Skip to main content

Për çka shërben Kushtetuta e BFI?

Sot anëtarët e Muftinisë së Shkupit para mediave deklaruan se muftiu Ibrahim Shabani ёshtё shkarkuar me pa tё drejt dhe duke shkelur Kushtetutёn e BFI-sё . Ja komunikata e tyre drejtuar Rijasetit, institucioneve, ambasadave, mediave dhe opinionit.

 DREJTUAR:
- Rijasetit tё BFI e RM
 - Reisul ulema i BFI e RM
 - Komisionit pёr çёshtje Fetare
- Ambasadave tё akredituara nё RM
 - Misionit tё OSBE-sё
 - Opinionit tё gjёrё
 Lёnda: Qёndrim i Organit tё Muftinisё sё Shkupit
Ne anёtarёt e Organit tё Muftinisё sё Shkupit me kёtё qёndrim shprehim habi pёr shkelje drastike qё i janё bёrё Kushtetutёs sё BFI-sё e RM si dhe organit tё Muftinisё sё Shkupit nga ana e Rijasetit dhe Reis ulema tё BFI e RM. Me datё 30.04.2015 nga komunikata e BFI-sё e lёshuar nёpёr media tё shkruara dhe elektronike u njoftuam se Muftiut tё Shkupit Ibrahim ef. Shabanit i ёshtё tёrhequr Muraselja si Mufti i Muftinisё sё Shkupit si dhe ёshtё shkarkuar Skender ef. Buzaku nga pozita e Sekretarit tё Muftinisё sё Shkupit nё bazё tё nenit 43? tё Kushtetutёs sё BFI e RM, neni nё fjalё flet pёr diçka tjetar e jo pёr shkarkim-!habi!. Ne si anёtar tё Muftinisё sё Shkupit deri mё tani nuk kemi pasur asnjё vёrejtje ndaj Muftiut tё Muftinisё sё Shkupit h. Ibrahim ef. Shabanit si dhe Sekretarit tё Muftinisё sё Shkupit Skender ef. Buzakut e poashtu deri tek ne nuk ka arritur asnjё vёrejtje nga organet mё tё larta tё BFI-sё qё e konfirmojnё tё njёjtёn gjё. Aq mё tepёr, kur dihet se kёto personalitete vite tё tёra me punёn dhe angazhimin e tyre maksimal kanё arritur suksese konkrete nё fusha tё ndryshme nё dobi tё Muftinisё sё Shkupit dhe BFI-sё e RM. Ne si anёtar tё Muftinisё sё Shkupit i rikujtojmё Rijasetit tё BFI e RM se askush nuk mund tё shkarkohet dhe propozohet pёr punёsim nё Muftininё e Shkupit pa propozim nga anёtarёt e Muftinisё sё Shkupit. ’’Shikoni nenin 31 tё Kushtetutёs”. Duke patur parasysh se tejmase ёshtё shkelur vullneti i Muftinisё sё Shkupit, kёrkojmё nga Rijaseti i BFI-sё tё mos ndёrrmer vendime nёn ndikim tё presionit dhe inateve personale tё dikujt, por me gjakftohtёsi dhe arsye tё shёndoshё konform Kushtetutёs, Rregullores dhe akteve normative, tё rishqyrtoj vendimet antikushtetuese tё sjellura pёr tё lartpёrmendurit
Nё vazhdim pasojnё nёnshkrimet e anёtarёve tё Muftinisё sё Shkupit:
NR Emri dhe Mbiemri
CILESIA NENSHKRIMI
1. Ismet ef. Bytyqi Anёtar
2. Miftar ef. Islami Anёtar
3. Kadrija ef. Muriç Anёtar
4. Nazmi ef. Maloku Anёtar
5. Nimet ef. Aliu Anёtar
6. Nehat Veseli Anёtar
7. Admir Idrizi Anёtar
8. Nijazi ef. Fetahu Anёtar
9. Serxhan Abdulla Anёtar

10. Skender ef. Buzaku Anёtar

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/