Skip to main content

Sulejman Rexhepi në rolin e kopilotit Andreas Lubits

Shkruan Fisnik Xheladini

Ashtu siç po kalon koha, ashtu po dalin në shesh  çmenduritë e të mbuluarit me mëkate. Diagnoza është e njohur, por për qëllime të imëta disa të “shëndoshë” besojnë se do ia dalin të aterojnë në destinacionin e duhur! E mbështesin, ia lëmojnë shpinën, e lusin dhe luten të besojnë për të parë vetëm atë që ua do zemra dhe jo realitetin e përplasjes!
Paraqitjet e Sulejman Rexhepit në manifestime të ndryshme, qoft për të shënuar ditëlindjen e Profetit Muhamed, qoft në pjesëmarrje të garave kur’anore ose në ndonjë solimnitet të hapjeve të xhamive, të krijojnë përshtypje se gjith çka mund të dëgjosh, por aspak të gjesh islam. Dështimet thuaja në gjith çka kapitale që ka premtuar e zotuar, si psh. kthimin e pronave, ndërtimin e Burmalisë, vendin për seli të BFI-së në Kalanë e Shkupit dhe shumë probleme të tjera si pasojë e punësimeve pa kritere, bëjnë që t’i shumëfishohet presioni, t’i rëndohet gjendja psikike deri në atë pikë saqë nuk mund ta fsheh apo t’i ik realitetit të tij. Një jetë e tërë kushtuar krimit, nën presion të vazhdueshëm nga e kaluara që shfaqet për  çdo ditë, po e detyron që mbijetesen ta gjejë përmes të ligave edhe më të mëdha! Përfundimisht, ai e dëshiron vdekjen bashk me ata që i drejton, si Andreas Lubits që dëshiroi vdekje që shënohet si e ve çant dhe që do të ndryshon shumë çka! 
Në tërë rrëmujën e fluturimit, sa  për të mashtruar veten, kishte dhe disa kolumna që botoheshin në emrin e tij, ishte një terapi përmes së cilët vetkënaqej. Por, ata që kanë pasur rastin ta njohin kapacitetin e tij intelektual përmes fb profilit të tij, e kanë shumë të qartë se alfabeti nuk kishte më shumë se 23 shkronja. Ai e përdorte shkronjën ( ç) dhe harronte se në gjuhen shqipe ka edhe (q), përdorte shkronjën (gj) në vend të (xh) dhe anasjelltas. Sidoqoft, asgjë e shkruar në kolumna, nuk përputhet me realitetin e tij. Në të gjitha format e paraqitjeve, institucionit i krijoi armiq, vetvetes miq të rrejshëm! Në të zezën sadoqë të hedhësh ngjyrë të zez, nuk luan rol! Mirpor, i errësoi të gjithë, institucionit ia zbriti imazhin, brenda e në arenën ndërkombëtare ateroi me përplasje! Për të zezat e tij mund të hasni jo vetem në mediat e vendit, rajonit, por shifni edhe në Al Arabiya, CNN etj.
Nëse ndaleni të lexoni nga kolumnat në gjuhën shqipe dhe në gjuhën maqedone që ia boton Fokus, do të shifni se mes tjerash ka luftuar disa dukuri negative, psh. diskriminimin që i bëhet institucionit që e udhëheq, përgjimet etj. Të luftohen dukuritë e këtilla është më se e nevojshme, por, kur luftohen nga një i atillë si Sulejman Rexhepi, gjith çka e humb vlerën. Sepse ai vet është shndërruar në simbol të krimit, korrupcionit, vjedhjes, spiunimit e  çfar tjetër që është turp të shkruhet, e në anën tjetër flet për diskriminimin që nga institucionet e vendit i bëhen institucionit fetar, është e barabartë sikur të thuhet se Andreas Lubitz përplasjen e aeroplanit e bëri për t’i shpëtuar pasagjerët nga mundimet e jetes! Sulejman Rexhepi vet është ai që më së shumti i ka diskriminuar muslimanët e vendit! Përmes punësimevetë familjarëve, diskriminon të tjera familje, e qytetarë të vendeve të tjera. Diskriminon edhe kur favorizon vetëm ata që e mbështesin edhe në pisllëqe, kurse armiqësisht sillet me secilin që ka provuar t’ia thotë të vërtetën!
 I zhytur dhe i mbuluar, në një hall të këtillë, hulumton për të gjetur mëkate te të tjerët, përdor lidhjet e tija të vjetëra, lidhjet e të afërmëve të tij me sherbime të ndryshme në shtet si dhe me të huaja, dhe pas gjithë kësaj, përmend norma islame për dukurinë e përgjimit dhe spiunimit! Për interesa të një subjekti politik, fut institucionin në kurth, pastaj me kërkesë të “bombës” agjiton në dobi të njëfar levizjes për reforma! Gjithkund e don reformën, por jo aty ku është vet! Vazhdon të sulmon këtë qeveri dhe kryetarin e saj që e pat bekuar. E po, kë e bekon Sulejman Rexhepi, Zoti ia “pranon lutjet”, dhe ja sot po shijohen të mirat e lutjeve të tija, shoqëria muslimane është për lakmi! E nëse kësaj ia shtojmë edhe një tjetër të vërtetë, se Sulejman Rexhepi flet kundër përgjimit e vet përgjon, flet kundër spiunimit e vet ka angazhuar personalitete të shumta për ta mbrojtur atë nga lustrimi. Selia e BFI-së ngjason me një stacion policor, në hekura, e mbushur me kamera, e me të tjera mjete përgjuese, për  celularët e punëtorëve dhe kompjuterët! Sulejman Rexhepi vet, tërë ditën e kalon para një ekrani ku shikon se kush në cilën zyrë po futet. Këtë dukuri e kan shijuar edhe disa nga ambasadorët që e kan vizituar. Të këqijat nuk mbarojnë me kaq, ka ndodhur të gjiron personalitete në kabinetin e tij! {shtë për të ardhur keq, por ky, përse dhe kuj i shërben!? Kush mund të posedon të dhëna se sa herë që Sulejman Rexhepi lëshon kritika drejtuar kryeministrit, këtij të fundit i ngritet rejtingu! Nëse është e vërtetë se kryeministri ka përgjuar, ai është njeri që merret me politikë dhe ka mundësi që të njëjtat ti përdor në dobi të tij-subjektit të tij ose Qeverisë. Pyetja bëhet se i ashtuquajturi “Reisul Ulema”, kryetar i BFI-së,  ky “njeri i fesë”,  çfar dëshiron, përse i duhen!? Kush e obligoi? Zoti! Jo, Ai nuk ka nevojë për kamera! E ky, “njeriu i fesë” kë e ka Zot!? Cili djall e ka porositur për të gjiruar mysafirët në kabinet, cilat norma islame porosisin që musafirin ta presësh në besë!? Ku përfundojnë gjirimet? Sa zanat i fëlliqur! Ku i mbeti feja, imani, burrëria, nderi! Vetëm në lek e interes!
Ti kthehemi tani paraqitjes së tij të fundit, që domosdoshmërisht duhet të ngelet tamam e fundit! Andreas Lubitz, na falni, Sulejman Rexhepi,  dëshmoi se i mungon  çdo gjë humane, islame dhe se e ka mbuluar harami, zemërngusht, xheloz, gojëfëlliqur dhe pa asnjë veti burrërrie.  Në vend se të mburret se ka të atillë njerëz që rrezikojnë lirinë e tyre në mbrojtje të vakufit, ai shprehi urrejtje! I hanger goja, keqpërdori pozitën, kërkoi mejdan edhe pe kurrënuk është dëshmuar i mejdanit, gjithnjë të tjerë ishin mejdaneve! I vetmi mejdan që është dëshmuar padyshim është ai i sofrave!
Mjerim, në moshën që ka, sillet si adoleshent, fundi i keq! Si ç e meriton një i mbuluar me haram. Nëse familja të krisurin vazhdon ta lejon të luaj me zjarr, padyshim se fundin do e ket xhenem!   

Marrur nga Lajmi1

Comments

Popular posts from this blog

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/ 

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...