Skip to main content

Mustafa shpalos detaje të planit qeveritar, premton punësim

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shpalosur disa nga objektivat që planifikon t’i arrijë me programin katërvjeçar të qeverisjes.
Mustafa gjatë një konference për media, tha se ky plan do të shfrytëzohet edhe në konferencën donatorëve që do të mbahet më 6 mars, për të caktuar prioritetet e qeverisë për investime.
Numri një i qeverisë ka thënë se me këtë strategji, do të shtohet numri i të punësuarve, përfshirë edhe ata sezonal.
I pyetur nëse me këtë plan qeverisës do të arrihet të zbatohet premtimi parazgjedhor për punësim, Mustafa ka thënë se me punësim sezonal, brenda dhe jashtë vendit, do të mund të arrihet, por pa dashur të jep numra.
Kreu i ekzekutivit ka thënë se në kuadër të këtij plani, do të krijohet edhe fondi për zhvillim e punësim, përmes të cilit, sipas tij, do të arrihen këto objektiva.
Lidhur me problemin që dy partitë e koalicionit qeverisës, po hasin me partnerin e tyre nga komuniteti serbe “Listën Serbe”, Mustafa nuk ka pranuar të jep ndonjë hollësi.
Ai ka thënë se nuk është në dijeni për kohën se kur ky subjekt politik do t’i ribashkohet qeverisë. Ndërsa, ka bërë të ditur se deri më tani, nuk i është vënë asnjë kusht nga Lista Serbe.
Mustafa gjatë kësaj konference ka folur edhe për vdekjen e fëmijët të një familje nga komuna e Vitisë, në kufirin Serbi-Hungari, duke thënë se ndjenë keqardhje për këtë, por ka fajësuar prindërit e tij, për papërgjegjësinë e treguar.

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/