Skip to main content

PUTINIZIMI I BFI-SË

Molla Sula është bërë personazh mjaft simpatik i barcaletave ndërkombëtare. I paska thënë kryeministri izraelit, B. Netanjahu, Putinit “Mos ta nin vazhdo me sulejmanizimin e Ukrainës, sepse edhe Sulejman Rexhepi suksesshëm po e putinizon BFI-në”!
Ngjashmëri mjaft e rëndë por ama, se ka nisur ta putinizojë BFI-në Molla Sula kjo nuk ka kurrfarë dyshimi! Çka do të thotë “putinizim”? Pse ky term me të madhe po përdoret në mënyrë pezhorative, sa herë kur po përshkruhet ndonjë situatë me elemente të diktatorizmit më të egër bashkëkohor. Putini, veç tjerash, është shndërruar edhe në idhull për të gjithë ata diktatorë të cilët dëshirojnë që “me mjete demokratike” dhunshëm të imponojnë njëmendësinë imperatoriane të njeriut mermer për nga ndjenjat njerëzore.
Putini, për këto vite të karrierës së tij politike çfarë i ka dashur shpirti ka bërë në skenën politike, herë kryetar e here kryeministër, herë udhëheqës i KGB-së herë udheheqës i “botës komuniste”! Ky putinizim i veprimeve të çakorduara politike është vërejtur edhe në BFI! Molla Sula herë ka qenë referent, herë kryetar, herë drejtor sektori e herë dekan fakulteti, për të qenë më në fund, çdo gjë dhe gjithçka mbi çdo gjë që i përket BFI-së. Diktator i stërvitur nëpër stepet e komunizmit të egër. Ujk i Stepeve, do ta quante shkrimtari gjerman!
Ç’është ajo që më së shumti e karakterizon putionizimin si “rrymë” apo “filozofi politike”? Shkelja e të gjitha normave kushtetutare, e të gjitha akteve ligjore si dhe dispozitave të ndryshme të opusit të drejtësisë së një vendi? Shkelje flagrante me qëllim të instalimit në sistem të marionetave të veta, të cilët do t’i duatrokisnin pastaj pas çdo akti kriminal, korruptiv dhe diktatorial. Përmes kësaj arrogance demonstrohet fuqia diktatoriale, jetëgjatësia mitike në front si dhe përfitimet absolute perandorake që shpërblehen me liri në kundërvlerë të ofertës. Sa ofron aq i lirë je! Nëse nuk ofron lojalitet, të gjenë atë çka e gjeti, për shembull Myftiun e Shkupit – eliminohet duke u zëvendësuar me një maionetë i cili në betejë hidhet si një qen i zgjebosur i cili, nëse reziston mund të bëhet “luan”, nëse jo në rr.s.!
Molla Sula mandatin e ka të vjedhur, para gjykatës e ka paraqitur me nënshkrim fals dhe me “fakte” të rrejshme. Kjo e vërtetë shumë shpejt do të faktohet dhe, pastaj do të fshihet nga regjistri qendror, pra, nuk do të figurojë më si Reis, ndërsa për falsifikimin do të gjykohet si për vepër penale! Po kështu nuk do të gjendet në regjistrin qendro si myfti as emir i Rexhep Jusufit, i cili u emërtua nga një “autoritet” ilegjitim dhe me post të vjedhur e të falsifikuar. Kështu do të përfundojnë të gjithë shkelësit e ligjit si dhe legjitimusit e kësaj shkelje flagrante.
Putini, putinistët dhe putinizimi, nga bota demokratike konceptohen si “kolerë e shekullit”, prandaj dhe izolohen në mënyrë hermetike. Nuk izolohen sa për t’ju krijuar komoditet në veprimtarinë e tyre diktatoriale brenda kufijve ku veprojnë, por, izolohen me qëllim që një ditë të hanë kokën e vet! Në mënyrë të vazhdueshme gjenden në tapetin e kritikave shoqërore duke u shkelur dhe shqelmosur pa dhembje! Vërtet a ka ndonjë lider fetar që kaq shumë është kritikuar dhe sulmuar përmes mediave të ndryshme. Në këtë botë nuk ka përveç Molla Sulës, i cili, portretizohet si njeriu më skandaloz, më i paskrupullt dhe më i rrezikshëm i shoqërisë. Po mësojmë se këto kualifikime vetëm atë e bejnë krenar, sepse, mburret me këtë të vërtetë të hidhur! Sa keq për të dhe trashëgimtarët e tij! Keqardhje edhe për miqtë e tij që nuk i ka, sepse po i konceptuaka si preservative!
Fatos Erebara, Tiranë
Marrur nga 1kliklarg

Comments

Popular posts from this blog

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/ 

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...