Skip to main content

TOMAHAWK: Ligji dhe gjuetia

Qytetarët Shqiptarë kanë vuajtur dhe vuajnë, siç e thotë populli: i heqin të zinjtë e ullirit, vetëm se janë shqiptarë
SHAQIR ISLAMI 

Ekselenca e tij, Ambasadori i SHBA-së, e dha përgjigjen më domethënëse për gjyqësinë  dhe për funksionimin e  ligjit në shtetin tonë. Siç u pa,  përgjigja  ishte se: gjyqësia ka larë lesh. Ka falimentuar. Sipas procesit logjik, ka falimentuar edhe demokracia. Demokracia garanton barazinë e individëve para ligjit. Në shtetin tonë shkallmohet e drejta elementare e njeriut. Qytetarët Shqiptarë  kanë  vuajtur dhe vuajnë,  siç e thotë populli: i heqin  të zinjtë e ullirit, vetëm se janë shqiptarë. Ky është faji i vetëm i tyre. Ende vuajnë dhe sorollaten nëpër korridoret e institucioneve-kështjella të F. Kafkës.  Askush nuk i dëgjon oshtimat e të shtypurve, të dhunuarve, të persekutuarve, të vuajturve nga institucionet e veshur me ligj. 
Ligji ka funksionuar dhe funksionon si burim i pasurimit të gjyqtarëve, të ndërmjetësuesve (të miqve, të cilët rëndom janë shqiptarë), avokatëve, funksionarëve, në kurriz të mjerëve. Ligji ka qenë dhe është burim i korrupsionit të paparë. Në shtetin tonë korrupsioni është,  vet ligji. Vetëm nderi është jashtë ligjit. Askush nuk ua var veshin oshtimave të vuajturve dhe të mjerëve. Kjo ndodh dhe sot! As partitë ultra-patriotike “Shqiptare”. As ekspertët juridik. As komiteti i Helsinkit. As organizatat tjera për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. As OJQ-të. As Transparensi. As MPC. As Reis ul Ulemaja. As Evropa. Askush. As edhe ky avokati i përjetshëm i popullit! Cilin popull e mbron ky?  Ky është bashkëfajtorë i shtypjes dhe i dhunimit flagrant të drejtave të individit! Pyes publikisht: çfarë k... bën ky OMBUDSMAN? Si nuk e bren ndërgjegjja, se e merr rrogën haram?
Në këtë shtet, individi nuk gjykohet. Individi paragjykohet, për shkak të fesë, etnisë, kësulës, emrit, pamjes, ... Gjyqi vetëm paragjykon! Kjo do të thotë se nuk ka ligj në këtë hapësirë. Gjyqi ka qenë dhe është laborator për ta rrjepur qytetarin, e jo për ta zbatuar ligjin. Shqiptarët, ligji i ka trajtuar dhe i trajton si shtriga ose si kafshë të egra për gjueti.  Për gjuetinë e kafshëve të egra ka ligj; ka sezon të gjuetisë, pas saj vjen ndalesa për gjueti (kur janë të mbarsur). Ndërsa shqiptarët gjuhen tërë vitin. Nuk ka sezon për gjuetinë e tyre (edhe kur janë të mbarsur). Numri i tyre duhet zvogëlohet sa më shumë. Ky është roli kryesorë i bandës së Ali Ahmetit. Prandaj gjuhen ditë e natë. Pa orar pune. Nuk ka pushim, as Bajram, as Ramazan, ... as shëngjergj. Kjo qeveri përbindësh, ka dështuar në çdo pikëpamje. Sukses të plotë ka, vetëm në pakësimin e numrit të Shqiptarëve. Ky është programi i kësaj qeverisjeje fashizoide me bekimin dhe miratimin e plotë të vet shqiptarëve-ortakë. 
Të gjithë jemi dëshmitarë, sepse i kemi parë pamjet, kur policia speciale i gjuan edhe në gjumë, për të prodhuar sa më shumë myshteri për kasaphanet-gjyqësore.  Industria e ndëshkimit në këtë shtet është ndër më fitimprurësit. Kjo e mbush arkën e shtetit. E gjithë kjo bëhet duke e shfrytëzuar ligjin. Pushteti i Treshit famëkeq i detyruan Shqiptarët të shndërrohen në lepuj për gjah. Për të cilët nuk vlen sezoni i gjuetisë.

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/