Skip to main content

Tragjedi ajrore në Alpet e Francës, 150 viktima nga rënia e avionit

Pjesët e aeroplanit gjerman janë gjetur në perimetrin prej 2 kilometrash

(I plotësuar) - Asnjë nga 144 udhëtarët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit nuk ka mbijetuar nga rënia e aeroplanit të kompanisë gjermane, “Germanwings” ka thënë Alen Vidali nga ministria e Transportit të Francës.
Aeroplani i kompanisë gjermane ka fluturuar nga Barcelona për në Duseldorf është rrëzuar rreth orës 11 në pjesën jugore të Alpeve franceze.
Sipas informatave të para të ekipeve të shpëtimit, aeroplani është shkatërruar plotësisht dhe pjesët e tij janë shpërndarë në rreth dy kilometra.
***
Gjenden “Kutitë e zeza”, mes viktimave 16 nxënës gjermanë dhe një foshnje
Operacioni i kërkim-shpëtimit në Alpet franceze në pikën e përplasjes së avionit të “Germanwings” dhe përreth saj vazhdon me intensitet.
Autoritetet franceze njoftuan gjetjen e “Kutive të zeza” të avionit që do të zbardhin edhe shkaqet e vërteta të aksidentit.
Ndërkohë “La Provence”, një media lokale në Francë raporton për një person të mbijetuar. Mësohet gjithashtu se në bord ndodhej një foshnje dhe 16 nxënës gjermanë që po ktheheshin nga Spanja në vendlindje pas një udhëtimi për shkëmbimin e programeve mësimore.
Më herët kancelarja gjermane njoftoi udhëtimin drejt vendngjarjes për të mbikqyrur një hetim të përbashkët mes autoriteteve franceze dhe atyre gjermane. Merkel tha se është një ditë zie për gjithë gjermanët.
Në Francë mbërriti edhe Mbreti Felipe VI. Ai u prit në zyrat e Ministrisë së Brendshme franceze nga presidenti Francois Hollande.
***
Një aeroplan i shoqërisë bijë të Lufthansës, Germanwings, është rrëzuar këtë të martë në jug të Francës. Avioni ishte duke udhëtuar nga Barcelona për në Düsseldorf. Shoqëria ajrore Germanwings ka konfirmuar se në avionin e rrëzuar në Francën Jugore sipas të dhënave të deritanishme ndodheshin të paktën 142 pasagjerë dhe 6 punonjës të ekipazhit.
Sipas shoqërisë ajrore Germanwings 67 nga viktimat janë gjermanë, ndër ta edhe një klasë me nxënës nga qyteti Haltern në landin Nordrhein-Westfalen (NRW), të cilët kishin qenë në Spanjë për një kurs të gjuhës spanjolle. Këtë e njoftoi zëvendëskryeministrija e landit (NRW), njëkohësisht ministre e Arsimit Sylvia Löhrmann (të Gjelbrit) në stacionin WDR.
'France Info' pohon se avioni është rrezuar ne 2.000 metra lartesi, ne komunen e Méolans-Revel, nje zone e izoluar me nje terren teper te ashper malore qe veshtireson se tepermi perpjekjet e ndihmes. Lista e pasagjereve po verifikohet, por nderkohe zevendeskryeministri i Spanjes deklaroi se 45 prej tyre jane shtetas spanjolle, ndersa Hollande pohon se shumica ishin gjermane.
Sherbimi Meterologjik i Frances thote se kushtet atomsferike kane qene relativisht te mira ne momentin e aksidentit dhe se qielli ishte pothuajse krejtesisht i hapur. 400 xhandare, zjarrfikes dhe punonjes te nderhyrjes se shpejte jane mobilizuar per operacionin e ndihmes, por eshte temrresisht e veshtire te mberrihet ne vendin e aksidentit.
Sipas nje zyrtari lokal ne resorten e skive te Val d`Allos, Gilles Gravier, ne fshat rrezimi nuk eshte degjuar. Shefi ekzekutiv i Lufthans-as, Carsten Spohr, shkroi në rrjetin Twitter se “ende nuk dihet çfarë ka ndodhur”, ndërsa u shprehu ngushëllimet familjarëve të personave që ndodheshin në avion.
“Nëse frika jonë konfirmohet, kjo është një ditë e zezë për Lufthansa-n. Shpresojmë të gjejmë të mbijetuar”, shkroi ai.
Shkaku i fatkeqësisë më të madhe ajrore në Evropë prej vitesh, është fillimisht i paqartë. Avioni është nisur paradite nga Barcelona dhe rreth 100 kilometër në veri të Nicës është rrëzuar. Sipas të dhënave të policisë franceze nuk ka të mbijetuar nga aksidenti ajror. Gjetja e trupave të pajetë do të vazhdojë ndoshta me ditë të tëra për shkak të rajonit tepër të vështirë. Zona e rrëzimit të avionit ndodhet në Alpet franceze në një zonë me borë, të pakalueshme për makinat.
Merkel shkon të merkurën në vendin e aksidentit
Qeveria gjermane ka ngritur ndërkohë një shtab krize. Kancelarja Angela Merkel, e cila anulloi të gjitha takimet e ditës së sotme, shprehu tronditjen e saj të thellë për aksidentin. Ajo do të shkojë nesër (25.03) në vendin e rrëzimit të avionit në Francë.
Rrëzimi i avionit me më shumë se 140 njerëz në bord është një shok, një pikëllim i thellë për ne në Gjermani, për francezët dhe spanjollët." Ajo tha se nuk ka shumë informacione për shkakun e rrëzimit. Çdo spekullim duhet t'ia ndalojmë vetes. "Tani është momenti, kur ne ndjejmë pikëllim të thellë." Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier deklaroi në Berlin se qeveria gjermane është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet franceze. Steinmeier u shprehu ngushëllimet e tij familjarëve të pasagjerëve dhe të anëtareve të ekuipazhit: "Në këto orë të vështira mendimet tona janë tek të gjithë ato, që kanë frikë se të afërmit e tyre mund të ndodhen në mesin e pasagjerëve, apo të anëtareve të ekuipazhit."
***
Raportet më të reja thonë se aeroplani i rrëzuar sot në Alpet franceze, i kishte 144 udhëtarë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.
Më herët është thënë se ishin 142 udhtarë me 6 anëtarë të ekuipazhit.
Aeroplani i tipit Airbus A320, që operohej nga Germanwings i kompanisë Lufthansa, fluturonte nga Barcelona (Spanjë) për në Dizeldorf (Gjermani).
Presidenti francez, Francois Hollande, ka theksuar se “kushtet e aksidentit, që ende nuk janë qartësuar, na çojnë të mendojmë se nuk ka të mbijetuar”.
Kompania Lufthansa ka deklaruar se “nëse shqetësimet tona konfirmohen, kjo është ditë e errët” për ne.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, thanë se ishin të “shokuar” nga rrëzimi i aeroplanit.
Duke mos e pasur parasysh Rusinë dhe vendet e tjera ish-sovjetike, rrëzimi i fundit i aeroplanit në Evropë ka ndodhur në gusht të vitit 2008, kur aeroplani i kompanisë Spanair, doli nga pista gjatë ngritjes në aeroportin Barajas në Madrid, me ç’rast humbën jetën 154 njerëz.
****
Avioni “Airbus A320”, i kompanisë "GermanWings", është rrëzuar në Alpet në jug të Francës, teksa transportonte 142 pasagjerë, ndërsa kishte në bord 2 pilotë dhe 4 anëtarë ekuipazhi. Presidenti francez, Françoise Hollande, nëpërmjet një fjalimi në televizionin shtetëror, ka njoftuar se nuk ka asnjë të mbijetuar nga ky aksident tragjik dhe se mes viktimave ka shumë shtetas gjermanë.
Ka zëra se avioni i 'GermanWings', i rrëzuar në jug të Francës, po udhëtonte shumë ulët. Sipas 'France Info', avioni është përplasur në kuotën e 1800 metrave, ndërkohë që lartësia e malit ku është rrëzuar arrin në 3 mijë metra.Vendi i aksidentit është i vështirë për t'u mbërritur, pasi është një zonë me terren të ashpër. Sipas ministrisë së Brendshme franceze, operacioni i ndërhyrjes së shpejtë do të zhvillohet në kushte tepër të rrezikshme.
'Le Figaro' njofton se avioni u zhduk nga radarët rreth orës 11:20, ndërsa deri në atë moment lokalizohej në zonën e Barcelonnette.
Dy helikopterë të xhandarmërisë franceze kanë konfirmuar se kanë gjetur avionin në zonën e Prads-Haute-Ble’one, zonë mes Digne-les-Bains dhe Barcelonnette, bën të ditur radio Europa 1.
Presidenti francez Francois Hollande, tha se nuk besohet të ketë mbijetuar ndonjëri nga 142 udhëtarët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit që ndodheshin në avion.
Presidenti Hollande tha se zona ku ka ndodhur rrëzimi është e thellë dhe ende nuk dihet nëse ka pësuar edhe ndokush në terren. Ai beson që një pjesë e viktimave janë gjerman.
“Kjo është një tragjedi në tokën tonë”, tha presidenti Holande duke shtuar se do të flasë edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Shefi ezkekutiv i Lufthansas, Carsten Spohr, shkroi në rrjetin twitter se “ende nuk dihet çfarë ka ndodhur”, ndërsa u shprehu ngushëllimet familjarëve të personave që ndodheshin në avion.
“Nëse frika jonë konfirmohet, kjo është një ditë e zezë për Lufthansan. Shpresojmë të gjejmë të mbijetuar” shkroi ai.
Edhe kompania Airbus, tha se ende nuk dihet asgjë për shkaqet që mund të kenë çuar në rrëzimin e avionit që thuhet të ketë qenë 24 vjet i vjetër.
Kryeministri francez, Manuel Valls, tha se autoritetet nuk e dijnë ende çfarë mund të ketë nxitur rrënien e avionit, dhe se marrë parasyshë rrethanat e rrënies, edhe ai dyshon se mund të ketë ndonjë të mbijetuar./BOTASOT

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/