Skip to main content

Gazeta Greke "To Vima" Rama nacionalist i rrezikshëm,ka rrëshqitur në territorin e irredentizmit

Mosmarrëveshjet mes Tiranës dhe Athinës lidhur me kërkimet për naftë në Detin Jon, kanë çuar sërish shtypin grek të krijojnë aludime. Këtë herë gazeta “To Vima” shkruan për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, që sipas saj që nga ardhja në pushtet krijoi destabilizim në rajon. Ndërkohë që fajtor për të gjitha konfliktet për shtypin grek, mbetet popullsia shqiptare.
Në një artikull të saj gazeta e cilëson kryeministrin Rama si një nacionalist të rrezikshëm për paqen dhe stabilitetin e rajonit.
Sipas gazetës greke, Edi Rama erdhi në pushtet me premtimet për paqe dhe stabilitet, por shpejt kjo gjë ndryshoi. Por menjëherë siç shprehet gazeta, Rama bëri kapërcime absolute dhe gjithçka nisi pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, ku Rama “ndezi zjarret” e nacionalizmit shqiptar në Ballkan.
Gazeta ndalet gjerësisht duke u shprehur se, Rama pas dronit me flamurin e Shqipërisë së Madhe, shkoi më tej duke e ngarkuar foton në llogarinë e tij në Facebook dhe madje duke e shpalosur edhe përpara Kryeministrisë.
Më pas sipas shtypit grek, vjen gjakderdhja në Kumanovë, por ajo është paraprirë nga kërkesa e Shqipëria për ndryshimin e kufijve, referuar kërkesës së Shqipërisë për të mos lejuar kërkimet për naftë në Detin Jon, pjesë e territorit shqiptar. Dhe gazeta e pranon se kjo tashmë është kthyer në një çështje mes dy vendeve.
Më tej, gazeta nënvizon se të gjendur në kushtet e varfërisë, Rama po përpiqet të marrë votat e nacionalistëve, dhe se me këtë tezë po përpiqet të largojë vëmendjen nga problemet reale që ka vendi. Sipas gazetës edhe fqinjët janë të frikësuar për një destabilizim të rajonit dhe për këtë janë njoftuar edhe ndërkombëtarët.
Madje gazeta helene parashikon edhe nisjen e trazirave. Dhe sipas saj çdo gjë do të nisë në Maqedoni, ku shumë shpejt popullsia shqiptare, e cila sot është 30%, nesër do të jetë shumicë dhe do të kërkojnë ndarjen. Kjo do të sillte efektin domino në rajon.
Ashtu si më herët media greke vazhdon të mbështes idenë ë bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë, për t’iu kundërvënë Greqisë. Gazeta shkruan se këtë inkurajim shqiptarëve ia dha Presidenti turk Erdogan. Sipas saj, myslimanët shqiptarë shprehen se “bashkimi i trojeve shqiptare është vullneti i Allahut.”/almakos/

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/