Skip to main content

Festohet Dita e Miqësisë dhe Vëllazërisë e Akademisë Ushtarake në Ankara

Në aktivitetin e këtij viti kanë marrë pjesë përfaqësues të misioneve diplomatike të 19 shteteve, si nga Shqipëria, Kosova, Arabia Saudite, Turkmenistani, Afganistani, Gjeorgjia, etj.  ANKARA (AA) -  Akademia Ushtarake në Ankara të Turqisë ka festuar me aktivitete të ndryshme Ditën e Miqësisë dhe Vëllazërisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklarate nga Komanda e Forcave Tokësore, theksohet se me personelin ushtarak të vendeve të huaja që studiojnë në Akademinë Ushtarake për të zhvilluar miqësinë dhe vëllazërinë dhe për t’iu ofruar mundësinë që ata të prezantojnë kulturat e tyre, që nga viti 2005 çdo vit në muajin maj ata organizojnë Ditën e Miqësisë dhe Vëllazërisë në Akademinë Ushtarake.
Në aktivitetin e këtij viti kanë marrë pjesë përfaqësues të misioneve diplomatike të 19 shteteve, si nga Shqipëria, Kosova,  Arabia Saudite, Turkmenistani, Afganistani, Gjeorgjia, etj. Gjithashtu kanë marrë pjesë 92 studentë të akademive detare dhe ajrore dhe personel ushtarak i ftuar.
Në këtë aktivitet personeli ushtarak i ftuar ka hapur stendat e tyre, ku ata kanë promovuar kulturat, vlerat ushtarake dhe kombëtare të vendeve të tyre. Aktivitetet janë shoqëruar nga banda e Akademisë Ushtarake, si dhe me këngë e valle popullore të vendeve të pjesëmarrëse të promovuara nga grupi i studentëve të akademisë.
Në mënyrë për të përditësuar dhe për të publikuar të dhënat e akademikëve në faqen e internetit të shkollës është krijuar paneli "Personeli ushtarak i Vizitorëve". Në këtë panel japin përshtypjet edhe të diplomuarit nga kjo shkollë. Një nga të diplomuarit, atasheu ushtarak i Turkmenistanit, Azat Durdiyev, ka theksuar se ai është diplomuar në vitin 2001 nga kjo shkollë dhe se është krenar që ka qenë pjesë e kësaj akademie. Ai ka theksuar më tej se nuk janë harruar kurrë miqësitë e krijuara në këtë ambient.
Në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe që nga viti 1992 në akademinë Ushtarake në Ankara studiojnë të rinj, por edhe të tjerë nga vende të ndryshme. Përkohësisht tani në Akademinë Ushtarake studiojnë 285 studentë nga 19 vende.

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/