Skip to main content

ÇFARË VLERE KA KUSHTETUTA E BFI-SË KUR NUK RESPEKTOHET NGA VETË INSTITUCIONI

Gjatë këtyre ditëve po shihet qartazi se kushtetuta e BFI-së nuk ka asnjë vlerë! Ajo kur nuk respektohet nga vetë Sulejman Rexhepi atëherë për çfarë vlenë dhe pse duhet të ekzistojë? Ajo nuk respektohet për zgjedhje të muftive të BFI, siç mësjomë nga Lajmi 1, se zgjedhja e Muftiut të Tetovës, Dibrës, dhe më parë shkarkimi i muftiut të Shkupit, Sekretarit gjeneral të BFI-së se asgjë nuk është ligjore dhe kushtetuese. Se në BFI gjithka mund të shkilet, dëshmon edhe fakti se Sulejman Rexhepi qëllimisht bënë atë duke mos përfill asnjë nenë të kësaj kushtetute në të cilën thirret në vazhdimësi para shtetit dhe ndërkombëtarëve. Sa do i pinë ujë kjo do të shihet në vazhdim. Por gjithashtu pyesim si lejojnë muftitë e ri të zgjedhen në këtë formë dhe mënyrë duke mos pasur asnjë bazë ligjore dhe kushtetuese. Ky është krimi më i madh që i bëhet BFI-së nga Sulejman Rexhepi, për të cilën sigurisht se duhet të jepë përgjegjësi. Më posht do të shihni rregulloren në bazë të së cilës bëhet zgjedhja e muftive, duke shpalosur Nenin 3 të Rregullorës që obligon të ketë KQZ dhe KRZ. Në këtë rast zgjedhja e z.Qani Nesimit është krejtësisht në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren 01-530 të datës 08.06.2009, me të cilën u zgjodhën - rizgjodhen muftinjtë në vitin 2009!/fokusinews/

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/