Skip to main content

Diktatorët kërcënojnë kur e ndjejnë fundin

Reagim

 Historia islame dëshmon se, diktatorët si Molla Sula kanë pasur një përfundim shumë të sikletshëm dhe aspak të mirë. Kanë përfunduar si më së keqi.
Prandaj, ne të Myftinisë së Shkupit si dhe të Lëvizjes për shpëtimin e BFI-së nga planet ogurzeza të Molla Sulës, ua bëjmë me dije të gjithë atyre që ndjehen të kërcënuar se janë nën mbrojtjen tonë vëllazërore.
Nuk është numri i vogël i atyreve të cilëve u kërcënohet Molla Sula, qoftë me largim nga puna qoftë edhe me moskalim të provimeve e deri në largim nga fakulteti i shkencave islame dhe nga medreseja e mësimdhënësve por edhe e studentëve dhe nxënësve. Molla Sula ka prekur majen e idiotizmit diktatorial. Personat të cilët i ka nëpërkëmbur gjatë tërë karrierës së tyre, duke i përqeshur e duke u tallur me ta si me marionetat pariziane, më në fund, i futë në beteje pa pikën e dhimbjes. Pse për shembull Molla Sula nuk provoi ta emërtojë ndonjë imam të Shkupit për Myfti të këtij qyteti por shkon dhe prek atje ku nëpër postet kyçe i ka njerëzit e familjes së vet. Atyre ju kërcënohet me largim nga puna, ndërsa studentëve dhe nxënësve ju kërcënohet me largim nga studimet dhe nga shkolla nëse i shohin nëpër protesta ata apo dikë prej të afërmëve të tyre. Ankesa të këtilla kemi për çdo ditë. I lusim kërcënuesit që të vetëdijësohen dhe as mos t’ju shkojë në mend se mund të pijë ujë strategjia e tyre kërcënuese, sepse, aq më tepër, Molla Sula e pati shansin e mejdanit, të atij mejdani që e kërkoi për ta dëshmuar trimërine  e vet prej manjaku.
Edhe një herë, kërcënuesit larg nëpunësve, studentëve dhe nxënësve të BFI-së, kurse i trimërojmë të gjithë ata që kërcënohen me një të vërtetë: ta luftosh haramin nuk ka gjë më hallall!

(Marrur nga profili zyrtar i facebook të Muftinsë së Shkupit)

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/