Skip to main content

Rouhani: Diskriminimi shkencor në vendet në zhvillim shkakton prapambetje, varfëri dhe pabarazi

TEHERAN (AA) - Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, tha se askush nuk mund të pretendojë se programi bërthamor i vendit të tij nuk është për qëllime paqësore. "Diskriminimi shkencor" dhe mos lejimi i përdorimit të arritjeve moderne "është një formë moderne e imperializmit", raporton Anadolu Agency (AA).
Në Konferencën e Ministrave të Shkencës dhe Teknologjisë të Lëvizjes së shteteve të painkuadruara, Rouhani foli për programin bërthamor të vendit të tij dhe lëvizjet e komunitetit ndërkombëtar për të kufizuar atë. Ai tha se qasja në shkencë është një nga të drejtat themelore të individëve dhe shteteve.
"Asnjë kombi, për shkak të arsyetimeve të pabazuara, nuk duhet ti mohohet qasja në shkencë. Diskriminimi shkencorë në vendet në zhvillim shkakton prapambetje, varfëri dhe pabarazi. Shtetet e pavarura të bashkuar duhet të dalin kundër këtyre dukurive," tha Rouhani.
Ai theksoi se vendet e Lëvizjes së shteteve të painkuadruara që janë të pavarura nga fuqitë e mëdha botërore dhe grupimit në blloqe politike, duhet të mbahen së bashku në mënyrë që të kenë bazë për zhvillimin në fushën e shkencës dhe teknologjisë. "Një nga prioritetet e kësaj lëvizje është që të promovojë përfitim dhe bashkëpunim të ndërsjellë" tha Rouhani.
President Iranian kritikoi sanksionet e imponuara të bashkësisë ndërkombëtare në vendin e tij. Ai tha se ata që kanë vendosur sanksione mbi programin bërthamor të Iranit, vënë në pyetje sigurinë dhe qëllimin e zhvillimit të energjisë bërthamore. Ai gjithashtu theksoi se këto shtete e dinë shumë mirë se cilat janë objektivat e popullit iranian dhe lidershipit të tij politik.
"Sot, askush në botë nuk mund të pretendojnë se programi bërthamor i Iranit nuk është për qëllime paqësore. Një sjellje e tillë agresive është shembulli më i qartë i diskriminimit shkencore," tha Rouhani në Konferencën e ministrave të shkencës dhe teknologjisë së Lëvizjes së shteteve të painkuadruara në Teheran.
Konferenca me temë "Shkenca, teknologjia dhe inovacioni për zhvillim të qëndrueshëm" në Teheran mblodhi përfaqësues të 58 vendeve. Qëllimi i konferencës është që të përcaktoj drejtimin e politikës së përgjithshme të vendeve anëtare për të përkrahur këtë çështje. Përpos kësaj konferenca synon zhvillimin e "Diplomacisë shkencore dhe teknologjike".

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/