Skip to main content

Rreziku i rrejshëm nga lufta fetare

Shkruan: Kalosh Çeliku                                                     Hoxhallarë të vetëquajtur me trutë dhe këmbët në legen, nga minarja e xhamisë në Shkup e nëpër katunde me flamurin gjysmëhënë në minare, çirren dhe e shpallin veten “analistë” politik. Dje, “komandantë” fushe të UÇK –ës pa asnjë ushtar në çetë me përjashtim të një plaku, edhe ai Komandant “Askeri” nga Kërçova e sot “politikanë” të dalldisur nëpër parti politike. Pavetëdije se, vëndi (posti) i Kryetarit është Një në shoqatat e “pavarura joqeveritare” dhe partive politike. Problem tjetër është ai se, shqiptarët të gjithë duan të jenë komandantë dhe kryetarë të partive politike.
 Dëshmi kjo e kohës, prandaj edhe kemi kaq shumë parti politike. Moti e kanë thënë italjanët këtë dukuri shkencore për shqiptarët: “tuto albanezi, tuto komandanti”. Fatkeqësi kombëtare: me kokën në grazhd të partive politike shqiptare e palarenë nateditë tek  Partia Neokomuniste, e cila në vend që “bombat” politike  t’i hudhë në Kuvend, i hudhë në rrugë. Përmëkeq, kur sot dihet, se: Profeti i fundit, është Muhamedi a. s. Larg shkojnë dudumët me parashikime teknefese: “një nxitje të një lufte fetare në IRJ të Maqedonisë”. Pavetëdije se, Lufta më e rrezikshme dhe fatale për IRJ të Maqedonisë, është Lufta Shqiptare për Shqipëri Etnike. Shkaku se, ende nuk është zgjidhur Çështja shqiptare në Ballkan. Historikisht, shqiptarët janë ato që nëpër shekuj ia kënë vënë zjarrin Ballkanit. Vetëmse dihet, jo për fe e pasuri personale, azreti Muhemdin a. s. dhe Krishtin, por për Atdhe. Zjarrin, po të duan ia vënë edhe Stambollit në Ditën e sotshme historike.
         Shekuj me radhë jemi lodhur me hoxhallarët e rrejshëm, që në emër të Kur’anit na kanë shitur me pare e pa pare te Baba Dovleti, serbi e rusi. Sot na shesin tek Shtetet arabe dhe Turqia. “Vatani” historik (Perandoria Osmane), po të deshte dhe kishte vullnet politik gjatë pesqind vjetëve pushtimi dhe robërie, moti do të na bënte Shtet Etnik Shqiptar me “tapi” zyrtare. Shembull më i freskët, nënshkrimi i hoxhallarëve pas Luftës së Dytë Botërore në emër të popullit shqiptar, se: shqiptarët e Kosovës (Rumelisë) nuk duan të bashkohen me Shqipërinë, po dëshirojnë të mbeten nën Serbi. Përçudi, mu soji i këtyre hoxhallarëve të sotshëm me çallmë turku në kokë e flamur me gjysmëhënë në minare, sot paraljmërojnë rrezikun e një “lufte fetare”?! E, jo të një Lufte çlirimtare shqiptare.
         Larg. Shumë larg, është “Lufta fetare” në IRJ të Maqedonisë. Shkaku, se: Rilindasët tanë moti e kanë mbjellë farën me hebe në krah në këto troje. Mësuesët vullnetar të ministrit të parë shqiptar të arsimit Ernest Koliqi, që asaj kohe hynin në klasë me vjershat e Naim Frashërit, Vaso Pashë Shkodranit, Asdrenit, Gjergj Fishtës, Çajupit, Jeronim De Radës, Ali Asllanit, Filip Shirokës, Ndre Mjedjes e Serembes… ishin mësuesë të armatosur me fenë e Rilindasit Vaso Pashë Shkodrani: Feja e shqiptarit, është shqiptaria. Pemët e tyre që i mbollën nëpër vite, sot kanë dhënë fryte. Shtat kanë hedhur mes këtyre maleve. Hoxhallarët e rrejshëm “musliman”, sot  kur t’u teket, nuk mund t’i nxjerrin shqiptarët në rrugë për të drejta fetare  në “protesta paqësore” e as me provokime për “pranverë arabe”. Edhe, nëse Zaevi e hudhë para kamerave televizive “bombën” e premtuar politike të kahmotshme për rastin “Monstra” te xhamia e “Jahja Pashës”, në Bit-Pazar. Përsëri ta dalldisi rininë shqiptare, nxjerrë nëpër Çarshi me “pranvera arabe” e flamuj turko-arab në ballë të protestave “paqësore”. “Bombat” politike të Zaevit, vështirë sot shpërthejnë mes popullatës maqedonase, e ku më tek ajo shqiptare. Barotin e kanë të lagur nga Moti i djeshëm me shi e dëborë përpara Qeverisë. Maqedonia, hë për hë në këtë “përshesh” politik me kos lope të cofur, nuk ka rrezik nga një Luftë fetare, po nga një luftë partiake për pushtet. Rreziku më i madh i Maqedonisë, është Lufta Shqiptare. 
         Punë tjetër është ajo se, shqiptarët historikisht kanë pasur edhe argatë pune që e kanë shitur veten lirë në Bit - Pazar. Trashëgim gjaku, që veten e kanë lënë pa shtëpi duke i strehuar të huajt nëpër kullat shqiptare. Edhe sot, i ke me qerre. Punemadhe. Lajm i mirë, kohën e fundit për duartrokitje: dorëheqja e disa funksionarve (mishit egër) nga postet politike partiake. Koha është, partitë politike shqiptare e kanë shansin të pastrohen nga disa kalorës të arratisur trusakatë, që në gjak e shpirt e kanë intersin personal të përfitimit të posteve politike e pasurive materiale e jo të popullit shqiptar. Shtegu historik, është dhiareve pas Çuke: shqiptarët nuk duhet të ecin këmbadoras pas gomarit me samarë në shpinë, por pas Ujk Malit, Tigrit e Luanit.
         Mirë do të ishte këto misoinarë të “Allahut” e Dexhallit, sot mos merren me “politikë madhore” në xhami. Partive politike shqiptare me vite t’u ngatërrohen nëpër këmbë. Zotin (Allahun) ta fusin me të dy këmbët në politikë. Përmëtepër, t’i rrasin hundët në politikën shqiptare. Arsye, se: ende i kanë trutë dhe këmbët në legenin pa ujë në Qeverinë e “Vëllazërim – bashkimit”. Mjafton që, “xhematin” sot për sot e kanë në xhami dhe ta udhëzojnë drejtë rrugës së Zotit (Allahut) dhe “Vatanit”. Porosinë e Madhe e kanë nga Rilindasët shqiptar. Unë vetëm e kam përsëritur me qindra herë nëpër libra dhe shkrimet e mia publicistike në mjetet e informacionit.
         O burra me çallmë turku në kokë e Kur’anin nën sjetulla, nëse më doni si “xhematë” në xhami, punë e lehtë për marrëveshje fetare. Dialog “politik”. Mund ta bëjmë në çdo kohë dhe vend. Kushti i vetëm si mysliman shqiptar: e dua flamurin kombëtar kuqezi të valojë në minare të xhamive me shqiponjën dykrenare! Njëzëri si besimtarë, para botës ta shpallim Xhaminë Shqiptare. Tek atëherë, do t’i lutem Zotit Madh (Allahut), pesë “vakte” t’i falem në xhami. Përndryshe, nëse Dexhalli “pa dallim feje e kombësie”, i pari e nxjerrë flamurin kuqezi kombëtar shqiptar në minare, mos ma merrni për të madhe, ika t’i lutem Dexhallit para këmbëve të Hoxhës Allahut. Ku ta di unë, edhe ju si shqiptarë, se: Dexhalli nuk është “mysliman”, po armiku i Allahut?! Dexhallin nuk e pollën në shtrat shqiptarët, po Allahu. Punë tjetër është ajo, se me cilën grua Hanëm i polli gjithë këto kopila?! Publikisht kur dihet se, Allahu nuk ka grua besnike e as fëmijë. Nuk ka dashur si ne të ketë obligime familjare.
         Hi-hii-hiii… Përpiqem nateditë me mish e shpirt t’i besoj deri diku Zotit Madh (Allahut). Politikës “madhore” shqiptare. Dihet, jo kësaj që e propogandojnë para kamerave televizive me trumbetat e Dexhallit hoxhallarët e rrejshëm dhe partizanët e Partisë Politike Neokomuniste, po asaj të Ditës Nesërsme...

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/