Skip to main content

SHBA përgëzon Kosovën dhe vendet tjera për ligjet kundër ekstremizmit

Samiti i Shtëpisë së Bardhë mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm i mbajtur në shkurt në Washington me pjesëmarrje të mbi 60 vendeve, përfshirë edhe Kosovën, tashmë po jep rezultate.
Samiti i Shtëpisë së Bardhë mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm i mbajtur në shkurt në Washington me pjesëmarrje të mbi 60 vendeve, përfshirë edhe Kosovën, tashmë po jep rezultate me ndryshime të ligjeve që luftojnë këtë të keqe globale. Qeveria Amerikane, siç raporton korrespondenti i transmetuesit publik nga Nju-Jorku, ka përshëndetur vendet të cilat me ndryshimet në legjislacionin e tyre u ndalojnë shtetasve bashkimin në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.
"Ne përshëndesim partnerët tanë evropianë të cilët kanë përmirësuar ose miratuar ligjet e reja për ndjekjen e luftëtarëve të huaj, duke përfshirë më së fundi ndryshimet në kodin penal të Malit të Zi më 18 mars, pastaj ligjin në Kosovë që u nënshkrua më 25 mars, dhe reformat e reja në Spanjë të miratuara më 26 mars,” thuhet në një kumtesë të Departmentit Amerikan të Shtetit.
Më tej në këtë deklaratë thuhej se Shqipëria, Austria, Azerbajxhani, Bosnjë e Hercegovina, Danimarka, Finlanda, Franca, Italia, Letonia, Maqedonia, Portugalia dhe Serbia gjithashtu kanë nënshkruar apo zbatuar legjislacionin mbi luftëtarët e huaj.
“Tani është e paligjshme në të gjithë Ballkanin Perëndimor që të udhëtosh për të luftuar në një konflikt të huaj ose të bësh rekrutimin apo organizimin dhe financimin për pjesëmarrje të qytetarëve në formacione të huaja ushtarake. Këto përpjekje janë një kontribut i rëndësishëm në strategjinë tonë më të gjerë për të zbutur rrjedhën e luftëtarëve të huaj terroristë, siç diskutua në shkurt në nivel ministrash në Washington," thuhet në këtë deklaratë. Kosovën në Samitin e Shtëpisë së Bardhë e përfaqësoi ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni. /Express/

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/