Skip to main content

Lidhja Arabe diskuton për krijimin e një force të përbashkët ushtarake

KAJRO (AA) - Shefat e shtabeve të vendeve anëtare të Lidhjes Arabe u mblodhën në kryeqytetin e Egjiptit në Kajro për të diskutuar rreth "Forcës së Përbashkët Arabe", raporton Anadolu agency (AA).
Liderët ushtarak të cilët u mblodhën në Selinë e Përgjithshme të Lidhjes Arabe në Kajro të Egjiptit janë duke diskutuar zbatimin e vendimeve të marra në samitin e vendeve arabe të mbajtur në muajin e kaluar në Sharm el-sheik për krijimin e "Forcës së Përbashkët Arabe".
Në takimin e mbajtur nën kryesimin e Shefit të Shtabit të Egjiptit, Mahmud Hixhazi i cili ka mbajtur një fjalim, është theksuar se me forcën e planifikuar që do të krijohet ata nuk synojnë të kenë si objektiv asnjë vend.
Hixhazi ka theksuar se roli i “Forcës së Përbashkët Arabe” që është planifikuar të krijohet do të jetë me qëllimin për luftën kundër terrorizmit. Ai ka theksuar se është e qartë se forcat e armatosura kombëtare të vendeve nuk janë të mjaftueshme në mënyrë të vetme në luftën kundër terrorizmit, duke u shprehur se në situatat e detyrueshme për një ndërhyrje të shpejtë mekanizmi për të krijuar një fuqi ka marrë formën e nevojës.
Hixhazi në lidhje me ndërhyrjen e armatosur në fjalë,  theksoi se ajo do të realizohet me kërkesën e vendeve pa prekur sovranitetin e shteteve.
Ndërsa Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Nebil el-Arabi, u shpreh se forca e re që do të krijohet nuk është në kuptimin për krijimin e një aleance të re ushtarake apo për krijimin e një ushtrie kundër ndonjë vendi, por kjo është për të operacionalizuar marrëveshjen e Lidhjes Arabe.
Arabi duke theksuar se kjo forcë do të operojë në vendet arabe duke krijuar hapësirë kundër terrorizmit, ai gjithashtu iu ka bërë thirrje shefave të shtabeve të vendeve anëtare që të krijojnë mekanizmat e nevojshëm në kuadër të vendimit të marrë.
Më 29 mars në Sharm el-sheik të Egjiptit në takimin e Lidhjes Arabe ishte marrë vendimi për krijim e "Forcës së Përbashkët Arabe" me synimin për të zgjidhur problemet e përbashkëta. Pas marrjes së vendimit ai u nënshkrua nga ministrat e Jashtëm të vendeve Arabe dhe brenda 1 muaji u bë thirrje për takimin e autoriteteve të forcave të armatosura të vendeve të Lidhjes Arabe.

Comments

Popular posts from this blog

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/ 

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...