Skip to main content

Rektori i USHT-së, Ameti vizitoi Myftininë e Bashkësisë Fetare Islame në Tetovë (FOTO)

Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. dr. Vullnet Ameti, sot e vizitoi Myftininë e Bashkësisë Fetare Islame në Tetovë. Ai u prit në takim nga myftiu i ri i Myftinisë së Tetovës, Prof. dr. Qani Nesimi dhe me këtë rast rektori i shprehu urimet  e për zgjedhjen e tij në krye të Myftinisë së Tetovës.
“Ne drejtuesit e Universitetit Shtetëror të Tetovës, në emër të stafit akademik dhe të studentëve, si dhe të gjithë atyre gjeneratave që kanë studiuar në Universitetin e Tetovës, i jemi mirënjohës Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, sidomos Myftinisë së Tetovës, për kontributin e dhënë  për sigurimin e hapësirave për mbajtjen e ligjëratave të para  të Universitetit të Tetovës. Ne të gjithë e dimë se atë kohë, në vitin 1995, edhe përkundër shtypjes dhe trysnisë që po ushtronte pushteti i atëhershëm, Myftinia e Tetovës i hapi dyert për të gjithë studentët e gjeneratës së parë të UT-së”, vlerësoi Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti.
Ai, po ashtu shtoi se, deri më tani bashkëpunimi mes Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Myftinisë së Tetovës ka qenë mjaftë i shkëlqyer dhe i frytshëm, duke shtuar se USHT-ja edhe në të ardhmen do ta vazhdojë  bashkëpunimin me Myftininë e Tetovës.
Në këtë takim, Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti, myftiut të ri të Myftinisë së Tetovës, Prof. dr. Qani Nesimit i dhuroi një mirënjohje me logon e USHT-së. Kjo mirënjohje Myftinisë së Tetovës i jepet: “Në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e dhënë në ngritjen dhe zhvillimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe për përkushtimin ndaj arsimit, shkencës dhe kulturës kombëtare”. Në këtë takim, Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti ishte i shoqëruar edhe nga Prorektori për Arsim, Prof. dr. Fehari Ramadani dhe Sekretari i përgjithshëm i universitetit, z. Adem Beadini.

Comments

Popular posts from this blog

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/ 

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...