Skip to main content

Intelektualët shqiptaro-amerikan: Sulejman Rexhepi sinonim i korrupsionit dhe krimit të organizuar

(Rreth shkrimit të fundit të Sulejman Rexhepit me titull: TË KOMPREMETUARIT, të botuar në disa portale maqedonase)

Pas një heshtje relativisht të gjatë, Sulejman Rexhepi na paraqitet me një shkrim “autorial”, i motivuar nga disa “bomba” të publikuara e që të njëjtin e paraqesin si bashkëpunëtorë të shërbimit sekret maqedonas, nën pseudonimin “ZHARKO”!
Sulejman Rexhepi nuk reagon në asgjë që transpemtojnë fuqishëm këto “bomba”, nuk i mohon asnjë nga faktet dhe argumentet që dëshmojnë se i përmenduri me dy këmbë ka qenë në strukturat e spiunëve të vendit. Nuk reagon kundër asnjë fakti të sjellë për bashkëpunëtorët e vet aktualë si dhe miqtë e tij, nuk reagon kundër fakteve që flasin për vjedhjen, korrupsionin dhe shkatërrimin sistematik të BFI-së. Natyrisht, do të reagojë vetëm atëherë kur e zhveshin nga të gjitha petkat e arnuara të një patrioti të rrejshëm si dhe të një të devotshmi pa din e pa iman! Të gjitha lojërat e pista që i ka luajtur mbi kurrizin e shqiptarëve dhe të muslimanëve të këj vendi i ka luajtur pikërisht duke u shitur si “kombëtar” dhe “i devotshm” i madh!
Stili i shkrimit, koha, mënyra e gjuhës si dhe taktika e ndjekur për hermetizimin e personalitetit të tij të rrejshëm, flasin se ai është në prag të tërheqjes. Është çështje kohe por ai do të ik, do ta lë BFI-në të thyrr në kurriz. Ai po e pret një zë të popullit, një falje të kolektivit, një bërtitmë “të kemi falur” dhe, tek atëherë do të ik me një lehtësim të shpirtit nga një peshë e paimagjinueshme e kokrrës së djersës së muslimanit të këij vendi. Kot e ka, këtë zë kurrë nuk do ta dëgojë. Mund t’i ushtojë vetëm si halunacion, e assesi si zë i popullit!

Kompremetohen vetëm ata që përpiqen të ikin nga rrjeti i spiunimit

Sulejman Rexhepi përpiqet ta bindë opinionin e gjërë se, ai është viktimë e shërbimev sekrete pikërisht për shkak të “patriotizmit të tij të madh”! Aq shumë i paska sjellë kokëçarje politikës zyrtare mqedonase sa, tani po iu hakmerrkan! Dmth strukturat policore sekrete tani paskan kaluar në metodën e kompremetimit të personalitetit të tij! Kjo qenka metoda e fundit e këtyre shërbimeve kur nuk mund ta fusin në dorë një “njeri” për spiunim! Nga ana jonë këtej, themi “futja kot”! Po, është e vërtetë kjo por, në këtë metodë ka edhe një të vërtetë tjetër e cila e hedh poshtë tërë përpjekjen opinioniste të Sulejman Rexhepit në shkrimin e tij të fundit, i cili më tepër tingëllonte shkrim lamtumirës se sa sqarues! Kompremetimi policor bëhet dy-tri herë, sa për ta bërë njeriun të papërdorshëm, për të ngelur si ai sendi në maje të plehut!
Metoda e kompremetimit nga ana e shërbimeve sekrete zbatohet dhe ushtrohet vetëm kundër rrebeluesve të kodoshëve aktivë. Do me thënë, strukturat policore e gjejnë një individ të gatshëm dhe vullntarisht për të spiunuar. Pastaj, investojnë në të deri sa të bëhet “fishkëllues” i mirë. I japin benificione të ndryshme dhe, pa pritur e pa kujtuar, ky individ do të rrebelohet dhe do të shpreh përpjekje dhe dëshirë për të ikur prej këtyre shërbimeve. Pikërisht ndaj tij nis dhe ushtrohet metod e komprometimit deri në eliminim total nga skena shoqërore.
Pra, Sulejman Rexhepi sulmohet kaq shumë dhe kaq shpesh me këto “bomba” sepse i ka irituar shërbimet sekrete maqedonase, duke u përpjekur disa herë që t’ju ik, pasi këta shërbime nuk e kanë deaktivizuar asnjëherë.  Këta shërbime kanë investuar dhe ia kanë shtruar të gjitha benificionet Sulejman Rexhepit që të bëhet kodosh i regjur dhe jo “patriot i madh”! Dhe kështu e sulmojnë sa herë që “rrebelohet” kurse e lënë të qetë gjithë atë periudhë kur ky spiunon, kur ky luan lojëra politike antishqiptare, kur dëmton vakëfin me qëllim që të plandoset tërë BFI-ja.
Këto ditë u tha se, vetëm për Sulejman Rxhepin ekzistojnë rreth 2000 “bomba” të cilat mund të sakatosin shumë persona nga familja e vet, nga shoqëria e tij, nga politikanë të vendit, mund të degradojnë ndonjë projekt kombëtar, e ndonjë iniciativë ku ka qenë ky i përfshirë. Po pse? Si duket, është ngritur ndonjë vendim që t’i publikojnë të gjitha këto “bomba” përderisa nuk do të bie coft për dhe Mulla Sula? Pse kjo fushatë kaq sistematike kundër tij? A është më në pyetje “rrebelimi dhe ikja” nga shërbimi sekret maqedonas apo ka diçka edhe më të arsyeshme dhe më racionale që e bën të patjetërsushme ikjen nga skena të Sulejman Rexhepit.

Korrupsion, krim të organizuar, akte terroriste…

Korrupsioni dhe krimi i organizuar që po zhvillon dhe ku është futur Sulejman Rexhepi, janë bërë disa veprimtari tepër shumë shqetësuese për faktorët relevantë të cilët i bëjnë presion institucioneve shtetërore por edhe partive politike që sa më parë ta largojnë Sulejman Rexhepin, duke e nxjerrë para institucioneve gjyqësore si “boss”-at italian të kontrabandimit të uiskit viteve ’30 në Amerikë. Është sekret publik tashmë fakti që flet për pasurimin enorm të Sulejman Rexhepit përmes aktiviteteve korruptive, pasuria e tij shtrihet edhe nëpër zhirollogaritë bankare jasht shtetit, bashkëpronar i hoteleve e i restoranteve madje edhe jasht Maqedonisë. Secili “boss” i shquar me pasuri korruptive gjithnjë hap pasues e ka krijimin e “ushtrisë” personale, me truproje e sigurimsa të cilët pajisen dhe kontrabandojnë armë. Aktet terroriste janë shumë te lehta! Një akt i tillë është edhe shtënja me armë e trupërojes së Sulejman Rexhepit, Rexhep Zimerit, kundër të punësuarve të BFI-së të cilët nuk i binden veprimtarive kriminale të Mulla Sulës. Sulejman Rexhepi dhe bashkëpunëtorët e tyre me armët që i kanë tashmë lirisht mund të krijojnë një “tog” banditësh e kriminelësh të cilët do të viheshin ekskluzivisht në funksion të ruajtjes së “boss” Sulejman Rexhepit përgjatë vjedhjes, zhvatjes si dhe pasurimit korruptiv të familjes Rexhepi. Kjo pra është shqetësuese dhe jo “pariotizmi” apo “xhihadizmi” i Sulejman Rexhepit.
Fakti tjetër që i detyron strukturat e caktuara shtetërore për ta zhveshur kaq shumë Sulejman Rexhepin është edhe prirja e tij që me një lehtësi absolute t’ju ngjitet partive të ndryshme politike, pavarësisht përkatësive të tyre etnike. Përmes lojalitetit politik ai siguron komoditet për veprimtarinë e vet korruptive e kriminele, ndërsa duke u bërë kështu faktor me ndikim, ai edhe në të shumtën e rasteve vendos se kush duhet të fitojë në terrenin e vet. Së fundmi, është kapur se si zhvillon propagandë si dhe, se si përpiqet për të krijuar një zyre shtabi për LSDM-në në terrenin e vet. Tashmë LSDM-së mund t’i ket premtuar fitore qoftë edhe me gjak, sepse LSDM-ja i ka premtuar se do t’ia hesht dosjen “ZHARKO”! Pikërisht kjo gatishmëri tashmë e testuar e Sulejman Rexhepit që të prish rezultate politike qoftë edhe me derdhje të gjakut, përmes grupeve kriminele që i kontrollon e që i finanson me paratë e vakëfit e të BFI-së, i bengos mjaft shumë faktorët relevant të vendit e ndërkombëtarët, ndaj kanë vendosur që ta përkrahin çdo metodë për shporrjen e tij nga çdo skenë shoqërore. Për momentin “faktor” më të izoluar dhe më të anashkaluar se sa Sulejman Rexhepi nuk ka në vend.
Deri në zgjedhjet e ardhshme prej të cilave Sulejman Rexhepi pret përmbytje të mëdha politike, të cilat do ta lënë manash dosjen e tij policore (!), ka edhe bukur një kohë të gjatë dhe kjo dosje do të shfletohet pa rreshtur. Do të nxihen shumë fytyra, do të dalin shumë storie të pakëndshme, do të turpërohen gratë e familjes, djemtë, nipat e mbesat prej figurës kaq shumë antikombëtare e antiislame të Sulejman Rexhepit. “Bombat” mund të zbardhin edhe veprime të cilat mund ta çojnë prapa grilave Sulejman Rexhepin, pranaj është në dorën e tij se deri kur do të shpërthejnë këto “bomba”. Pra, siguresat e këtyre bombave janë në vetë dorën e Sulejman Rexhepit. Pa dyshim, tashmë është e sigurtë që Sulejman Rexhepi do të jetë edhe lëndë shqyrtimi nga Prokurorja Speciale, zonj. Katica Janeva. Në momentin që do të tërhiqet Sulejman Rexhepi do të heshtin të gjitha “bombat”, nuk do të kishte kurrfarë kuptimi që të hidheshin pas një njeriu që figuraivisht tashmë do të ishte i vdekur!

Koha e distancimit: të gjithë kundër mikrobit

Natyrisht, nëse nuk do ta merrte hapin e dorëheqjes urgjente dhe edhe më tej këmbëngul të ngelë dhunshëm në skenën shoqërore, atëherë do të kishim të bëjmë me dy momente të tjera: e para, do të nënkuptohej se Sulejman Rexhepi është peng i korrupsionit dhe i grupeve kriminale ndaj të cilëve ka obligime finansiare nga paratë e pista dhe, e dyta, si pasojë e të qenurit peng i këtyre skemave kriminele, ai nuk e ka ndjenjën e respektit të gruas së vet, të fëmijëve të vet, të vëllezërve dhe, të mbarë familjes Rexhepi. Këtë shumë shpejt do ta kuptojë kjo familje dhe, masovikisht do të heqin dorë prej tij, do ta leçisin publikisht. Të gjithë ata që do ta përkrahin, që nuk do të distancohen sa më shpejt prej kësaj monster aktuel të BFI-së, përfshirë këtu edhe myftitë dhe kordinatorëte tjerë, do të trajtohen si të kapur nga oktapodi Sulejman Rexhepi, apo të kapur në rrjetin e korrupsionit dhe krimit të organizuar nga ky çiban i shoqrisë sonë.



Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/