Skip to main content

Rexhep Jusufi si prezervativ i Molla Sulës

Opinion nga Nisma për ndryshime në  BFI

Pyetja e radhës që do t’i shtrohet Molla Sulës do të jetë: Kush ta solli orën ROLEX?! Vërtet, pse e pranove orën ROLEX në vlerë prej 35 mij eurove! Çfarë shërbimi i kreve njeriut i cili ta ofroi këtë “dhuratë”! Si do ta justifikojnë myftinjtë dhe koordinatorët aktualë të BFI-së të cilët janë bërë “të urtit” e pashembullt që kur ekziston BFI e këndej. Seç po na përngjajnë në struc A digjet jorgani për një plesh? Po si, madje edhe tërë shtëpinë e djeg Molla Sula, vetëm që ta eliminojë shkaktarin që ia prishë rehatinë në sllamarinën e tij të myktë. Molla Sula do të përfundojë shumë keq me ligjin dhe, për këtë gjë nuk do të ndalemi, deri në frymën tonë të fundit. Ai mendon se do të na detyrojë të heshtim, nuk po e kupton se jemi në një vrapim maratonë dhe se, për shkak të moshës por edhe për shkak të elementeve të sklerozëz, nuk do të arrijë në cak, ose do t’i këputen gjunjtë në mes të vrapit ose do ta gabojë rrugën e do të marrë drejtimin pa kthim. Thellësisht e dijmë edhe ne, por edhe ai që, këtë garë e ka të humbur. Nëse garat e më parshme i paska pasë fitu kjo ka qenë për shkak se këshilltarët e tij si dhe udhëheqësit e organeve luftën e kanë zhvilluar duke u bazuar në kushtetutën, aktet normative dhe në rregulloret e BFI-së. Tani, Molla Sula nuk ka nevojë për këto «shkresa juridike» të kota, sepse vetë është kushtetutë, vetë rregullore, vetë organ, vetë – sulltan! Dëshmi i ka fotografitë e postuara nëpër facebuk, çast ky kur nisi teposhtëza e tij si njeri normal. Ne me kohë ia kemi tërhequr vërejtjen, me kohë ia kemi bërë me dije se po gabon rëndë, me kohë i kemi thënë se për të gjitha këto shkelje dhe falsifikime do të përfundojë në burg. Na ka lutur që t’i qëndrojmë pranë dhe ta mbulojmë edhe për disa kohë të shkurta në manipulimet, në kriminalitetin finansiar dhe në hajnitë që i pat planifikuar bashkë me preservativin e tij Mustafa Dautin! Kur i thamë që të nis e ta pastrojë këtë punë duke e larguar fillimisht Mustafë prezervativin ai na ndëgjoi, e largoi atë, por ky largim kishte qenë formalisht, sepse Mustafa prezervativi ia lëvizte dokumentet e hajnisë para hundëve. Tani mundohet të na eliminoj ne, ne që deri dje na luste që t’i bëhemi urë dhe të ecte mbi ne me tërë atë «thes floriri» të vjedhur nga muslimanët e shkretë. Për këtë dëshmon pasuria e tij e paskajshme. Me të gjitha mjetet mundohet të na eliminojë. Nisi luftën me një zagar me pamje pit bulli, i cili kujdeset për sexi sallatat e Molla Sulës, duke u munduar të na diskreditojë si bashkëpunëtorët të ngjarjeve të Kumanovës dhe si elemente të shërbimeve sekrete të vendit. Kurse ne e kemi ftuar dhe po e fotjmë sërish – urdhëro he burrë, shtrëngo prapanicën dhe, hajde dalim në lustrim, ti dhe të gjithë ne të tjerët ! Na akuzove ndërsa ne ta nxorëm dokumentin se ti ke bashkëpunuar me Sasho Mijallkovin në drejtim të nxirjes së imazhit të BDI-së si strumbullar i vehabizmit. Këtë aktivitet të ndytë e ke ndërmarrur kur ke qenë piun i Menduh Thaçit. Molla Sula e di që kemi qindra dokumente edhe më të rënda, edhe më kompremetuese dhe se të gjitha do t’i nxjerrim. Prandaj ai si asnjëherë më parë, si asnjë njeri në botë, i shkelë të gjitha rregullat, të gjitha parimet, të gjitha aktet normative, vetëm e vetëm t’i eliminojë faktorët kyç, t’i zëvendësojë ata, t’ua zë frymën, ta minimizojë peshën e tyre dhe, kësisoj, t’i bëjë të pavlefshme të gjitha ato fakte e dokumente që i kemi. Ne do ta marrim me nge, pa u ngutur, sepse thamë më sipër, jemi në një maratonë ku strategjia e vrapimit të suksesshëm ka të tjera rregulla. Ai le të vazhdojë manipulimet me organet e tjera dhe le të futet llugave sa të dojë. Molla Sula e zgjodhi gjyqësinë, i zgjodhi policët të na heshtë ne dhe ne, tani më, e kemi pranuar lojën e tij, edhe ne do ta çojmë me gjyq. Një gjë duhet të dijë Molla Sula, nuk e kanë frikë organet e tjera, nuk veprojnë sipas tekeve të Molla Sulës sepse na e paska drejtë e mirë ai, por, ia bëjnë qejfin për dy arsye: e para, sepse dëshirojnë që ta ngulin sa më shumë dhe, e dyta në këtë formë ata e fusin në hipotekë Molla Sulen duke ia shtuar vetëvetes komoditetin e veprimit si dhe pavarësimin prej njeriut sklerotip. Edhe këta do të mbajnë përgjegjësi, gjithësesi, një ditë ndëshikimi i popullit do t’i kap, ndonëse ky ndëshkim vonon. Do të gjykohen si bashkëpunëtorë të denjë të Molla Sulës në përpjekje për ta shkatërruar BFI-në. Muftinia e Shkupit është organ i BFI-së dhe nuk do të lejojë që me fatin e kësaj Myftinie Molla Sula t’i fshijë gjurmët e krimit që i ka bërë gjithë këto vite. Ai nuk do të mundet as përmes njëfarë të shkrumbuari për popstin e Myftiut, Rexhep Jusufit. Shumica e atyreve që kanë qenë nxënës të Rexhep Jusufit i cili me vetëdije e ndërroi postin profesor me të qenurit prezervativ (kushtë si me tallje kishte thënë Molla Sula në një « mexhlis të ngushtë »), pra, shumica kemi menduar se është «profesor i rreptë, me karakter, me principe dhe me kriter»! I mjeri profesor ç’na doli ? I sëmurë deri në palc për një post në organet e BFI-së. Në fakt doli se ai paskësh qenë përplot me mllef, përplot me inat, përplot me urrejtje kundër kolegëve të vet që nuk e propozojnë për një post dhe tërë atë shpirtligësi e paska pas zbarzur si bishë mbi nxënësit e shkretë. Kush profesor? Ky? Rexhep Jusufi? Keni lexuar diçka te mençur prej tij? I mençuri për më të madhin kjamet nuk pranon që në pleqëri të bëhet gazi i botës, të bëhet prezervativ i Molla Sulës, të pranojë një post i cili i ofrohet me dhjetra shkelje ligjore! A i kupton pasojat ligjore të këtyre shkeljeve “profesori”? O edhe sikur në kunja të gardhit ta ngulin nuk e ka dert profesori, vftëm të bëhet një minut myfti? Postet nuk mbahen me agjensi sigurimesh të djalit të Molla Sulës, të cilët paguhen në mënyrë të majme nga fitrat e zeqatet! Nëse Molla Sula dhe prezervativi i tij ndjehen të rrezikuar mund të kërkojnë sigurim prej policisë shtetërore, e cila e ka për detyrë t’i mbrojë e t’i sigurojë pa para dhe jo të marrin agjensi të cilët të gjithë ne e dijmë se filiale të kujt janë (pa dyshim, të ZKSH-së). Pyetja e radhës që do t’i shtrohet Molla Sulës do të jetë: Kush ta solli orën ROLEX?! Vërtet, pse e pranove orën ROLEX në vlerë prej 35 mij eurove! Çfarë shërbimi i kreve njeriut i cili ta ofroi këtë “dhuratë”! Si do ta juftifikojnë myftinjtë dhe koordinatorët aktualë të BFI-së të cilët janë bërë “të urtit” e pashembullt që kur ekziston BFI e këndej. Seç po na përngjajnë në struc! I frikohen lustrimit, qind për qind! I ftojmë që njëherë e përgjithmonë ta heqim këtë barrë dhe të dalin në shesh të gjitha të palarat e “të devotshmëve” që janë bërë palë e Molla Sulës në aktivitete të shkatërrimit të BFI-së. Ne jemi gati të lustrohemi! Po Molla Sula me kompaninë e vet?

Marrur nga profili zyrtar i facebook të Muftinisë së Shkupit.

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/