Skip to main content

Maqedoni: Ankesa për shërbimet e administratës

Rënia në vazhdimësi e cilësisë së shërbimeve nga ana e punonjësve në administratë, ka bërë që të rritet numri i qytetarëve të cilët kërkojnë ndihmë, thotë Avokati i Popullit në Maqedoni, Ixhet Memeti.
“Në Republikën e Maqedonisë kemi një administratë të keqe, administratë të dobët, së cilës dita-ditës i bie kapaciteti profesional. Me një fjalë, kemi administratë të politizuar”, thotë Memeti.
Ai thekson se qytetarët, jo rrallë herë privohen nga realizimi i ndonjë të drejte, ngase administrata nuk është përgjigjur në kohën e caktuar.
Por, Antoneta Nikollovska, punëtore prej më se 20 vjetësh në administratë, thotë se administrata në të shumtën e rasteve bën përpjekje maksimale për të qenë në funksion të qytetarëve, por sipas saj, janë ndryshimet e shumta ligjore ato që pamundësojnë që administrata të reagojë shpejt ndaj kërkesave të qytetarëve.
“Po administrata shtetërore është profesionale, në shërbim të qytetarëve në çdo formë. Unë jam punëtore administrative tashmë 22 vjet. Problemi rreth perceptimit të keq që krijohet në opinion për administratën, sipas meje, është si rrjedhojë e asaj se në raste të caktuara nuk arrijmë t`u përgjigjemi me kohë kërkesave të qytetarëve, dhe kjo është për shkak të ndryshimeve të shumta ligjore, të cilat në disa raste e kemi të vështirë t`i ndjekim”, shpjegon Nikollovska.
Sipas saj, kjo u ndodh po thuajse të gjitha vendeve, të cilat duhet të harmonizojnë legjislacionin e vendit me atë të Bashkimit Evropian.
Por, Bedri Lutfiu nga Shkupi, i papunë, thotë se ka humbur të drejtën e shërbimit shëndetësor për veten dhe familjen e tij katër-anëtarëshe për shkak se punonjësit e administratës nuk kanë ditur saktë t`i tregojnë se cilat dokumente i mungojnë dhe ku duhet t`i sigurojë të njëjtat, edhe pse me ditë të tëra, thotë ai, ka vrapuar nga një institucion në tjetrin.
“Po ç`profesionalizëm ka administrata, ku gjithçka është katastrofë...! Dhe, jo në një rast të vetëm, por shumë herë jam përballur me probleme. Më konkretisht kisha probleme me librezën shëndetësore, për të cilën duhet të paraqitesh çdo vit, në të kundërtin të fshijnë nga regjistri. Ndërkaq, edhe pse duhet të na njoftojnë për afatet, këtë nuk e bëjnë".
"Pastaj nuk janë shërbyes, për një letër nëse mungon, jam detyruar të aplikoj edhe një herë duke mbetur me muaj pa shërbim shëndetësor, edhe për veten, po edhe për dy fëmijët dhe gruan time, askush nuk më tregonte saktë se çka më mungon dhe ku duhet t`i siguroj gjithë ato dokumente, por thjesht i ngrinin krahët”, rrëfen Bedri Lutfiu, rreth 40-vjeçar.
Ndërkaq, ekspertët konsiderojnë se problemet në administratë kanë të bëjnë me politizimin e skajshëm të këtij sektori.
“Sa i përket administratës publike dhe asaj shtetërore, ajo pasivizohet nga shkaku se nuk është e përgatitur profesionalisht. Kjo ndodh, sepse gjatë pranimit në administratë përzgjedhja bëhet sipas listave partiake, duke u pranuar ata që janë vetëm me shkollim të mesëm po edhe ata që kanë arsimim të lartë vijnë nga drejtimet e tjera, pra nuk janë kompetent për punën që duhet ta kryejnë”, vlerëson Jonuz Abdullahu, prodekan në Fakultetin e Administratës Publike në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
Abdullahu përmend edhe mosrespektimin e ngritjes profesionale sipas sistemit meritor, si dhe aftësimin dhe rishkollimin e kuadrit të angazhuar në administratë në pajtim me kërkesat nga Bashkimi Evropian.
Ndërsa, në funksion të ngritjes së cilësisë së administratës, autoritetet qeveritare të Maqedonisë kanë theksuar disa herë aplikimin e sistemit një sportelësh, si dhe elektronizimin e më shumë institucioneve të pushtetit lokal dhe atij qendror në funksion të përshpejtimit të informacioneve, të cilat duhet t`u shërbejnë qytetarëve./REL

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/