Skip to main content

Bomba nr.5: Sulejman Rexhepi me pseudonimin “ZHARKO” bashkëpunëtor i UDB-së

Ka kohë që flitet se Sulejman Rexhepi kryetari i BFI-së është bashkëpunëtor i UDB-së. Emri i të cilit është përmendur në dosjen e Slobodan Bogojevskit lajm i publikuar në media dhe portale të ndryshme. Në portalin telegrafi.com, i publikuar më 22 Gusht 2013 me titull: “Hoxhallarët në Maqedoni, bashkëpunuan me UDB-në?”, shihet qart se kush është Sulejman Rexhepi dhe cili është roli i tij në drejtimin e BFI-së?!
Emri i Sulejman Rexhepit gjithashtu është përmendur edhe në albanews.tv, po shpalosim : “Në disa nga dosjet e inspektorëve dhe drejtorëve të lustruar janë gjetur disa nga emrat e hoxhallarëve dhe priftërinjve aktualë në Maqedoni.”
Tetova1, transmeton se: “Në dosjen e ish drejtorit të UDB-së, Slobodan Bogoevskit, është gjetur emri i kryetarit të BFI-së, Sulejman Rexhepit, si bashkëpunëtor i UDB-së. Në dosjen e inspektorit të UDB-së për Gostivar, Temelko Boshkovski, është gjetur emri i myftiut aktual të Gostivarit, Shaqir Fetahu.”
Tani këtë emër e vërteton edhe gazetari Zoran Bozhinovski në publikimin e fundit më 09 Shtator 2015 ku flet qartazi për Sulejman Rexhepin i njohur me pseudonimin “ZHARKO”. Sulejman Rexhepin nga tani e tutje “ ZHARKO” do të quhet për shkak të kodoshllëkut dhe spiunimit të bërë për njerëz dhe bashkëpunëtor të tij. Bozhinovski deklaron se “ ZHARKO” ka rol të fëlliqur gjithashtu në mbytjen e Fatmir Jakupit, djaloshit në fshatin Kondovë në vitin  2000 gjatë zgjedhjeve lokale. Lojrat e fëlliquar të Sulejman Rexhepit kanë vazhduar duke bërë manipulime të ndryshme me partitë politike shqiptare. Sulejman Rexhepi “ ZHARKO” në të kaluarën ka bashkëvepruar dhe manipuluar me PPD, më pas me PDSH, që sot të jet me BDI. Ai kishte akuzuar Menduh Thaçin dhe PDSH se janë vrasësit e Fatmir Jakupit deklarata të dhëna para besimtarëve musliman dhe para policisë, e që më pastaj të akuzon PDSH se është Parti politike kriminale. Tani Sulejman Rexhepi“ ZHARKO” manipulon opinionin me dres të BDI-së, ku kësaj rradhe me manipulime duke keqpërdorur kusheririn e të ndjerit Fatmir, Zejdi Jakupi. Ky i fundit është futur në projektin e krijimit të urrejtjes mes grupit të Rafiz Halitit dhe Blerim Bexhetit. Tani doli në shesh roli final i Sulejman Rexhepit në krye të BFI dhe në mesin e muslimanëve. Mbetet që ligji dhe institucionet e drejtësisë të marrin masa ndaj Sulejman Rexhepit para se ai të dëbohet prej BFI-së i poshtëruar nga muslimanët.  

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/