Skip to main content

LSDM publikon “Bombën e 5”

Kryetari i Lidhjes socialdemokrate, Zoran Zaev, ka parlajmëruar se në ditët në vazhdim do të bëjë publike materialet komprementuese, ku sipas tij, kryeministri Nikolla Grievski është i përfshirë në “pazare” për emrin. Publikimi i “Bombës së 5” përfshinë bisedat për prishjen e kompleksit banesor “Cosmos”, mirëpo Zaev ka parlajmëruar se në ditët në vazhdim do të publikojë “pazarin” e Gruevskit për emrin dhe kurdisjen e rezultateve zgjedhore. “Do të dëgjoni në ditët e ardhme çfarë ka thënë Gruevski dhe si e ka shitur emrin dhe në çfarë rreziku e ka vendosur shtetin. Kemi dëshmi si janë bërë manipulimet më të mëdha në zgjedhjet e viteve të fundit. Kemi incizime jo vetëm të vitit 2010 por edhe më herët që tregon se si përgjimet janë bërë më herët dhe jo nga shërbimet sekrete. Kur janë publikuar videot se si Boshkovski ka shitur emrin ne donim gjithsesi të dalim me këto dëshmi por ajo nuk është strategjia jonë, strategjia jonë është të shkojmë hap pas hapi”, deklaroi Zaev në pyetjen e gazetarëve se a ka dëshmi të forta për të publikuar gjatë ditëve në vijim. Sipas Zaevit, janë përgjuar edhe telefonat fikse dhe posta elektronike. I pyetur nëse do të publikohen “bomba” edhe për funksionarë shqiptarë, Zev ka thënë se nuk do të kursehet askush, pa përjashtim. “Asnjë njeri nuk do të jetë i kursyer të gjithë dëshmitë do të publikohen, po shkohet me hapa të ngadalta me publikimin e bombave. Nuk do të kursehet asnjë partia e vetme shqiptare apo maqedonase në Maqedoni, qofshin në opozitë apo pushtet, të cilat kanë vepruar në mënyrë të kundërligjshme”, tha Zaev.
Ai theksoi se “bomba” e radhës që do të publikohet ka të bëj me, siç tha ai, dëshmitë nga mbyllja e televizionit A1. Ai gjithashtu informoi se janë përgjuar 6 ambasador më të rëndësishëm në vend, dhe të njëjtëve do të ju dorëzohen incizimet.
Ndërkohë në thelbin e bisedave të publikuara të premten, Zev tha se në rastin “Cosmos” bëhet fajël për hakmarrje poltike ndaj Fiat Canoskit. “Mijalkov dhe Gruevski kanë përgjuar pa leje dhe kështu e kanë mbajtur pushtetin. Gruevski me gënjeshtra tentoi ta shpëtojë veten në konferencë dhe mori rolin e prokurorit dhe policisë. Pas zgjedhjeve 2001 dhe mbylljes së A1 Gruevski i hakmerret Fiat Canoskit”, deklaroi Zaev.
Në 8 audio incizimet që u bënë publike në konferencën e pestë më radhë u dëgjuan bisedat telefonike midis kryeministrit Gruevski dhe ministrit Janakiveski, ku sipas Zaevit, Gruevski e porosit Janakievskin të përdorë të gjitha masat për të ndaluar ndërtimit e “Cosmosit”. Për t’ia arritur qëllimit, sipas Zaevit, Gruevski i tregon dhe orën e saktë Janakievskit se kur duhet t’ia japin vendimin për rrënimin e ndërtesës “Cosmos”. Gjithashtu në vazhdim të bisedës dëgjohet se si Gruevski i jep instruksione Janakievski si mos të lejojë ndërtimin e ndërtesës, duke e porositur që të ndryshojë të dyja planet urbanistike, Planin Urbanistik Ndërtimor dhe Planin e Detajuar Urbanistik, dhe në vendin ku po ndërtohet ndërtesa, parashihet të ndërtohet fontanë dhe park.  Gjithashtu Zaevi tha se në bisedën e radhës dëgjohet se si Gruevski i cakton dhe kohën se kur do të rrëzohet ndërtesa dhe për këtë 1 gushti është momenti më i mirë, pasi atëherë fillojnë pushimet. Se rrënimi i ndërtesës “Cosmos” bëhet për hakmarrje politike, sipas Zaevit këtë e dëshmon edhe biseda e radhës ku Gruevski i thotë Janakiveskit se nuk është i kënaqur me mënyrën se si rrëzohet ndërtesa, ndërsa Janakievski i ankohet se gjykatësit i bëjnë problem. Për të tejkaluar problemin me gjykatësit, Gruevski i sugjeron Janakievskit që “të flet me më të madhin” në gjykatë. Në audio incizimin e fundit Zaevi thotë se dëgjohet se si Gruevski i thotë Janakiveskit se në takimin që e kishte pasur me disa të huaj në kabinetin e tij, ato i kanë thënë  se rrënimi i “Kosmosit” bëhet në mënyrë selektive dhe e urdhëron Janakiveskin që të gjejë një ndërtesë të njëjtë dhe ta rrënojë edhe atë për të bindur ndërkombëtar se nuk është në pyetje hakmarrja politike. Për ketë Janakiveski i thotë Gruevskit se ka informacione se në Gostivar po ndërtohet një ndërtesë e përmasave të këtilla, pronë e një shqiptari, dhe se do të merr aksion që ta rrënojë këtë ndërtese./koha

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/