Skip to main content

Gazetarët vendosën kurora mortore para qeverisë

Gazetarë, aktivistë dhe politikanë dolën në protestë para Qeverisë duke vendosur kurora me lule, me mesazhin përmortor “Lamtumira e fundit”. Një kurorë e njëjtë, mbrëmë ishte vendosur para shtëpisë së gazetarit Borjan Jovanovskit, redaktor i portalit “Nova TV”. Tubimi i sotëm ishte në shenjë revolte kundër këtij akti.

“Thamë se kurorën do ta vendosim para Qeverisë, por kjo nuk do të thotë se ne mendojmë që Qeveria e ka porositur kurorën, por se Qeveria dhe institucionet kanë mundësuar një klimë në të cilin njerëz të caktuar marrin guximin dhe kërcënojnë jetën e gazetarëve dhe njerëzve që mendojnë ndryshe dhe shkruajnë në mënyrë kritike. Kemi situata ku në televizionet kombëtare, për një grup të madh gazetarësh, kërkohej eliminimi i tyre ndërsa prokurori publik nuk ka reaguar. Prokurorin publik e emëron Qeveria, prandaj kjo kurorë me mesazhin “Lamtumira e fundit” do të vendoset këtu, si paralajmërim se ndoshta nesër, vërtetë dikush mund të likuidohet dhe atë përgjegjësi duhet ta bartin këta njerëz këtu”, deklaroi Sashka Cvetkovska, gazetare e Nova TV.

Gazetarët kërkuan gjithashtu nga ministria e Brendshme që të gjendet përgjegjësi i këtij akti. 

“Kërkojmë mbrojtje policore për kolegun tonë Borjan Jovanovski dhe nëse kjo nuk bëhet do të konsiderojmë se ekziston pjesëmarrje direkte e njerëzve që e kanë kryer këtë krim, me pushtetin, përkatësisht Ministrinë e Brendshme. Gjatë gjithë viteve, të gjithë ne kemi pasur kërcënime të mëdha, por këtë kërcënim, menjëherë pas vdekjes së Nikolla Mlladenovit, e konsiderojmë si më të rrezikshëm, prandaj nuk duhet të qëndrohet duarkryq dhe heshtet për kërcënimin dhe incidentin e tillë”, tha Biljana Sekulovska, Nova TV.

Mbrëmë, një person i panjohur ka trokitur në shtëpinë e gazetarit, duke i dorëzuar gruas së tij, kurorën me mbishkrimin “Lamtumira e fundit” duke thënë se ajo është nga Todor Aleksandrov. Në shtëpi, në atë moment kanë qenë edhe fëmijët e mitur të Jovanovskit.

“Nga kërcënimet e shumta që ka marrë Borjani ose unë dhe kolegët e tjerë që guxojnë të shkruajnë tekste kritike për punën e Qeverisë, kjo na tronditi më së shumti. Na tronditi sepse në shtëpi ishin fëmijët e Borjanit, që janë vetëm 7 dhe 9 vjeç, dhe që nuk dinin si të reagonin. Ne as nuk dinim t’ua sqaronim atë që po ndodhte, por më së shumti u trondit vajza e madhe e Borjanit”, u shpreh Svetlana Jovanovska, motra e Borjan Jovanovskit.

Borjan Jovanovski dhe gazetarët që punojnë në portalin Nova TV, janë të njohur si kritikë të zëshëm të pushtetit aktual, me publikimin e shumë hulumtimeve për aferat e mundshme të korrupsionit për funksionarë të lartë qeveritarë. Kërcënimi ndaj Jovanovskit është dënuar edhe nga SHGM-ja e cila iu bëri thirrje autoriteteve të hetojnë urgjentisht rastin. 

“SHGM-ja dënon ashpër kërcënimin morbid për jetën e gazetarit Borjan Jovanovski dhe familjes së tij. Dërgimi i kurorës me lule, me mesazhin “Lamtumira e fundit” në shtëpinë e gazetarit Jovanovski, është akt qyqar kundër të gjithë gazetarëve në Maqedoni. Ne solidarizohemi me Jovanovskin, ndërsa autorëve të këtij kërcënimi u dërgojmë mesazhin se pavarësisht kërcënimeve të tilla, gazetarët nuk do të zmbrapsen nga misioni i tyre i informimit të opinionin për realitetin në Maqedoni”, thonë nga SHGM-ja.

Sot, kërcënime përmes Fejsbukut ka marrë edhe gazetari Zoran Bojarovski i cili e ka paraqitur rastin tashmë në polici./alsat/

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/