Skip to main content

MPB ka sinjalizime, por jo fakte

Sipas burimeve të MPB-së, deri tani janë në fazën e kompletimit të fakteve për t’i nisur më tej me procedimin e dosjeve të ndryshme. Nga ana tjetër, në Komisionin e marrëdhënieve mes bashkësive fetare pohojnë se gatishmëria e shtetit për të ndërprerë këtë zinxhir rekrutimesh është diskutabile, ndërsa ndihma që i jepet institucioneve fetare për tu përballur me radikalizmin është shumë e vogël
Evis HALILI
Edhe pse deri tani nuk është ngritur asnjë padi penale për persona që direkt apo indirekt janë të përfshirë në nxitjen, propagandën, apo rekrutimin e shtetasve në luftërat jashtë vendit, në Ministrinë e Punëve të Brendshme pohojnë se kanë në dispozicion vetëm sinjalizime lidhur me individë nga Maqedonia që kanë shkuar drejt Sirisë apo Irakut. Sipas burimeve të MPB-së, deri tani janë në fazën e kompletimit të fakteve për t’i nisur më tej me procedimin e dosjeve të ndryshme. Nga ana tjetër, në Komisionin për marrëdhënie mes bashkësive fetare pohojnë se gatishmëria e shtetit për të ndërprerë këtë zinxhir rekrutimesh është diskutabile, ndërsa ndihma që i jepet institucioneve fetare për t’u përballur me radikalizmin është shumë e vogël. “Nuk mund të flasim nëse jemi duke ndërmarrë aksione, apo do të ndërmarrim lidhur me këtë problematikë, deri në momentin që të jenë realizuar. Por është një fakt se deri tani s’është ngritur asnjë padi penale lidhur me nenin e ri të Kodit penal, por de fakto mund të them se kemi sinjalizime, mendime të caktuara, por të gjitha këto duhet të vërtetohen, të mbledhim të dhëna operative, në mënyrë që gjithçka me të cilën posedojmë, të hyjë në procedurë”, thotë zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski. Lidhur me kërkesat për intervenim që i ka bërë Bashkësia Islame në raste të caktuara, Kotevski thotë se kanë ofruar ndihmën e tyre duke i treguar sesi të përballen me problemin. Në konferencën e ministrave të Punëve të Jashtme dhe të Brendshme në Vjenë, disa ditë më parë, kreu i MPB-së, Gordana Jankullovska u shpreh se numri i personave nga Maqedonia që luftojnë në Siri apo Irak llogaritet të jetë deri në 100. Sipas Jankullovskës, Maqedonia në kontinuitet i përforcon kapacitetet e saj institucionale për parandalimin e kërcënimeve të ndryshme terroriste dhe neutralizimin e pasojave nga xhihadizmi. Një prej këtyre masave është edhe ndryshimi i Kodit Penal që sanksionon rekrutimin, stërvitjen, agjitacionin, logjistikën, financimin dhe pjesëmarrjen e personave në konflikte luftarake dhe organizata terroriste. Por nga ana e Bashkësisë Islame, vërejtjet më të mëdha i adresohen indiferencës së institucioneve shtetërore për të bashkëpunuar në situata specifike dhe mungesa e ndihmës, sidomos për ato objekte fetare të cilat BFI nuk i ka në kontroll. “Ne si MPB kaq mund të bëjmë. Kur na kanë kërkuar ndihmë, i kemi treguar sesi të veprojnë dhe të përballojnë situatën, por ne nuk mund të ndërhyjmë drejtpërsëdrejti, jo vetëm për interpretimet e ndryshme që mund t’i bëhen, por edhe se nuk kemi të drejtë nga ana ligjore. Këto janë çështje të brendshme të tyre dhe në rastet kur ata ankohen për marrjen e ndonjë xhamie, për këtë duhet të vendosë gjykata dhe çështja të zgjidhet në rrugë gjyqësore”, thotë Kotevski. Nga ana tjetër, në Komisionin për marrëdhënie mes bashkësive fetare dhe grupeve religjioze, institucion që luan rolin e urës së bashkëpunimit mes shtetit dhe institucioneve fetare në vend, thonë se gatishmëria për të kontribuar nga ana e organeve kompetente shtetërore në çështjen e parandalimit të ndikimeve radikaliste është shumë diskutabile. Zeko Abazi, zëvendësdrejtor i Komisionit, pohon se ata kanë marrë shumë ankesa nga ana e Bashkësisë Islame (BIM). “Kemi pasur ankesa disa herë deri tani nga ana e BFI për disa çështje mes të cilave edhe për objektet e veta, xhamitë që nuk i ka nën kontroll, ku ata kanë kërkuar që të merren masa nga ana e organeve shtetërore, mirëpo ata ia lënë barrën kryesore BFI që t’i zgjidhë këto çështje dhe problemet që ka, për dallim nga vendet e tjera ku shteti ka ndërmarrë aksione, si arrestime për të vënë situatën nën kontroll. Fenomeni i rrymave radikaliste tek ne ekziston, jo vetëm tani por edhe më parë. Problemi më i madh është se njerëzit tek ne rekrutohen, indoktrinohen përmes objekteve fetare, por deri tani s’ka patur asnjë aksion policor, i cili do të ndërpriste këtë zinxhir. Po ashtu, edhe sanksionet ligjore përmes ndryshimeve që u bënë në Kodin Penal nuk besoj se do të sjellin ndonjë ndryshim, apo frenim të atyre personave që mund të shkojnë në të ardhmen drejt vatrave të krizës”, thotë Abazi. Sipas tij, shteti duhet ta marrë më seriozisht këtë punë, ndërsa Komisioni që duhet të japë ndihmën e vet, me sa nuk ka kontribuar aq sa duhet, thotë Abazi./ koha.mk

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/