Skip to main content

OH HILAL humb besimin te xhemati dhe xhamitë

OH Hilal veprimtarinë që po ushtron është larg standardeve të një organizate humanitare thuhet në opinion e sidomos në terren ku ka nevoj për ndihma. “Sulejman Rexhepit dhe Mustafa Dautit nuk e kanë mendjen tek ndihma e popullit, por sa më lehtë të bëjnë larjen e parave dhe të keqpërdorin donacionet. Kjo u pa në Kumanovë me hoxhën nga Zvicra, në Tetovë gjithashtu keqpërdorime kjo ishte edhe në Alsat”-tha një besimtar që ishte duke ndihmuar refugjatët Sirian. Një tjetër vazhdoi duke thënë se: “ Edhe këtu vijn e fotografohen dhe asgjë nuk japin nga ajo çka flasin, kjo është turp për Sulejman Rexhepin, për Meshihatin”. Edhe redaksia jonë kishte evidentuar rastet në Kumanovë tek Lagjja e Trimave, në Ramazan gjatë shpërndarjes së ndihmave nëpër muftini, në vërshimet e Tetovës dhe tani po i hasim me refugjatët e Sirisë. OH Hilal fillimisht merrë donacione nga Turqia dhe gjatë dhënies së deklaratave mediatike asnjëherë nuk potencohet donatori. Fakti tjetër që dëshmon këtë realitet është gënjeshtra gjatë shpërndarjes së pakove me ndihma duke mos treguar peshën e vërtet të pakove. Donacioni  i arrdhur nga Turqia është dashur të shpërndahet gjatë muajit të Ramazanit dhe jo të kalkulohet me ndihma dhe të shpërndahet sipas qejfeve të Sulejman Rexhepi dhe Mustafa Dautit. Tragjedia më e madhe e gjithë këtyre është keqpërdorimi i fatkeqësive të njerëzve si rastin e vërshimeve në Tetovë dhe refugjatët Sirian. Sa ishte e dhimbshme tragjedia në Tetovë po aq edhe kjo e Sirianëve. Në të gjitha aktivtetet OH Hilal dështon, kjo u has tek revolta e qytetarëve. Kjo i ka shtyrë që xhamiat dhe xhematet të mos bashkëpunojnë me OH Hilal, por të vetëorganizohen për aksione humanitare duke grumbulluar ndihma dhe dorëzuar në rastet e lartëërmendura. Besimi i xhematit dhe hoxhallarëve në OH Hilal nuk ekziston më, andaj bëhen organizime të xhamiave për të ndihmuar edhe refugjatët Sirian. Shifrat shtetërore për refugjatët Sirian janë të mëdha për të cilët OH Hilal nuk ka asnjë evidencë. Sulejman Rexhepi dhe Mustafa Dauti nuk flasin drejt për atë që bëjnë në Gjevgjeli, ata mashtrojnë opinionin me shifra kur bie fjala tek ndarja e ndihmave, transporti  dhe shërbimet tjera. Shihet qartë se xhamiat kanë ndihmuar më tepër se sa OH Hilal në Gjevgjeli, ngase Hilal askund nuk është e evidentuar në mesin e organizatave humanitare.  OH Hilal keqpërdor situatën e refugjatëve Sirian në Gjevgjeli edhe më shumë se të refugjatëve poashtu Sirian në Sofje të Bullgarisë në Janar të 2014 kur grumbulluan mjete të shumta nga xhamiat, por mediat raportuan se nuk janë shpërnda ndihma më shumë se 5.000 euro./fokusinews/

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/