuese për faktin se i paskan mbushur grushat me lekë edhe Ali Ahmeti edhe Musa Xhaferi. Por, vërtet pse heshti Sulejman Rexhepi?
Nuk ka “ZHARKO” në botë që do të shprehte indinjatë, interesim, brengë për një xhami. Të gjithë Zharkot janë të njëjtë, me kryq në zemër dhe inferior ndaj xhamive që janë objekte fetare islame.
Sulejman Rexhepi deri në momentin e fundit kishte paralajmëruar një protestë gjithëpopullore për ta penguar ndërtimin e hotelit grek në vend të Burmali Xhamisë, kurse në mënyrë perfide e kërcënonte pushtetin duke thënë vazhdimisht se “nuk do të mbaj përgjegjësi për atë se çka do të ndodhë…”  Pushteti  VMRO-BDI duke humbur pike nga ky projekt grek dhe antiislam, kishte filluar të ndjejë frikën e ndonjë përshkallëzimi të situatës, prandaj sakaq e kishin gjetur “çelësin”! Sulejman Rexhepit, patriotit me bateria, ia ofrojnë një alternativë! Para nuk ka sepse shumë trash ishin korruptuar dyshja e BDI-së. Marrveshja ishte kjo: anulim i protestës, të heshtet problemi “Burmali Xhamisë” dhe, si kundërshpërblim kurrë nuk do të hapet dosja e Sulejman Rexhepit me emrin “Zharko”!
Natyrisht, Sulejman Rexhepi, si i pabesë që është, nuk e ka për zakon t’i zë besë dikujt, aq më pak shërbimeve sekrete, sepse jo njëherë e kanë tradhëtuar. Ndaj dhe, kohëve të fundit, me të madhe po flitet se bashkë me të birin e vet, inspektorin policor, Zeglul Rexhepin, me të madhe është duke agjituar në të mire të LSDM-së, madje po angazhohen që të gjejnë vend për t’ia hapur një shtab kësaj partie në zonën e Komunës së Sarajit, të bindur se në zgjedhjet e ardhshme do të triumfojë dhe, përfundimisht do të mbyllet dosja “Zharko”. Natyrisht, krahu i Rafiz Halitit e ka hetuar veprimin e kësaj dysheje promaqedonase dhe e ka paraqitur perms kanaleve të ndryshme deri te kryesia e VMRO-së, e cila, në shenjë kërcënimi e ka publikuar vetëm faqen e parë, apo kopertinën e dosjes prej kodoshi të Sulejman Rexhepit. Thonë që është e tmerrshme brendia. Thonë që, nëse hapet ajo dosje atëherë as derrat e egra të Zhedenit nuk do ta pranonin në shoqëri Sulejman Rexhepin.
Po edhe një pyetje është e paqartë! Pse në të njëjtin moment heshti edhe shoqëria civile, një dyzinë shoqatash joqeveritare islamike, të cilat ishin edhe më të zëshme se BFI-ja për sa i përket Burmali Xhamisë?
Flitet se, edhe këto shoqata ranë pre e intrigave të Sulejman Rexhepit, sepse, Mulla Sula fajin deshti ta hedhë te strukturat udhëheqëse të shtetit turk. Flitet se Sulejman Rexhepi ju ka thënë se nuk janë në gjendje për ta fituar lëndën me BDI-në në qeveri, prandaj do t’ju shkruaj letër dhe do të kërkojë përkrahje nga udhëheqsia e shtetit turk. Intriga e tij ka shkuar aq larg se nga kjo udheheqësi turke ka kërkuar me shkrim që të prononcohen nëse janë në gjendje që ta detyrojnë kryesinë e shtetit maqedons që ta ndërtojë Burmai Xhaminë, ose, nëse nuk munden, atëherë edhe këtë pafuqi ta shprehin me shkrim. Pra, Sulejman Rexhepit i duhej një document nga shteti turk i cili do të thoshte se nuk jemi në gjendje për ta bindur Maqdoninë për ta ndërtuar sërish Burmali Xhaminë. Natyrisht, kjo letër do të ishte një alibi për ta justifikuar heshtjen e vet institucionale Sulejman Rexhepi. Ai e priste këtë letër për të dalur para populates muslimane të vendit me këtë justifikim “ne e bëmë të pamundërën por kur Turqia si trashëgimtare e kësaj trashëgimie shpirtërore po heq dorë, atëherë nuk na mbetet asgjë as neve përveçse të veprojmë si Turqia – të heqim dorë nga Burmali Xhamia”! Pra, për të qenë fajtore Turqia dhe jo dosja “Zharko”.
Fatmirësisht u zbardh e vërteta: Dosja e Sulejman Rexhepit prej spiuni me nofkën “Zharko” përjetësisht i rrënoi themelet e idesë për rikthim të Burmali Xhamisë në vendin ku i pati themelet dikur! E vërteta vonon por, gjithësesi që vjen!

Marrur nga OPINIONE

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/