Skip to main content

Ish-zëdhënësja e PEGIDA-s iu kërkon falje myslimanëve dhe emigrantëve

"Kërkoj falje nga të gjithë muslimanët dhe emigrantët të cilët janë integruar në vendin tonë, të cilët jetojnë në paqe dhe të cilët tregojnë respekt për ligjet dhe kulturën tonë"                                                                      BERLIN (AA) - Ish-zëdhënësja e Lëvizjes Evropianët Patriotikë Kundër Islamizimit të Evropianëve (PEGIDA), Kathrin Oertel, në një video të publikuar në mediat sociale iu kërkoi falje emigrantëve dhe muslimanëve për qëndrimin e saj të mëparshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Kathrin Oertel, në video mesazhin e saj prej 10 minutash theksoi se nuk është e drejtë që emigrantët dhe ata të cilët kanë aplikuar për azil në Gjermani dhe Europë të shikohen si problemet e tyre. Oertel, tha se: "Kërkoj falje nga të gjithë muslimanët dhe emigrantët të cilët janë integruar në vendin tonë, të cilët jetojnë në paqe dhe të cilët tregojnë respekt për ligjet dhe kulturën tonë".
Oertel, e cila u shpreh se edhe ajo vetë personalisht ka njëfarë përgjegjësie në fushatën e PEGIDA-s i cila nisi në Dresden kundër Islamit dhe të huajve, ajo ka pohuar më tej se "Edhe për këtë kërkoj falje dhe gjithashtu do të bëj gjithçka që në të ardhmen çdo gjë të jetë në rrugën e duhur".
Oertel, duke theksuar se çdo kush në vend duhet të kontribuojë për të jetuar së bashku në paqe dhe harmoni, u shpreh se më tej se nuk duhet të lejohet më shumë përçarje.
Ish-zëdhënësja e Lëvizjes Evropianët Patriotikë Kundër Islamizimit të Evropianëve, kishte rënë në mosmarrëveshje pikëpamjesh me themeluesin e PEGIDA-s, Lutz Bachmann, ku për arsyen se Bachmann ishte me pikëpamje të krahut të djathtë ekstrem, ajo ishte larguar nga lëvizja. Oertel, krijoi Lëvizjen Demokracia e Drejtpërdrejtë për Europën, por nuk e kishte gjetur interesin e duhur.
PEGIDA ka filluar me protesta më 20 tetor 2014 në Dresden ku morën pjesë rreth 350 persona, ku pas kësaj ka arritur popullaritet me shfaqjet kundër Islamit dhe emigrantëve. Në protestat e lëvizjes, të mbajtura më 12 janar, morën pjesë 25 mijë njerëz, ndërsa në atë të 25 janarit morën pjesë 17 mijë e 300 persona.

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/