Skip to main content

Mërgimtarët “zbrazin xhepat” në Kosovë

Shumë mërgimtarë nga Kosova që jetojnë në vende të ndryshme të botës, tashmë kanë ardhur për pushime në vendlindje. Me ardhjen e tyre, vërehet edhe një ringjallje financiare.
Tashmë edhe dyqanet, qoftë ato në sektorin e shërbimeve, por edhe dyqane të vogla dhe qendra tregtare, kanë zgjatur orarin e tyre të punës deri vonë pas mesnate.
Ndërkaq, nëpër rrugë shihen teksa qarkullojnë vetura me regjistrime nga shtete të ndryshme të botës.
Disa nga mërgimtarët, tregojnë se gjatë një viti kursejnë para që të shpenzojnë për pushime në Kosovë, por edhe për t’i ndihmuar familjarët etyre.
Një nga ta është Besarta Haliti nga Gjilani, e cila jeton tash e 18 vite në Gjermani. Besarta tregon se shumën më të madhe të parave e shpenzon nëpër lokale të ndryshme.
“Unë gjatë një viti e kam vetëm këtë pushim, kështu që dal dhe shpenzoj shumë nëpër lokale, kënaqem në Kosovë. Çmimet për mua nuk janë të shtrenjta”, tha Besarta.
Por, mënyra e shpenzimeve të parave të kosovarëve që jetojnë në diasporë, dallon mes gjeneratave të reja dhe atyre të vjetra.
Të rinjtë më tepër shpenzojnë në lokale, por personat më të moshuar, investojnë në patundshmëri dhe objekte banimi.
Mbi 70 për qind vetëm në sektorin e ndërtimtarisë, rritet kërkesa për blerje të banesave, thonë udhëheqës të Shoqatës së Ndërtimtarëve në Kosovë.
Kryetari i kësaj shoqate Brahim Selimaj, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se sektori i ndërtimit varet nga diaspora.
“Të vetmen shpresë qe Kosova e pret është nga mërgimtarët. Edhe sektorin e ndërtimit e ringjall diaspora. Me ndihmën e bashkatdhetarëve tanë, ndërtimtarët ia dalin të ekzistojnë. Pra, 70 për qind e blerjeve të objekteve të banimit janë nga kosovarët që jetojnë në vende të ndryshme të botës“, tha Selimaj.
Se ekonomia e Kosovës ringjallet nga diaspora në muajt e verës, thonë edhe përfaqësues të komunitetit të bizneseve.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë se gjatë kësaj periudhe rritet qarkullimi në të gjitha kategoritë e dyqaneve, rrjedhimisht edhe të hyrat në buxhetin e shtetit.
“Ekonomia e Kosovës mbi 30 për qind është e varur nga remitencat dhe diaspora, e që i ka dy sezona. Bizneset dhe operatorët e ndryshëm ekonomik e mirëpresin sezonin e verës dhe sezonin e vitit të ri, e që në këto dy raste, vijnë paratë e freskëta drejtpërdrejtë në ekonomitë familjare, tregtare dhe prodhuese. Kjo ndikon në rritjen e aktiviteteve dhe shitjeve të produkteve të ndryshme, në të hyrat e buxhetit, por që paraqitet edhe si infuzion për ekonominë e Kosovës”, tha Shahini për Radion Evropa e Lirë.
Përveç shpenzimeve që mërgimtarët bëjnë për pushime në Kosovë, numri më i madh i tyre gjatë tërë vitit dërgojnë mjete për familjarët.
Afër 300 euro në muaj, vlerësohet se qytetarët e Kosovës pranojnë remitenca nga diaspora.
Sipas të dhënave zyrtare, shuma e mjeteve të dërgesave të emigrantëve kosovarë që çdo vit hyjnë në Kosovë, është rreth 600 milionë euro./botasot/

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Rexhep Qosja a i thotë edhe Ali Ahmetit: Mos folni me gjuhën e Serbisë kundër Turqisë! (VIDEO)

Publicisti i njohur dhe shkrimtari, Rexhep Qosja, paradokohe kishte deklaruar që askush nga shqiptarët nuk duhet të flasë kundër Turqisë me gjuhën e Serbisë dhe serbeve, ndërsa nuk dihet këtu a përfshihen edhe deklaratat e fundit të Ali Ahmetit, i cili në një intervistë për TV21 ka thënë se ndikimet lindore u kanë sjellë dhembje shqiptarëve dhe se  Perandoria Osmane na ka bërë shkrumb e hi , Perandori nën së cilës sipas Ahmetit janë prerë, janë vrarë të gjithë patriotët shqiptarë, raporton Almakos.  

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...