Skip to main content

A i kanë prishur ‘muhabetet’ Hashim Thaqi e Kadri Veseli?

Hashim Thaqi e Kadri Veseli duket se nuk po gjejnë një gjuhë të përbashkët. Të njohur si njerëzit më të mëdhenj në PDK, ata nuk shihen më bashkë si dikur. Duket se zgjedhjet brenda partiake kanë prishur ‘muhabetin’ e tyre.
Shumë herë thuhet se ai që merr vendimet në PDK është ish kreu i SHIK-ut, Kadri Veseli dhe jo lideri i tanishëm Hashim Thaqi, i cili së shpejti duhet të heq dorë nga i pari i partisë, nëse zgjedhet President vendi.
Kryetari i PDK-së Hashim Thaqi vazhdimisht është lënë anash nga bashkëpartiakët e tij. Në fillim i’u largu Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi nga PDK-ja, por me ardhjen e Kadri Veselit në PDK dhe zgjedhjen e tij si nënkryetar të partisë, pak si janë zbehur marrëdhëniet e Thaqit me njerëzit e tjerë të PDK-së, pasi edhe nga shumë të tjerë, Veseli u pa si padëshirueshëm.
Ai që u shpreh më bindshëm kundër Veselit është ish kryeministri Bajram Rexhepi i cili hodhi akuza të shumta ndaj tij. Derisa në vitin 2012 pati fjalë të mira për të, kur ai hyri në PDK, tri vite më vonë pati fjalë krejtësisht tjera. Madje, Rexhepi ka thënë se në momentin që Kadri Veseli vjen në krye të PDK-së, ai do ta lë krejtësisht këtë parti, pasi që e keqja sillet kah ai.
Ajo që na bënë të dyshojmë se Thaqi e Veseli kanë prishur raportet është se ka kohë që nuk janë parë bashkë.

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/